Indrit Hoxha: E drejta e shqiptarëve në Diasporë për të votuar nuk mund të vihet më në dyshim, është beteja e madhe e të djathtës

Indrit Hoxha: E drejta e shqiptarëve në Diasporë për të votuar nuk mund të vihet më në dyshim, është beteja e madhe e të djathtës

15:33, 02/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari për Diasporën i PD Indrit Hoxha ka reaguar për të drejtën e shqiptarëve në emigrim për të votuar.

Hoxha tha se e drejta e votës është e lidhur ngushtë me shtetësinë dhe për këtë arsye nuk mund të kufizohet apo kushtëzohet për banorët jashtë vendit dhe se PD është avokatja më e madhe e kësaj të drejte.

 Reagimi i plotë:

E drejta e shqiptarëve në Diasporë për të votuar nuk mund të vihet më në dyshim dhe eshte betejë e madhe e të djathtës.

E drejta e votës është e lidhur ngushtë me shtetësinë dhe për këtë arsye nuk mund të kufizohet apo kushtëzohet për banorët jashtë vendit. Natyrisht, PD është avokatja më e madhe e kësaj të drejte. Paralelisht, Partia Demokratike po punon fort që të krijojë lidhjet me komunitetet shqiptare jashtë që dhe atyre t’u shkojë informacioni i saktë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës dhe në mënyrë që kur të realizohet votimi i emigrantëve, të jetë një votim i informuar nga ana e tyre.

Problemi i vërtetë i votimit nga jashtë, siç është evidentuar dhe në vende të tjera, është ai i mashtrimit zgjedhor dhe deformimit të vullnetit të emigrantëve shqiptarë. Në mënyrë që të sigurohet vota e emigrantëve nga vendet ku janë, Partia Demokratike duhet të punojë fort për të garantuar efektivitetin dhe fshehtësinë e votës, si dhe për të ndërgjegjësuar Diasporën në lidhje me këtë proces dhe hallkat që ai përmban.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco