Lela: Aferat në bashkinë e Tiranës janë kulmi i shëmtisë në qeverisje, në biznes dhe në njerzillëk

16:57, 02/05/2024
A+ Aa A-

Alfred Lela, Drejtori i Komunikimit në PD, ishte i ftuar në studion e Syri TV, me moderatorin Edvin Parruca, ku foli për skandalet e qeverisë Rama dhe aferat korruptive që kanë përfshirë mazhorancën.

Gjatë komentimit të zhvillimeve brenda mazhorancës, Lela i krahasoi ngjarjet brenda mazhorancë me një dramë me disa akte.

“Arben Ahmetaj, një prej pjesëmarrësve në ndërtimin e ngrehinës së Rilindjes dhe qeverisë së saj, u bë, në ironi të fatit, edhe një prej atyre që i hoqën kësaj ndërtese gurin e qoshes. Largimi i tij la pas një dridhje të madhe në pallatin e pushtetit, që nuk është aspak ajo që rrjedh prej kënaqësisë.”, - u shpreh Lela.

Ahmetaj ishte ndarë veç nga Rama për t’ia faturuar atij shumicën e aferave të mazhorancës, gjë e cila dështoi pasi Ahmetaj nuk pranoi të bëhej kurban i për të, tha ai.

Rama po përdor metoda flijimi, si në greqinë e lashtë, dhe pyetja është cili është Ifigjeia e radhës që kryekomandanti Rama do të flijojë për të shpëtuar veten për të mbajtur ngrehinën në këmbë.

“Kush është koka që duhet flijuar për të shpëtuar Ramën. Kë do të flojojë Rama, kush…është Olsi, i vëllai që ka atë dosjen që para pak kohësh zoti Bardhi, por edhe shumë kohë më parë edhe zoti Berisha e pati denoncuar nga foltorja e Parlamentit, është Ministrja Belinda Balluku, është kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj që i kanë plasur ujërat në të gjithë drejtoritë….Pra, kush është koka që do flijohet? Unë mendoj që i targetuari është zoti Veliaj, sepse i tillë është skandali, jo vetëm për “5D”, që është çikërrimë krahasuar me inceneratorin, por ajo që bie në sy te skema “5D” është shndërrimi i skemës. Këto lidhen bashkë, janë bashkë, lidhen nga i njëjti pagëzim, i njëjti bekim. Kalohet nga bashkëaksioner me përqindje, në aksioner të plotë. Është kulmi i shëmtisë në qeverisje, në biznes dhe në njerzillëk…”,- u shpreh Lela.

Më tej, Drejtori i Komunikimit në PD theksoi se në fund fare, Rama - Veliaj janë të pandarë dhe rënia e njërit do të çojë edhe në rënien e tjetrit, pavarësisht se ata po mundohen t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco