Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ja sa ka shkuar borxhi për çdo shqiptar nën qeverisjen e Rilindjes

Ja sa ka shkuar borxhi për çdo shqiptar nën qeverisjen e Rilindjes

14:42, 03/01/2018
A+ Aa A-

"Në vlerë absolute, Borxhi për Frymë në 2018-n përllogaritet të jetë 395, 015 lekë (treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e pesëmbëdhjetë lekë). Kjo është shifra e publikuar sot Aranita Brahaj, Drejtoresha Ekzekutive e Open Data Albania. 

"Vlera e borxhit për frymë, - njofton Brahaj, -  është përllogaritur duke pjestuar stokun e borxhit në 2018-n, e cila sipas shifrës së publikuar në Projektligjin për Buxhetin 2018 është një triliard e njëqind e tridhjetë e shtatë miliard lekë (1 137 620 000 000 Lekë).

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i popullsisë (projeksione bazuar në të dhëna të Census 2011) në 2018-n do të jetë dy milion e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë nëntëqind e dyzet e një banorë (2 879 941 banorë).

Në vitin 2018 përqindja e rritjes së stokut të borxhit me bazë vjetore është 3.13 për qind. Në 2017 kjo rritje e stokut të borxhit ishte 2.29 për qind, rreth një pikë përqind më pak se sa është projektuar për 2018-n. Në trendin rritës ka hyrë dhe ritmi i rritjes së borxhit për frymë, ku shënon rritje me 3.23 për qind pas vitit të tretë me ngadalësim të rritjes."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje shqiptar03/01/2018 14:57

Turp qe klasa politike e sotme po e varferon kaq shume tere vendin. Sipas Instat kursimet mesatare te çdo banori te qytetit me te pasur te Shqiperise, Tiranes jane rreth 37 mije leke ndersa borxhi publik per çdo banor te Tiranes eshte 395 mije leke, domethene borxhi eshte me i larte me shume se 10 here kursimet e popullesise te Tiranes ndersai per pjesen tjeter te vendi si Shkodren eshte shume me i larte.. Italia ka borxhin publik me te larte ne BE por çdo banor ka 4 here me shume kursime se borxhi. Ku po e çoni vendin dhe popullin shqiptar?!!

Shto koment

Denonco