30 mln turistë në Shqipëri, Vasili i përgjigjet Ramës me fakte: Mashtrim dhe idiotësi

18:09, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ka hedhur poshtë propagandën e Edi Ramës në lidhje me 30 milionë turistët që do të vijnë këtë vit.

Fjala e Petrit Vasilit:

Fjala sot ne Kuvend dhe mashtrimi ordiner i Edi Ramës që në 2030 do të ketë 30 milion turistë.

Shpjegova me fakte dhe shifra ketë mashtrim kaq te trashe dhe se sa qesharak behet qeveria dhe deputetet, qe si papagaj përsërisin këtë gomarllëk te Edi Rames.

I bëra një krahasim shume te thjeshte me Greqinë qe ka 32 milion turiste.

Greqia ka 40 aeroporte, ndërsa Shqipëria vetëm një.

Greqia ka qindra linja detare komunikimi turistik ndërsa Shqipëria asnjë linje detare brenda vendit.

Greqia ka mijëra e mijëra mjete lundrimi detar turistik dhe disponon 1/5 e flotës botërore sa i takon tonazhit, ndërsa Shqipëria asgjë.

Greqia ka 120 mije km rruge te standardi te larte ndërsa Shqipëria as 12 mije km.

Greqia ka 2400 km hekurudhe ndërsa Shqipëria asgjë.

Greqia ka 1 milion 500 mije shtretër turistike ndërsa Shqipëria as 100 mije.

Greqia ka 140 milion net fjetje ne vit me mesataren 4.4 net fjetje për turist, ndërsa Shqipëria nuk e ka as .

0.4 net fjetje për turist.

KONKLUZION.

Mashtrimi i Rames dhe i papagajve te tij ministra e deputet për milionat e turisteve është një idiotësi koke e këmbë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco