Veliaj ne SPAK/ Koka: Nuk e ka më as mbështetjen e Ramës

18:25, 02/05/2024
A+ Aa A-

Skandalet e qeverisë Rama dhe aferat korruptive që kanë përfshirë mazhorancën javët e fundit padyshim kanë bërë bujë të madhe mediatike duke nxjerrë në pah të gjithë pazaret mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Ky i fundit, u paraqit të martën në SPAK pas një fletë-thirrje të javës së kaluar për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Gazetari Bledian Koka nga studioja e ‘Task Force’  u shpreh se në intervistën që Arben Ahmetaj ka dhënë për 'Syri Televizion', si një person i cili i di mirë punët e rilindjes, ka treguar se Veliaj është pronari faktik i inceneratorit.

Madje, kryebashkiaku tashmë nuk e ka më as mbështetjen e Ramës i cili në takimin e fundit që organizoj lidhur me turizmin në vend, i ftuar ishte nënkryetari i bashkisë Andi Seferi dhe jo kryebashkiaku aktual.

Bledian Koka:

“Nëse Edi Rama do të kishte shkuar para dy javësh në bashkinë e Tiranës, ne do të thonin se kjo është një vizitë rutinë, kryeministër-kryebashkiak, të dy të të njëjtës parti  politike, të të njëjtit grup që sakaton dhe grabit Shqipërinë nga mëngjesi deri në darkë dhe asgjë nuk do të ishte e vëmendshme.

Ama nëse hedhim shikimin jo para dy javësh, por para tri ditësh ishte Rama ai që organizoi takim për turizmin duke bërë një parakalim dhe shfaqje propagandiste me makina, në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kur kaloi poshtë zyrës së Veliajt, në vend të kryebashkiakut në atë takim ishte thirrur nënkryetari i bashkisë Andi Seferi.

Në fakt atë ditë Veliaj ishte në Tiranë dhe bëri një aktivitet sa për ‘sy e faqe’ duke ju dhënë nënshtetësi nja 8 njerëzve, le të mos harrojmë kjo ishte një ditë para se ai të shkonte në dyert e SPAK, jo si paditës po kësaj here si një person që ka dijeni për një nga mega vjedhjet që mban firmën e tij dhe ashtu siç na ka thënë dhe Arben Ahmetaj, një njeri që i di mirë punët e rilindjes, Veliaj është pronari faktik i inceneratorit.

Edhe nga burimet që vijnë nga brenda bashkisë, Veliaj e ka përjetuar shumë keq atë që bëri zoti Rama duke e organizuar eventin poshtë ballkonit të zyrës së tij dhe duke i thënë që në këtë event nuk do të vish ti por nënkryetari yt.

Kjo e sotmja pas të martës dhe pak të gjitha deklaratave dhe heshtjes që e ka shoqëruar Veliajn në SPAK u duk si një revanç i vogel i Veliajt, që pas ceremonisë së betimit për herë të tretë si kryebashkiak i bashkisë Tiranës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco