Salianji - Ballës: Miliona euro për Vetingun dhe hoqët 1 polic! Se këta drejtues Policie dhe krimi punojnë për votat e PS!

Salianji - Ballës: Miliona euro për Vetingun dhe hoqët 1 polic! Se këta drejtues Policie dhe krimi punojnë për votat e PS!

11:30, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD Ervin Salianji e ka demaskuar sot Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, thirrur në interpelancë në Kuvend për paaftësinë që po tregon Policia e Shtetit ndaj krimit të organizuar.

Pasi i ka dëgjuar përgjigjet e Ballës, Salianji u ngjit përsëri në foltoren e Kuvendit me dokumente në duar për t’ia treguar Ballës të vërtetën se miliona euro të dhëna për Vetingun në Policinë e Shtetit kanë shkuar dëm, pasi vetëm një person, vetëm 1 punonjës është përjashtuar nga Policia prej atij ligji nga 11 mijë punonjës dhe se e vërteta është se Ministria e Brendshme nuk ka interes t’i largojë këta drejtues të Policisë pasi gjithçka që ata bëjnë është në funksion të Partisë Socialiste.

“Zoti ministër, gjatë gjithë fjalës suaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar dhe janë pjesë e kësaj interpelance, - tha Salianji. Lexo pyetjet. 

Ju nuk thatë sesa punonjës të Policisë së Shtetit e kanë kaluar Vetingun nga thuajse 11 mijë punonjës të kësaj Drejtorie të Përgjithshme. Ja ku kam shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i jam drejtuar me shkresë, ju jam drejtuar edhe juve. E kam bërë këtë edhe me paraardhësit tuaj.

Një më përpara, që ishte edhe në konflikt interesi kur ishte, tha që do bëjmë namin me këtë, do t’i nxjerrim të gjithë policët e inkriminuar jashtë. Erdhi tjetri të njëjtën deklaratë, erdhi tjetri të njëjtën. Erdhët ju, ju të paktën nuk thatë gjë se e dinit që nuk keni fuqi që ta çoni përpara këtë proces. Ja ku e kam shkresën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ja shkresa juaj.

Janë tetë vite, miliona euro, ka tri herë ndryshime në këtë seancë plenare për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm një drejtues i lartë. Ja ku e kam, këtu tek ju. Doni t’ua them edhe me emër se kush?! Se e ka sjellë me të gjitha emrat Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që kur është ndryshuar ligji dhe është vetëm një emër që të mos e citoj të shkretin se vetëm ky qenka, tek.

Pra, gjithë milionat e eurove, gjithë investimi i partnerëve, gjithë investimi i këtij parlamenti, për të përjashtuar një polic dhe për të vetuar gjithsej, nga 11 mijë, 200 policë dhe drejtues policie. Po pse nuk e bëni dot? se juve ju intereson që drejtuesit e Policisë të jenë këta që lehtësojnë krimin. E pamë në rastin e “Metamorfozës” sesi në Shkodëë i emëronin grupet kriminale, drejtuesit e Policisë dhe bënin garë me njeri tjetrin, njeri të emëronte shefin e komisariatit, tjetri të emëronte shefin e krimeve dhe kush t’i spiunonte njeri- tjetrit po në fund të ditës, të dyja palët për Partinë Socialiste punonin për vota.”/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco