Çfarë di Fatmir Xhafa për patentat për anije të Saimir Tahirit? Ja çfarë thotë ministri

Çfarë di Fatmir Xhafa për patentat për anije të Saimir Tahirit? Ja çfarë thotë ministri

11:36, 08/11/2017
A+ Aa A-

Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbrojtjes së buxhetit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj është pyetur edhe për patentat e anijeve që kishte marrë paraardhësi i tij në këtë post, Saimir Tahiri.

Ka qenë deputeti i PD-së, Flamur Noka ai që e ka pyetur Xhafën se çfarë di për këto dy patenta dhe se si i ka marrë ish-ministri i Brendshëm ato.

‘Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacione se çfarë ndodh në territoret e porteve, sepse ato janë informacione policore, përveç se kur ka ndonjë raportim.

Kur ka shkelje, policia duhet të ushtrojë detyrat. Nëse policia nuk ushtron detyrat, nëpërmjet SHÇBA-së unë ushtroj detyrën’, u shpreh Fatmir Xhafaj në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hirushja.....09/11/2017 23:32

Vete noka si i fort e bene pyetje per te fortet e tjere qe sdin tjeter vecse duan te bejne figuren qe gjoja vuri ne veshtiresi ministrin me Ate pyetje qe i beri ,,'po ku ka ngelur noka me patentat e veta????????

Shto koment

Denonco