Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ish-ministri i Ramës: Po sikur Saimir Tahiri sot të ishte i LSI-së ...

Ish-ministri i Ramës: Po sikur Saimir Tahiri sot të ishte i LSI-së ...

15:01, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur një parantezë ditën e sotme.

Me një postim të bërë në faqen e tij në Facebook, Manjani shkruan se ‘nëse sot Samir Tahiri të ishte i LSI-së, kryeRilindësi do ti bënte një gjyq fantastik!”.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

?Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI...

?Do ti bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte!

Jo se nuk ja ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do ti ngjiste shumë!

Ndërkohë opozita ja fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Sajmirin! Sajmiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!

Ai u ju dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e bisnesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!

Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanadisin!

Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri...

Shumë gabim! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sonja20/02/2018 18:29

edhe nese do te ishte i LSI-s Tahiri, asgje nuk do te ndodhjìte, pasi ne tave do te ishte me Ramen sigurisht. Por, ju qe sote djagnostikoni me te drejte Ramen dhe qeverrisjen e tij, dje e votonit ate. Kur opozita (PD) ngrinte problemet e droges, korrupsionit, ju (LSI-ja) ishit kundra, votonit per Ramen, duke thene se keni nje kontrate. Kjo nuk ishte e ndersheme nga ju. si munde te vazhdoje kontraten, ne kurrize te vendit, te popullit. pse nuk e kerkuat vot besim ne parlament dhe ta rrezonit Ramen per te shpetuar vendin. sepse ju dhomsej kolltuku juaj, interesat tuaja. pse nuk dolet ne cader me opoziten, pse pranuat te beheshit president me votat e rames, dhe shume pse te tjera. Gjithsesi me vjen mire qe ju sot po kuptoni te verteten, dhe po pozicionoheni.

Ajo20/02/2018 16:11

Pyetje me vend! Nese ne kohen e cadres Meta do kish dale nga qeveria sot vendi do kish shpetuar njehere e mire nga Rama dhe Rilindja e tij!

cak-cak-cak20/02/2018 15:55

Po "sikur" LSI të mos ta dridhte herë me Ramën e herë me opozitën por të mbante qëndrim të prerë kundër Ramës, ao do të ishte sot kryeministër Rama e president Meta ?

lani20/02/2018 15:12

O Ylli, ti ja kishe prere bileten Saimirit qe kur ishe te PS-ja. Sa here e shikoje tek kafja i thoshe me shaka: Si Qemal Stafa do perfundosh! Fondacioni do gjak! Te doli fjala, mor burre. Se ai burre, qe s'eshte burre, kete e ka zanat. Vetem ty s'te hengri dot!!! Dmth te hoqi nag minister por vetem kaq.....

Shto koment

Denonco