PD, apel të fortë Edi Ramës: Nuk ka qetësi për ty derisa të lirosh qytetarët e Kukësit!

PD, apel të fortë Edi Ramës: Nuk ka qetësi për ty derisa të lirosh qytetarët e Kukësit!

12:38, 16/04/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka deklaruar sot se nuk do të ketë qetësi për kreun e qeverisë, Edi Ramën, për aq kohë sa qytetarët protestues të Kukësit, mbahen ende në burg. PD ka publikuar videon-dëshmi që tregon se qyetarët u rrëmbyen në mes të natës në kundërshtim me ligjin dhe provat u falsifikuan nga shteti.

Deputeti demokrat Edi Paloka nga selia blu tha: "Jemi këtu sot për të ritheksuar edhe njëherë denoncimin që PD ka bërë natën e rrëmbimit të qytetarëve të kuksiat natën e rrëmbimit

Disa prova që janë paraqitur para jush tregojnë qartë se qytetarët janë marrë nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mënyrën më shtazore që mund të bëhet.

Nuk u mjaftua me aq, por pas këtij akti, Prokuroria që është në duart e Edi Ramës guxoi të falsifikojë orën kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Ja ku kemi me pamje dhe video, orën kur forcat e Fatmir Xhafës, si banditë të maskuar janë sulur dhe kanë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, qytetarët e Kukësit, që protestuan për bukën e gojës dhe guxuan ta bëjnë këta që sot dalin në krah të kriminelëve dhe banditëve.

Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të mbahet në mënyrë të padrejtë në burg.

Rama e pranoi me gojën e tij se ishte fajtori për atë që ndodhi. Por në burg janë qytetarët e Kukësit që janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut. Edhe njëherë të jetë i bindur Rama se ne si opozitë do të vazhdojmë të jemi në rkah të qytetarëve kuksianë që protestuan dhe atyre që mbahen sot në burg.

Veprimet tona jo vetëm në burg do të jenë të lidhura me drejtësinë e qytetarëve të burgut.

I bëj thirrje Edi Ramës të lirojë qytetarët e pafajshëm të Kukësit dhe të arrestojë kriminelët duke filluar nga vëllai i tij, i lidhur me trafikun e drogës dhe Saimir Tahiri," përfundoi Paloka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Asi16/04/2018 12:57

    Deri te Tanja Fanjon u shkrua mashtrimi se u rembye Grisela dhe ju ca barku.....kuksianet trima rembehen nga shteti mafioz me shkelje ligjore dhe askush nuk flet.....edhe bderkombetaret jane bere shurdhmemece......sot duhen cuar te shkolla e individeve me aftesi te kufizuara..mbase pas trajnimi ju vijne veshet dhe fillojne e flasin....ose belbezpjne ndonje fjale....ne Shqiperi diplomatet qe ne 2013 jane me aftesi te kufizuar kur duhet te flasin per Ramen e qeverine e tij te droges, kurse per opoziten jane sy e veshe.,se ndoshta bejne ndonje gabim ortografik.

    Shto koment

    Denonco