Goxhaj: Rama është faktori bazë pro-serb në Ballkan, sjellja ndaj Kurtit për ta treguar si delja e zezë

10:43, 17/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të komentuar sjelljen e Ramës ndaj Kurtit në takimin e liderëve të Ballkanit ishte aktivisti Altin Goxhaj.

Goxhaj është shprehur se sjellja e Ramës me Kurtin është një show politik. Sipas tij, kjo është një shfaqje e tyre e përbashkët e dirigjuar nga Sorosi.

"Në fakt do të doja ta shihja sjelljen e tyre si një show bigbrother politik dhe besoj se është një shfaqje politike e përbashkët. Besoj se ata kanë të njëjtin regjisor që i ka krijuar, Sorosi.

Sjellje përkatëse ku Rama kishte rolin për të bërë këtë lloj fëlliqje të ekzistencës tonë identitare në një imazh publik ndërkombëtar dhe jep mesazhin që nuk kemi asnjë lidhje njëri me tjetrin, është pjesë e show-t të madh që i intereson si Albinit dhe si Ramës.

Rama përfiton rolin e tij për të qenë faktori bazë pro-serb që garanton stabilitetin në Ballkan dhe kemi një dele të zezë që është Kurti. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco