Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Debati/ Lubonja: Ajo çfarë kërkoni është e paqartë. Ja reagimi i Patozit...

Debati/ Lubonja: Ajo çfarë kërkoni është e paqartë. Ja reagimi i Patozit...

23:01, 16/04/2018
A+ Aa A-

“Shqiptarët ikin nga sytë këmbët edhe për shkak të opozitës, se nuk kanë alternativë. Do shkojmë drejt zgjedhjeve me këtë lidership, për mua është forma më e gabuar dhe në këto kushte mendoj se Shqipëria ka një vakum shumë të madh, s’është i 250 mijë votave që munguan në zgjedhjet e 2015, ata janë njerëz kryesisht të djathtë, ata duhen përfaqësuar, ky zotëria nuk i përfaqëson më dot ata ndaj ka nevojë që e djathta të ridimensionojë peshën dhe rolin e vet në shoqërinë shqiptare. Ka nevojë për një lëvizje tjetër që në kushtet që PD bunkerizohet dhe mbyll të gjitha dyert, kjo lëvizje duhet të zhvillohet jashtë saj. Dhe kjo është ajo që unë mund të them sot”.

Kështu u shpreh në studion e News 24, ish-deputeti Astrit Patozi, duke folur në këtë mënyrë në lidhje me lëvizjen brenda PD-së.

Por për analistin Fatos Lubonja ajo çfarë kërkon Patozi dhe mbështetësit e tij është e paqartë. Lubonja tha se që të ndodhë bashkimi duhet që të ketë një vizion të përbashkët.

Lubonja: Pra jeni në rrugën e Ben Blushit? Se nëse doni mendimin tim, është e paqartë se cfarë kërkoni ju.

Patozi: Ju keni nevojë për një opozitë më shumë se unë ti nuik e ndien nevojën e bashkimit, se unë jam përzënë nga shtëpia ime me dhunë. Në rast se PD do e cojë deri në fund këtë që ka nsiur, do mbuyllet cdo derë për një aletrnative, ne pastaj kemi vetëm nje rrugë, njerëzit që duan të merren me politikë, të kontribuojnë, për mua është detyrim që ne duhet të përfaqësojmë qindra e mijëra të djathtë që të jenë të përfaqësuar se ajo paraqitje në Kuvend nuk i përgjigjet realitetit shqiptar.

Lubonja: E keni të qartë që është e vështirë të ndodhë?

Patozi: Po të them unë që ti të bashkohesh me Ramën bashkohesh?

Lubonja: Një minutë tani

Patozi: Për të bashkuar dy njerëz ka nevojë për një garanci.

Lubonja: Bashkimi bëhet kur ke një vizion të përbashkët.

Patozi: Jam i vetmi njeri që i kam ezauruar të gjitha ofertat për t’u bashkuar.

Lubonja: Lëvizja duhet krijuar se gjersa u pajtua dikur Berisha me njerëz që kishin dinjeitet të fortë

Patozi: E thashë ishte më e besueshme për publikun. Nëse të them unë le ta vendosi kunati listën, vjen ti?  Nesër që do kthehemi me kokë ulur në atë vend që ska më normë e parime…

Lubonja: Unë po të them që ju, kam një kritikë, që duke vënë theksin në gjithë kritikën tuaj te Basha si i paaftë, si i korruptuar, jepni një mesazh gjithë elektoratit të PD të gabuar, se PD s’po humb votat për shkak të lidershipit. Se Basha, që ska atë egërsinë që tregonte Berisha, s’është ky problem.

Patozi: S’e them kurrë këtë unë.

Lubonja: Problemet që ju kanë larguar juve janë të tjera dhe aty duhet vënë theksi, del një luftë mes personash.

Patozi: Edhe unë ia ndiej vetes si një lloj mëkati që e kam përdor shpesh emrin Basha këto 7 muaj, të tilla ishin vendimmarrjet, s’kam asgjë personale me të, jeta është shumë e shkurtër që njeriu të jetoj me inate, ndihem i motivuar, jo me mllefe. E dyta, ikja e Bashës dhe ardhja e një tjetri është minimumi që mund të bëhet, por sot kontestoj mënyrën e drejtimit të një partie politike si një ndërmarrje private. Nëse unë konsiderohem përgjegjës për mëkatet, jam i gatshëm t’i marr përgjegjësitë.

Lubonja: Të gjithë nga pak.

Patozi: Unë i marr edhe personalisht përgjegjësitë, por mos më kërkoni mua ku ishe ti atëherë, se s’mund të bësh edhe opozitën edhe pushtetin, s’mund të bëja opozitën se isha pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asi17/04/2018 07:47

Vazhdp se keshtu te do Rama sei paterice per pushtetin e tij ku njera kembe i eshte kalbur.....por do perfundosh si aleanca demokratike ose partia e Bamirit

T,A17/04/2018 02:40

Me demokrat analisti LUBONJA se sa kylincisti i teoremave PATOZI. Per cudi e quarka vehten te persekutuar nga PDja,, cudi pra, se qe te mos jeshe ne lista per zgjedhjetparlamentare,, kethehesh e behesh pothuajse armik. Kjo vetetohet me tere sulmet e luften qe ka bere e po ben PATOZI ndaj BASHES e PDse, Jane dengla se ben autokritike per qendrimet e egra deri me tashti, , por te sulmoshme kuneter, e mic, e mac dhete sulesh me kaqe pa drejtesi ne intervista, tregon qe kete person e ka mbytur smira, urrejtja si person ndaj BASHES, se sa mendimi e impenjimi per PDne. Me qe eshte kaq i sigurte, e paska elektorat, le ta provoi si ata grupet e tjere qe e provuan, e ku na shkuan.Pegatitja jote demokratike ka mbaruar, e konsumuar aqe sa nuk mund te besoi demokrat me se ju ka ardhur muza, e qe po na e doni PDne kaqe shume sa po na vajtoni. Demokratet e paster e te sinqerte luftojne me tere forcat e besimin per demokracine, pa fituar, e pa bere intervencion politik mbi partine e tyre, por ndihmojne, kritikojne, pa tendenca interesi vetiak, si per partine, e per demokracine. Habia eshte se zhurmuesit po gjejne perkrahje nga qeveria e organet mediatike qe perkrahin ate.

Sirius17/04/2018 02:30

Pozite opozite ne nje canak hane. Luajne teater. Njeri ben sikur qeveris e tjetri ben gjoja opoziten. Jane kukulla te telekomanduara qe ju thone programin dhe e zbatojne ne kembim te xhepit. Njerezit nuk arrijne te kuptojne, qe thjesht eshte nje loje e madhe. Leshtu ka qene e keshru do jete, deri sa shumices ti dali gjumi i budallait, kuptohet po i doli ndonjehere.Nuk e besoj se Lubonja nuk e di kete. Ose ai eshte pjese e lojes, ose eshte pjese e turmes.

Shto koment

Denonco