PLUG/ Durana ‘parajsa’ për sipërmarrës që kanë përfituar nga paratë publike

21:58, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deri këtu, treguam sesi vetëm katër persona, që pjesë e dosjes së SPAK të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, pasi zhvatën afro 100 milionë euro para, kryesisht nga tenderat sekret të AKSHIT, u regjistruan tek DURANA me qëllimin e qartë, pastrimin e parave duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimete  tjera ndaj shtetit. Te DURANA janë regjistruar edhe kompani të tjera të themeluara rishtazi, por që pronarët e tyre janë gjithashtu klientë të qeverisë nga tendera publik apo grante për start upe.

SITS është kompania e fundit e regjistruar në parkun virtual DURANA. Kjo kompani është themeluar pak ditë më parë, në datën 20 janar 2026, me ortak shtetasin Alban Isteri dhe një shoqëri, e qaujtur ANALEMMA. Kapitali i kësaj shoqëri është gjiashtu 100 mijë lek, ndërsa objekt veprimtarie është fusha e teknologjisë së informacionit. Një prej ortakëve të kësaj kompanie, shtetasi Alban Isteri, rezulton ortak edhe në disa kompani të tjera, një prej tyre INFISSI IMPEX SERVICE. Kjo shoqëri midis vitit 2022 dhe 2023 ka përfituar rreth 220 mijë euro pagesa nga drejtoria e Doganave për likujdim TVSH-je.

Gentian Zotaj, ka regjistruar tek DURANA kompaninë AIGENTICS, ecila ka gjithshtu si objekt fushën e Teknologjisë së Informacionit. Gentian Zotaj rezulton gjithashtu se është Ortak dhe në kompani të tjera. Një prej tyre është shoqëria E-FRUTZA e cila ka përfituar 93 mijë euro pagesa nga thesari, konkretisht nga Agjnecia Shtetërore për Mbështetjen e Startupeve.

Ndërsa Fludian Çuka rezulton pronar i kompanisë Mineral Plus, e para e themeluar në vitin 2016 dhe Quality And Care e themeluar në vitin 2021. Fludian Çuka dhe Rrezart Fshazi, rezultojnë gjithashtu se kanë punuar të paktën deri në vitin 2021 edhe si specialistë të lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit.

MAINTEX është një tjetër kompani e regjsitruar te DURANA në 12 dhjetor 2025. Pronar të saj janë shtetasit Marionel Ferrollari dhe Hans-Gert Ëittenschläger. Këta dy shtetas zotërojnë gjithashtu edhe një tjetër kompani në fushën e IT, RealCore Albania e cila ka përfituar likujdim faturash TVSH-je në masën e rreth 20 mijë eurove gajtë vitit 2025.

Arc Lab Sh.p.k    në pronësi të shtetasve Andi Haviari; Ermir dhe Thoma Papadhimitri është gjithshtu pjesë e DURANA. Vëllezërit Papadhimitr, zotërojnë edhe një kompani e quajtur ATIS, e cila gjishtu ka përfituar rreth 60 mijë euro rimbursim TVSH-je nga shteti.

Prisma Pro shpk në pronësi të    Sokol Qeraxhiu dhe Xheni Kobuzi është një tjetër kompani e regjistruar në datën 2 tetor 2025 në DURANA. Ortakët e kësaj kompanie, rezultojnë gjithashtu se kanë në pronësi edhe kompani të tjera. Sokol Qeraxhiu rezulton se është aksioner edhe në të paktën 5 kompani. Një prej tyre është TETRA SOLUTIONS, ku ai zotëron 49% të aksioneve. Sipas të dhënave, kjo shoqëri ka përfituar rreth 37 mijë euro pagesa gjatë viteve të fundit nga thesari.

Kineton LAB shpk në pronësi të shoqërisë Kineton S.r.l. - Societa Benefit dhe shtetasve Mario Kazazi dhe Xhino Kazazi është një tjetër kompani e regjistruar tek Durana. Shtetasit, që zotërojnë Kineto Lap, kanë gjithashtu në zotërim një tjetër kompani e quajtur Kineton Albania, e cila objekt veprimtarie ka fushën e teknologjisë së informacionit. Edhe kjo shoqëri ka përfituar rimbursim TVSH-je në vlerën e 67 mijë eurove nga institucionet shqiptare..

Sapience AI shpk është në pronësi të shoqërisë DigitSapiens      e cila është themeluar nga Ariol Sollaku, ndërsa sot zotërohet nga një kompani e huaj LUTECH S.P.A. Kjo shoqëri ka përfituar plotë 100 mijë euro pagesa nga thesari, nga Agjencia Shtetërore për Mbështetjen e Start upve.  Kjo kompani ka kapital vetëm 100 mijë lekë.

Tride AI shpk është në pronësi të shtetases Lindjana Xhumari. Kjo e fundit zotëron edhe dy kompani të tjera, TEGERIA dhe OUTERLYNX. Nëpërmjet kompanisë së parë, TEGERIA, ajo ka përfituar 35 mijë euro grant për start up si shumë kompani të tjera. Dhe nëpërmjet kompanisë OUTERLYNX ka përfituar plotë 30 mijë euro grant gjithashtu për start up. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin objekt, fushën e teknologjisë së informacionit. Madje, kompania TEGERIA e themeluar në vitin 2018, rezulton me një aktivitet ekonomik të suksesshëm, që shkojnë në rreth 1 milionë euro vetëm në vitet 2019, 2020, dhe 2021. Pra një kompani kaq e sukseshme, duket se ka pasur nevojnë të pëfitojë grante nga Start upet e qeverisë, të cilat mund të shkonin për të rinj të tjerë që duan të ndërtojnë biznes në fushën e teknologjisë së informacionit.

ABINTECH shpk ka si aksioner kryesor BLESSED INVESTMENT, e cila zotërohet nga shtetasi  Besnik Leskaj. Kompania Blessed Investment, zotëron 70% të aksioneve të shoqërisë ABKONS, e cila ka përfituar rreth 3 milionë euro pagesa nga thesari nga viti 2019 e deri më sot. Kjo kompani është aksionere edhe në shoqëri të tjera si SPV Blue 1 dhe SPV BLUE 2, kompani të cilat nga qeveria kanë përfituar edhe licensa për ndërtim parqesh fotovolatike në fshatin TOpojë të Fierit, aty ku qeveria ka dhënë me dhjetëra licensa për ndërtim parqesh fotovoltaike edhe për njerëz të afërt të ministrave apo deputetëve socialistë.

Pra është e qartë deri këtu, se jo vetëm kompani që kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga AKSHI, por edhe kompani që kanë përfituar tendera me vlera më të vogla, grante apo që kanë biznese të lidhura që kanë marrë leje e koncensione, janë bërë pjesë e parkut teknologjik Durana për të shmangur pagesën e taksave dhe tatimin ndaj punonjësve. Ndërkohë, një pjesë e kompanive të regjistruara në DURANA, janë kompani të huaja, pa asnjë aktivitet në Shqipëri, që duket se do të përdorin këtë “parajsë” të vogël fiskale për të shmangur taksat dhe tatimet.

Është e qartë tashmë se qeveria, me preteksin e krijimit të një parku teknologjik për të krijuar lehtësia për kompanitë në fushën e IT, në fakt ka krijuar një parajsë fiskale për kompani që ushqehen me qindra milionë euro tendera publik. Vetëm 4 personazhet e Grupit të Strukturuar kriminal që kanë marrë afro 100 milionë euro tendera nga AKSHI, janë banorët e parë të Parkut Fantazmë, por lista e personave të lidhur me ta është edhe më e gjatë. E këta të fundit, publikisht garantojnë se janë ura lidhëse mes bizneseve të kësaj fushe dhe qeverisë, e këtë e përforcojnë me vlerësime nga Edi Rama dhe foto me Emanuel Macron, si dëshmia që skandali nuk ndalet vetëm në paratë e taksapaguesve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco