Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakësh. Plug denoncoi gjatë këtij sezoni sesi kryebashkiakë si Adriatik Zotkaj Poliçan, Majlinda Bufi në Roskovec, Josif Gorea në Divjakë apo Erjon Isai, kanë abuzuar jo vetëm me tenderat publikë, por njëkohësisht janë pasuruar në mënyrë të dyshimtë, madje edhe duke përfituar para nga fonde publike. Deri më tani, SPAK, ka anashkaluar hetimet pasurore të këtyre kryebashkiakëve, të cilët pushtetin financiar e kanë përdorur edhe për të blerë vota.
Adriatik Zotkaj, është modeli më përfaqësues i qeverisjes së Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, në krye të Bashkisë së Poliçanit... Fal kryeministrit, që e cilëson Babagjyshin që i jep veç të mira, Adriatik Zotkaj qëndron në detyrën e krybashkiakut të Poliçanit, që prej vitit 2003, ku vetëm në zgjedhjet locale të vitit 2023, konkuroj në rekorde edhe me vetë Edi Ramën, me 78. 87 të votave. Që në fillimet e karrierës së tij si kryebashkiak Adriatik Zotkaj do të spikaste me të kaluarën e tij, kur nisi të bëhej object i ligjit të dekriminalizimit me mosdeklarimin e krimeve. Siç raportonin mediat në atë kohë, në 21 Maj të vitit 2002, Zotkaj u dënua me 1 vit burg për veprat penale të kryerjes së veprimave arbitrare si edhe për falsifikim të dokumentave shkollore.
Ndërkohë rezultn se Adriatik Zotkaj, është dënuar edhe 5 herë me vendime penale. Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”. Në vitin 1992 Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të vazhduar në vitin 2001 po gjykata e Skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit e më pas dënim me një tjetër vendim në vitin 2006 nga Gjykata e Beratit. Të dhëna premtuese, për rilindjen socialiste, që ti besonte Zotkajt për vite me radhë këtë bashki, e në mënyrë enigmatike të pastronte çdo njollë të CV-ja e tij. Madje, Zotkaj gjeti edhe një mbështetje të panjohur më parë, kur Prokuroria e Përgjtishme kërkoi shkarkimin e tij për shkak të fshehjes së dënimeve, që siç ai vetë deklaronte, sulmet ishin politike. Bashkia e Poliçanit ëhstë kthyer në një çerdhe punësimesh për Adriatik Zotkajn dhe familjarët e tij. Prej marrjes së mandatit të parë dhe deri më sot, Zotkaj nuk ka reshtur së punësuari familjarë dhe rrethin e ngusht të tij, ku 13 prej punonjësve të kësaj bashkie, janë familjarë të ngushtë të tij.
Siç në rastet e tjera të denoncuara më herët për skemat e ngritura nga eksponentë të rilindjes, punësimet nepotike janë vetëm një anë e medaljes, pasi veç punësimit, befas ata rezultojnë edhe biznesmenë të suksesshëm, kjo fal tenderave të marra nga këto institucione në shkelje të ligjit. Krushqia me kryebashkiakun ka rezutuar fitimprurëse për Ylli Kondin, babanë e nuses së djalit të Adriak Zotkës. Ylli Kondi, rezulton të ketë përfituar pronë e kontrata me firmë të krushkut. Në një procedurë të datës 10 gusht 2018, Bashkia Polican vendosi ti jap kompanisë “Metaj Stone” sh.p.k prona dhe godinë me qera me një afat 20 vjeçar.
Ndërsa vjehrri merrte prona nga bashkia, Maliq Zotkaj rezulton veç shef Bashkie dhe një biznesmen i suksesshëm tenderash e fondesh publike. Në janar të vitit 2022, themelohet kompania G&M Construction me aksioner shtetasit Maliq Zotkaj 50% dhe Oligert Dyrmishi. Ky i fundit, sipas të dhënave të pagave rezulton se paguhet si Drejtor për Ndërtimin dhe Punët Publike në Bashkinë Poliçan si dhe specialist në Ujësjellës Kanalizime Poliçan. Pra mes Maliq Zotkajt dhe Oligert Dyrmishit, lidhja bëhet e dyfishtë, jo vetëm koleg, por edhe përfitues të milionave nga kompaia, që si emër i kanë vënë dy gërmat e para të emrit të tyre.
Kompania G & M rezulton një përfituese sistematike e fondeve publike dhe e taksave të qytetarëve. Kontribut të madh në këtë sukses duket se e kanë kolegët e Adriatik Zotkajt dhe marrëdhënia me bashkitë përrreth. Bie në sy edhe fakti që thuajse të gjitha tenderat janë pa garë dhe me shkelje. Ndërsa kolegët e babit japin tendra me shkelje, duket se Adriatik Zotkaj nuk është kursyer as vetë për të firmosur para publike për fëmijët dhe familjarët e tij.
Të dhënat e siguruara nga Dega e Thesarit tregojnë se nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2021, Endi Zotkaj, që zotëronte një biznes farmacish ka përfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poliçanit, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Çorovodës. Vlerat e pagesave variojnë, por ato kulmojnë me procedurën urgjente të Bashkisë së Poliçanit katër ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga COVID në 2020, ku për doreza, maska e dezinfektantë Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj me paratë e taksapaguesve plot 14 milionë lekë të vjetra.
Në vitin 2003, Adriatik Zotkaj hyn në zyrën e kryetarit të Bashkisë Poliçan. Në deklarimin e parë të pasurisë, ai tregon vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, mësuese. Katër vite me radhë, dokumentet mbeten bosh: asnjë pronë, asnjë aset, vetëm rroga modeste. Por pas kësaj qetësie të dukshme, do të niste një histori krejt tjetër. Nga dy paga modeste, sot Zotkaj rezulton një milioner, me biznese, pasuri të pafundme, e mjete luksoze. Në vitin 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, publikoi njoftimin se kërkonte hetimin dhe ndjekjen penale të kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Maliq Zotkaj. Pas një kontrolli të plotë mbi deklaratat e interesave private, u konstatuan një sërë shkeljesh flagrante. Dhe për të gjitha këto mosdeklarime, harresa, fshehje pasurie dhe shkelje të rënda ligjore, deri në dyshime për korrupsion e Pastrim parash, ILDKPKI bëri kallëzim në Prokurorinë e Përgjitshme.
Emisioni “Plug” iu drejtua me një kërkesë për informacion, Prokurorisë së Përgjithshme, e cila për fatin e kësaj dosje orjentoj adresimin në Prokurorinë e Beratit ku ishte deleguar për kompetencë. Kjo e fundit, u tregua gatshme në respekt të ligjit për informimin, duke vënë në dispozicion dokumentacionin e lejuar për publikim nga mediat. Ajo që do të konstatohej nga ky vendim, tejkalonte skandalin e institucioneve të drejtësisë me aministimin ë një zyrtari të akuzuar për korrupsion. Në prokurorinë e Beratit, dosja iu dha prokurorit Olgert Rumniçit, i cili sapo kishte dal nga bankat e shkollës dhe kishte marrë emërimin e parë në Prokurorinë e Beratit. dosja u mbyll për 2 vite por veprimet hetimore jane kryer vetem 2 muajt e fundit. Nga të dhënat e përcjella nga Inspektorati i Lartdë i Deklarimit të Paruive, Prokurori i çështjes, minimalisht kishte detyrimin për hetimin e disa transaksioneve dhe pronave që përfshinte:
Pasuri e llojit ndërtesë 17 m2 e blerë në vitin 1993 në vlerën 270.000 lekë.
Kullotë 1100 m2 e blerë në vitin 2012 në vlerën 36.300 lekë, si dhe ngjitur me këtë tokë Adriatik Zotkaj ka blerë edhe një tjetër pronë në emër të kompanisë Perla e Tomorrit.
5000 m2 e blerë në datën 30.04.2008 në vlerën 100.000 euro nga Riza dhe Sabire Musabelliu.
Automjet AA 550 IB, Audi A6 i vitit 2005, zhdoganuar nga Adriatik Zotkaj në datën 09.11.2013 i deklaruar në vlerën 600 euro.
Ky mjet në mars të vitit 2014 i është shitur Subjektit Planet-KB në vlerën 990.000 lekë.
Automjet AA 540 FC i blerë nga Maliq Zotkaj në shtator të vitit 2012 nga shtetasi Pal Dhima në vlerën 70.000 lekë.
Eskavator i tipit Lalësi, i cili sipas kallëzimit të ILDKPI është blerë me kontratën Nr.103 rep, nr.45 kol dt. 13.01.2011, blerë nga shtetasi Selim Qama.
Veç blerjes së pasurisve të paluajtshme, transaksionet financiare të kryera nga Adriatik Zotkaj dhe familjarët e afërt të tij kanë ngritur dyshime edhe më të mëdhaja.
Në dosjen hetimore shkruar nga dora e Olgert Rumnici bankat e nivelit të dytë kanë sjellë informacion për periudhën 01.01.2000 deri në 14 Prill 2017. Pra faktohet se ky informacion i është përcjellë prokurorit pas datës 14 Prill 2017, ndërkohë që firma për mbylljen e hetimeve është vendosur në datën 30 maj 2017. E thënë më thjesht, edhe nëse të gjitha këto banka kanë patur predispozitën e reagimit të menjëhershëm, gjë që është e pamundur, i kanë vënë në dispozicion prokurorisë informacionin në 15 prill. Dhe brenda një periudhe 45 ditore, por që rezulton të jetë më e pakët, Prokurori i ka përcjellë materialin ekspertëve të Prokurorisë së Përgjithshme, këta kanë kryer analizën voluminoze dhe i kanë kthyer përgjigje Prokurorit dhe ky i fundit në një kohë record ka përpiluar gjithashtu një vendim voluminoz për pushimin e hetimeve. Sipas çdo eksperti ligjor dhe prokuror, të pyetur nga emisioni plug, realizimi i të gjithë këtyre praktikave në këtë periudhë kohore është i pamundur. E vetmja mundësi në këtë rast, mbetet që dosja për pastrimin e Adriatik Zotkajt, prokurorit të Beratit ti ketë shkuar e gatshme dhe vetëm për ta firmosur. Siç dyshimet mbi moskryerjen e hetimeve dhe aktet e përdorura në këtë dosje, rezultojnë me shklje të rënda, deri në fshehje të provave për të amnistuar kryebashkiakun e Poliçanit.
Mëngjesin e 17 shkurtit 2024, një pjesë e segmentit të rrugës Korçë-Ersekë, u shemb. Rruga pësoi shkarje masive në segmentin Loti II pjesa e parë me gjatësi 4.15 km. SPAK nisi hetimet pas skandalit të 18 shkurtit 2024, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar në Prokurorinë e Posaçme që në 30 tetor 2020, nga inxhinieri Romeo Nazarko. Në atë kallëzim, inxhinieri kërkonte hetim për Drejtorin e Kohës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Minitren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kompaninë ANK me pronar Agim Kolën, vëllain e ish-deputetit socialist, Ndue Kola, i cili në fakt është shfaqur më vonë si inxhinier I rrugës.
ARRSH pranon zyrtarisht, se gabimet në projektim janë shkaku i shembjeve në rrugën Korçë-Ersekë. “Shkaku i shembjes së një pjese të segmentit rrugor në lotin e dytë, pjesën e parë, në shkurt të vitit 2024 është humbja e qëndrueshmërisë së bazamentit nga ndryshimi i nivelit të ujrave nëntokësore”-thuhet në një raport të ARRSH. Këto janë pamjet që tregojnë shembjen e rrugës Korçë-Ersekë në Lotin 2, pikërisht në segmentin 4.15 km, projekt që u hartua nga Entela Çano dhe Erion Isai.
Vjeshtën e vitit 2025 SPAK mori nën hetim kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, pasi në komunikimet telefonike të zbardhura nga Prokuroria e Posaçme, dyshohej se ai ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, Erion Isai bashkëbisedon me Entela Çanon, ku në këmbim të projektit të falsifikuar për rrugën e Ersekës, kryebashkiaku i jep mikeshës së tij disa tendera mbikëqyrje punimesh për ujësjellësin e kësaj bashkie.
ERION ISAI - “Miremengjes, Shifi pak keto:
ENTELA ÇANO -- "Mirmengjes..ok.. mi dërgo Ok..te njejten gje po bejme edhe ne..reduktim parametrash".
ERION ISAI -- “Sa me shpejt s Pls".
ENTELA ÇANO -- “Ok..pa merak".
ERION ISAI --"Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une Te premte mengjes herët Duhen dorezu".
ENTELA ÇANO -- “Do bëj më të mirën e mundshme.. mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..".
ERION ISAI ---"Ishte teeeepeeeeer e larte As behej fjale".
ENTELA ÇANO -- "Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane..".
Nga një verifikim i dhjetëra tenderave, që ARRSH ka shpallur për hartimin e projektzbatimit të rrugëve të reja, rezulton se një kompanie i duhen minimalisht 22 muaj për të hartuar një projekt, ndërsa kostoja për hartimin e një projekti të ngjashëm, shkon nga 800 mijë deri në 1 apo dy milionë euro, në varësi të speficfiave të rrugës.
Një tjetër skandal në këtë projekt, është rritja fiktive e kostove. Në projektin fillestar, i cili mbahet nga ARRSH dhe nuk bëhet publik, rruga ishte parashikuar të ndërtohej me një kosto prej 1 milionë euro për një 1 km. Loti i parë me gjatësi prej 17 kilometrash, i inaguruar nga Damian Gjiknuri në vitin 2018, kushtoi rret 15 milionë euro. Ndërkohë, loti i dytë me gjatësi 4.15 km kushtoi plotë 26 milionë euro, dhe loti i dytë pjesa e dytë kushtoi 25 milionë euro. Pas shembjes së rrugës në pjesën e parë të lotit të dytë, ARRSH shtoi edhe rreth 5 milionë euro shtesë me justifikimin e rishikimit të projektit, por që kurrë nuk u bën transparente. Në total, sipas ARRSH, rruga Korçë-Ersekë ka kushtuar 8.2 miliardë lekë apo më shumë se 82 milionë euro, sipas projektit të Entela Çanos.
Më 26 tetor 2020, ARRSH hapi tenderin me objekt prokurimi: “Supervizion Punimesh Ndërtim rruga Korçë- Ersekë, Loti 2 (pjesa e pare)”. Vlera e fondit limit të këtij tenderi ishte 190 mijë euro, ndërsa në garë morën pjesë 5 kompani, nga të cilat në fazën e dytë kaluan vetëm tre: 1. “GJEOKONSULT &CO” 2. “A & E ENGINEERING” dhe 3.“MCE” & “Studio Servis K-SA” & “INDAY-18”. Në përfundim, fituese u shpall pikërisht kompania e A&E Engineering, e Entela Çanos, ndërsa si dhuratë për vitin e ri 2020, në datën 31 dhjetor të atij viti, Ergys Verdho dhe Entela Çano, lidhën kontratën me vlerë totale 224 mijë euro për mbikqyrjen e punimeve të këtij projekti. Pra, jo vetëm që projekti nga Entela Çano nuk iu bë dhuratë bashkisë Kolonjë, por ARRSH, vendosi që punimet e këtij projekti të falsifikuar dhe korruptiv, t`ia besonte ish zyrtares së lartë të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit, duke skualifikuara nga gara madje edhe kompani që ofruan çmime shumë më të ulëta për mbikqyrjen e punimeve të kësaj rruge.
Ndërtimi i pjesës së dytë të lotit të dytë, të rrugës Korçë-Ersekë, nxjerr në pah edhe njëherë falsfikimin e projektit nga Entela Çano dhe Erion Isai. Në 16 shtator 2024, tetë muaj pasi rruga u shemb në pjesën e parë të lotit të dytë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një rishikim të kontratës me kopaninë ANK duke shtuar edhe rreth 432,238,665.08 lekë pa tvsh apo 5 milionë euro për përfundimin e këtij projekti. Në total, nga 26 milionë euro, për përfundimin e plotë të pjesë së dytë të lotit të dytë, kostoja shkoi në 31 milionë euro.
Pra edhe nga ky rast, konfirmohet përsëri që projekti i Entela Çanos dhuruar Erion Isait ishte i falsifikuar, me pasoja të rënda për xhepin e qytetarëve shqiptarë. E gjitha kjo është bërë me dijeninë e plotë të Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Sipas dokumentit, rezulton se për shkak problemeve me projektin e Entela Çanos, punimet për pjesën e dytë të lotit të dytë të rrugës Korçë –Ersekë, janë pezulluar në datën 26 tetor 2023, ndërsa në datën 18 mars të vitit 20224, Belinda Balluku ka firmosur pagesat shtesë për rishikimin e kontratës.
Siç edhe ju dëshmuam, akuza e SPAK është kufizuar në hetimin e rrugës Korçë-Ersekë, duke anashkaluar hetimin pasuror por edhe procedura të tjera tenderuese në këtë bashki, të cilat janë denoncuar nga Plug. Një prej tyre, është tenderi për rikonstruksionin e Rezevuaritt ë Gjonçit. Kjo procedurë e zhvilluar në vitin 2023, I hapi rrugë Plug të hetonte dhe zbulonte një skemë 5D në bashkinë e Kolonjës.
Majlinda Bufi është një nga personazhet më interesant të “Rilindjes” së Edi Ramës. Zonja nga Roskoveci, gjatë 12 viteve të fundit është një prej të përkëdhelurave të Kryeministit të vendit, i cili pasi e bëri deputete në vitin 2013, dy vjet më pas i besoi edhe drejtimin e Bashkisë Roskovec. Si kryetare bashkie, nuk janë të pakta denocimet publike ndaj Majlinda Bufit, dhe për një nga këto denoncime sot kryetarja e bashkisë është marrë e pandehur nga SPAK.
Majlinda Bufi ka lindur në 20 maj 1972 në Roskovec.
Sipas jetëshkrimit të saj, ajo ka nisur punë në janar të vitit 1996 në Ndërmarrjen Komunale në Roskovec, ku ka punuar deri në muajin Korrik të vitit 1997. Në muajin shtator të këtij viti, ajo ka nisur punë në Drejtorinë Asimore në Fier, ku deklaron se ka punuar deri në vitin 1998. Në prill të vitit 1998 deri në korrik 2000, Majlinda Bufi ka punuar si Drejtuese e Zyrës së Shërbimeve dhe Urbanistikës në Bashkinë Roskovec. Nga shtatori i vitit 2000 deri në maj të vitit 2007, deklaron se ka punuar si Drejtuese tEknike dhe Inxhiniere në kompaninë e bashkëshortit të saj ANBI Shpk.
Nga viti 2008 deri në vitin 2011 Majlinda Bufi ka punuar si drejtuese e Zyrës së Shërbimeve dhe Urbanistikës në Bashkinë e Ballshit, ndërsa në vitin 2012 largohet nga puna në administratë dhe themelon kompaninë MEGAL-CENTER shpk, për të cilën do të flasim më vonë. Në vitin 2013, largohet nga kompania që themeloi dhe zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë për Roskovecin, nën siglën e Partisë Socialiste. ndërsa në korrik të vitit 2015, Majlinda Bufi merr detyrën si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit, të cilën e mban deri në ditën që flasim.
Në vitin 2013, Majlinda Bufi bëhet subjekt i ligjit për deklarimin e Pasurisë, për shkak se zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Emisioni Plug, do t`ju paraqesë një skedë të plotë të pasurisë së Kryebashkiakes së Roskovecit, duke treguar edhe dyshimet e arsyeshme se një pjesë e konsiderueshme e këtyre pasurive, kanë burime të pajustifikuara.
Në deklaratën fillestare të vitit 2013, Majlinda Bufi tregon se është pronare e një apartamenti me sipërfaqe banimi 320 m2, me vendodhje në Roksovec, i ndërtuar në vitin 2006. Sipas deklarimit, vlera e apartamentit është 9 milion lekë të rinj, apo rreth 90 mijë euro. Por, Majlinda Bufi nuk deklaron nëse është pronare e 100% të apartamentit, apo është bashkëpronësi.
Gjithashtu ajo deklaron pronësin të një lokali me sipërfaqe 640 m2, po në Roskovec, i ndërtuar në vitin 2007. Vlera e ndërtimit deklarohet në rreth 18 milion lekë, apo rreth 180 mijë euro. Edhe për këtë pronë, kryebashkiakja e Roskovecit nuk deklaron nëse është pronare 100% të sipërfaqes së pronës, apo ka bashkëpronësi me familjarët. Për këto dy prona, që janë ndërtuar me leje ndërtimit të marrë në vitin 2005, Majlinda Bufi deklaron të ardhura nga emigrimi.
Ajo deklaron gjithashtu se është pronare e një toke arë me sipërfaqe 3120 m2, blerë në vitin 2007, në vlerën e 75 mijë eurove. Edhe kjo pronë, deklarohet me të ardhura nga emigracioni, ndërsa nuk deklaron nëse është zotëruese e 100% të sipërfaqes së pronës apo ka bashkëpronësi. Gjithashtu, Majlinda Bufi deklaron edhe pronësinë mbi një sipërfaqe toke arë prej 1665 m2, blerë në vitin 2004, për 7 mijë euro me të ardhura nga emigracioni. Edhe për këtë pronë, nuk deklarohet sa është pjesa takuese.
Me të ardhura nga emigracioni ajo deklaron edhe një tjetër tokë arë me sipërfaqe prej 1850 m2, blerë po në vitin 2004, për vlerën e rreth 8 mijë eurove. As në këtë pronë nuk deklarohet pjesa takuese. Gjithashtu, Majlinda Bufi deklaron pronësinë për një truall 213 m2, blerë në vitin 2000 për 1 mijë euro dhe blerjen e një dyqani në vitin 2012, me sipërfaqe 42.5 m2, blerë për 55 mijë euro. Edhe burimi i këtyre të ardhurave është emigracioni, ndërsa nuk deklaron pjesën takuese.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Bufi, deklaron se është pronar i objektit “Oficinë e re” + kabinë elektrike, me sipërfaqe 600 m2, blerë për 40 mijë euro objekti dhe 20 mijë euro trualli, i blerë në vitin 1996, me të ardhura nga emigracioni. Ai deklaron edhe pronësin mbi truallin e oficinës prej 1500 m2, blerë në vitin 1997, për 4800 euro, gjithashtu me të ardhura nga emigracioni. As Arben Bufi nuk deklaron nëse është pronarë i 100% të sipërfaqes në këto prona apo ka bashkëpronësi.
Në vitin 2013, Arben Bufi deklaron pronësinë e plotë mbi aksionet e kompanisë ANBI shpk në vlerën 318 mijë euro. Bashkëshorti i kryebashkiakes së Roskovecit, deklaron se në vitin 2012, ka bërë prenotimin e një dyqani kati përdhe + garazhe Nr. 7 dhe Nr. 8 me sipërfaqe 60 m2, në kompaninë Arditi 06 shpk, duke paguar 100 mijë euro. Ai ka bërë gjithahtu porosi për një zyrë me sipërfaqe 82.3 m2 dhe apartament 164.45 m2, po me kompaninë Arditi Shpk, duke kryer dhe dy pagesa, parkatësisht 75 dhe 55 mijë euro secila. Edhe për këto prona, ai deklaron burimin e të ardhurave, Emigracionin. Në vitin 2011, deklaron se ka dhënë një hua prej 21 mijë eurosh ndaj një individi, nga të ardhrua nga emigracioni. Ndërsa në vitin 2012, deklaron se ka bërë një tjetër porosi për apartament në TIranë pranë shoqërisë Luarasi 05, me sipërfaqe 146 m2, ku pagesa është realizuar në vlerën e 116 800 eurove. Edhe për këtë pronë, të ardhurat deklarohen nga emigracioni.
Në vitin 2011 deklaron gjithashtu se ka bërë porosi për ndërtimin e katit të dytë të lokalit me sipërfaqe 311 m2, me shoqërinë Arditi 06. Për këtë deklaron se ka tre mandate arkëtimi secili nga 100 mijë euro, ndërsa në total janë 300 mijë euro. Edhe për këtë porosi, Arben Bufi deklaron të ardhura nga emigracioni dhe aktiviteti. Ndërsa në deklaratën fillestare deklaron edhe 200 mijë euro cash, nga legalezimi i kapitalit,ndërsa nuk deklaron periudhën për të cilën bëhet fjalë.
Në total, vetëm Majlinda Bufi, deklaron prona në emër të saj në vlerën e 415 mijë eurove me të ardhura nga emigracioni, ndërsa bashkëshorti, Arben Bufi deklaron prona në vlerën e 912 mijë eurove, edhe këto si pasojë e të ardhurave nga emigracioni apo legalizimi i kapitalit. Ndërsa në total, deri në vitin 2013, Majlinda dhe Arben Bufi deklarojnë më shumë se 1.3 milionë euro pasuri të blera me të ardhura nga emigracioni.
Viti 2024 githashtu mund të konsiderohet i suksesshëm për Majlinda Bufin dhe familjen e saj. ajjo deklaron rreth 160 mijë euro të ardhura, ku pjesa kryesore është blerja e një apartamenti 96 m2 për vlerën e 83 mijë eurove, me të ardhrua nga EMIGRACIONI. Blerja e një pasurie të paluajtshe 257 m2, për të cilën nuk deklaron as llojin e pronës dhe as vlerën e saj. ndërkohë në 2024 ka shitur dy apartamente 60 m2 dhe 36.6 m2 me vlerë përkatësisht 45 mijë euro dhe 29 mijë euro.
Ndërsa bashkëshorti i Majlinda Bufit, Arbeni, deklaron një xhiro prej 900 mijë eurosh në vitin 2024. Ai deklaron se ka blerë mijëra metra katrorë arë, njësi dhe troje në vlerë disa qindra mijëra euro. gjithashtu deklaron se ka shitur një pronë me sipërfaqe 2109 m2 për vlerën e 310 mijë eurove. Ka shitur një njësi për 95 mijë euro dhe një shtuar një pronë sipërfaqe prej 225 m2, për të cilën nuk deklaron vlerën dhe llojin e pronës. Për blerjen e disa pronave, edhe në vitin 2024, Arben Bufi dekalron gjithashtu si burim financimi të ardhura nga emigracioni, ndërsa është e qartë tashmë se as ai dhe as bashkëshortja e tij, Majlinda, së paku prej vitit 2000 nuk kanë qenë kurrë në emigracion. Arben Bufi deklaron të ardhura nga qiratë nga 18 prona, vlera e të cilëva shkon në rreth 44 mijë euro. Arben Bufi deklaron gjithashtu se ka dhënë hua rreth 36 mijë euro, ndërsa paga nga kompania MARIVA për vitin 2012 është në vlerën e 12 mijë eurove.
Këto janë vetëm pasuritë e paluajtshme të çiftit Arben dhe Majlinda Bufi. Në vitin 2013 deklaronin rreth 1.3 milionë euro prona të blerë me kursime nga emigracioni, por çuditërisht edhe pas vitit 2013 e madje deri një vit më parë, Majlinda Bufi dhe bashkëshorti I saj, deklarojnë blerjen pronash me para që janë gjeneruar në emgirim. Vlera e këtyre pronave të marra së bashku shkojnë në rreth 2.7 milionë euro, ndërsa pas vitit 2013, familja Bufi deklaron të ardhura të majme nga qiratë e pronave, të cilat shkojnë deri në rreth 211 mijë euro nga viti 2018 deri në vitin 2024, pa llogaritur këtu vitin 2022 për të cilin nuk gjenden deklaratat e pasurisë.
Kjo deklaratë e kryebashkiakut të Divjakës, në prani të Kryeministrit Edi Rama, do të bëhej virale në rrjete sociale. Gjithçka do dukej normale, nëse po në të njëjtin takim, pas deklaratës së Josif Gorresë, fermeri Lili Biti, me një fjalë pa lejen e kryeministrit rrëzoi të gjithë propagandën e qeverisë për bujqësinë.
Kjo përplasje në këtë takim, na bëri të investigojmë mbi atë që vetëquhet fermer, por që në fakt mban detyrën e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea. Sipas jetëshkrimit të tij, Mësojmë se Josif Gorrea ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitet 1984-1987 në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë Angleze. Nga viti 1988 deri në vitin 1991 ka punuar si mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme Çermë Sektor dhe përkthyes shtetëror në ALBTURIZËM, Tiranë.
Në vitin 1992, deklaron se ka ikur për herë të parë nga Shqipëria, duke shkuar si visitor dhe punonjës sezonal në ishullin eSantorinit dhe në Athinë, Greqi. Nga viti 1994 deri në vitin 1998, Josif Gorrea zhvendoset drejt Suedisë, due punuar si Mësues i Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës Angleze, në Komuna Vallentuna, Täby dhe Ekerö, Stokholm, Suedi. Në vitin 1998, ai kthehet nga Suedia dhe themelon ndërmarrjen private “LISAR SEEDLINGS” shpk, tek e cila deklaron se ka qenë drejtues deri në vitin 2023, periudhë kur edhe u zgjodh kryetar i Bashksië Divjakë. Me këtë ndërmarrje, e cila duket se ka monopolin e prodhimit të fidanëve në Divjakë, do të merremi më vonë.
Në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin, të dorëzuar në KQZ në vitin 2023, zbulojmë të dhëna interseante që nu përputhen me deklarimet e CV-s së tij. Së pari, mësojmë se Josfi Gorrea ka qenë i dënuar. Dënimi i parë i përket datës 21 maj 2008, kur është dënuar me gjobë nga gjykata e Durrësit sipas nenit 174. Dhe dy vjet më pas, në 21 qershor 2010, mësohet se Prokuroria e Çështjes ka mbyllur hetimet për procedimin Nr.0367. Më vonë, në vitin 2021, pra dy vjet përpara se Erion Braçe ta zgjidhte kandidat për Kryetar Bashkie në Divjakë, Josif Gorrea është ndëluar nga komisariati i Policisë Korçë, në datën 22.08.2021. Në formular nuk shpjegohen arsyet e ndalimit, por Gorrea thotë se është liruar.
Por ajo që nxjerr zbuluar një mashtrim të kryebashkiakut të Divjakës, është deklarimi i qëndrimit jashtë vendit. NË CV e tij, Josif Gorrea deklaronte se kishte emigruar në Suedi në vitin 1994 dhe ishte kthyer në vitin 1998, ndërsa kishte qëndruar në komunën Vallentuna, Tab dhe Ekero, Stokholm, Suedi. Mirëpo, në formularin e deklarimit, Josif Gorrea thotë se ka qëndruar në Suedia përgjatë periudhës 2004-2008, ndërsa si arsye liston faktin se është shtetas Suedez.
Josif Gorrea duket se është një shkelës i përsëritur i ligjit, madje edhe kur ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Divjakës. Emisioni Plug disponon një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës, që detyron kryebashkiakun e Divjakës të paguajë një gjobë prej 4 milion lekësh që i është vendosur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Konkretisht, në datën 26 maj 2025, ILDKPI ka gjobitur me 400 mijë lekë gjobë kryebashkiakun e Divjakës Josif Gorrea, bazuar mbi ligjin Nr. 9049 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyurimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
Sipas vendimit, Josif Gorrea është vënë në dijeni për gjobën nga ILDKPI, nëpërmjet postës. Subjekti ka marrë dijeni për vendimin e dënimit me gjobë, por nuk e ka ekzekutuar atë vullnetarisht, për rjedhojë ILDKPI i është drejtuar gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzkeutimit të gjobës. Në datën 10 shtator 2025, Gjykata Administrative e Tiranës, ka vendosur të pranojë kërkesën e ILDKPI, duke lëshuar rudhrin e ekzutimit të gjobës më masën e 400 mijë lekëve në ngarkim të Josif Gorresë, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar shërbimi përmbarimor.
Emisioni Plug, kërkoi detaje shtesë nga ILDKPI mbi arsyet e dënimit me gjobë, duke i dërguar këtij institucioni një kërkesë për informacion. Por ILDKPI, në një përgjigje për emisionin Plug justifikohet se nuk mund të japë informacion mbi arsyet e dënimit të Josif Gorresë, me pretendimin se të dhënat që janë përdorur nga hetimi administrative, janë siguruar nga palë të treta.
Pra, referuar këtyre të dhënave, Josif Gorrea duket se është dënuar nga ILDKPI për fshehje pasurie apo mos deklarim të saj sipas parashikimeve ligjore. Ndaj pas këtij hetimi administrative, i mbetet SPAK të hetojë punën që ka lënë përgjysmë Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Interesave Private.
Plug ka siguruar edhe deklaratat e pasurisë së Josif Gorresë, i cili deri përpra fillimit të detyrës si kryetar bashkie i Divjakës, deklaron se është pronar i një sipërfaqe totale toke prej 45 mijë metrash katrorë, një automjet i blerë në vitin 2019 dhe aksione në kompanitë Mirsidali, Albrproduct dhe deklaron se ka shitur aksionet në shoqërinë Lisar Seedlings. Nga të dhënat e deklaratave të pasurisë, rezulton se Josif Gorrea nuk ka deklaruar nëse ka në pronësi apartamente apo banesa, qoftë edhe me qira, çka ngre pikëpyetje se ku strehoet kryebashkiaku i Divjakës.
Jo vetëm dënimi me gjobë, një pushim çështjeje dhe një arrestim, por Josif Gorrea e ka shfaqur hapur arrogancën edhe pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë së Divjakës në vitin 2023. Në një audioregjistrim mes tij dhe banorëve të fshatit Grabian, Josif Gorrea përdori fjalë të rënda fyese ndaj banorëve duke i quajtur “kurvë” banorët, të cilët i kërkonin llogari për një vendepozitim ilegal mbetjesh urbane.
Do të mjaftonte vetëm kjo video që SPAK të niste hetimet e qeveria të shkarkonte kryebashkiakun e Divjakës, i cili është kapur në flagrancë duke fyer banorët të cilët e kanë votuar për të drejtuar bashkinë. Por duket se Josif Gorrea i kishte rrënjët e forta, pasi qëkur në krye të bashkisë ishte Fredi Kokoneshi, Edi Rama, Milva Ekonomi apo Blendi Çuçi e promovonin Josifin duke e shitur si model të qytetarit dhe investitorit.
Josif Gorrea duket se nuk erdhi rastësisht në krye të bashkisë Divjakës. Veç profilit të tij problematik, që i shkon përshtat “Rilindjes”, Josif Gorrea si shumë kolegë të tij la biznesin ku fitonte dhjetëra mijëra euro çdo vit për të drejtuar bashkinë e Divjakës me një rrogë qesharake. Dhe pikërisht emisioni plug do të trajtojë bizneset e Josif Gorresë, nga përfitimet e fondeve IPARD te fondet buxhetore.
Të dhënat publike tregojnë se Josif Gorrea ka qenë ose vijon të jetë aksioner apo pronar me aksione të plota në më shumë se katër kompani. Një prej tyre është shoqëria Lisar Seedlings. Këtë kompani Josif Gorrea e themeloi në 10 janar 2018 me kapital në vlerën e 100 mijë lekëve. Objekti i kompanisë së Josif Gorresë është: Prodhim, tregtim te fidaneve perimore, luleve, farave, pesticideve, fungicideve, import, eksport etj.Montim i serave me ngrohje per prodhimin e fidaneve perimore, frutore dhe prodhimeve te tjera bujqesore.Import eksport dhe tregtim te plehrave kimike per bujqesine.
Në datën 18 tetor 2018 Josif Gorrea vendos të largohet si administrator i kompanisë së tij, duke emëruar në si administrator shtetasin Miklovan Todi. Ky shtetas duket se është prestanome i Josif Gorresë, pasi në vitin 2023, kur Gorrea u zgjodh kryetar i bashkisë së Divjakës, Miklovan Todi blen për shuma qesharake dy kompanitë e kryebashkiakut të ri të Divjakës të cilat merrnin fonde publike.
Konkretisht, në datën 7 korrik 2023, Josif Gorrea vendos të shesë kompaninë e tij te Miklovan Todi për vlerën e 200 mijë lekëve. Shitja e aksioneve nga Josif Gorrea te Miklovan Todi është bërë sipas vendimit të asamblesë të datës 8 qershor 2023, ku Josifi vendos të largohet nga kompania duke shitur për shumën qesharake prej 200 mijë lekësh aksionet e saj te Miklovan Todi. Po në të njëjtën datë, pra 8 qershor 2023, Josif Gorrea ka vendosur të shesë pjesën takuese prej 71% të aksioneve të kompanisë Bruka Seedlings pikërisht te Miklovan Todi për vlerën e 100 mijë lekëve. Pra, në total, Miklovan Todi blen për vetëm 300 mijë lekë dy kompani të Josif Gorresë, të cilat kishin në pronësi të tyre toka, automjete, fitim të pashpërndarë, dhe të ardhura të mëdha.
Nëpërmjet kësaj kompanie, Josif Gorrea ka përfituar gjithashtu nga fondet IPARD. Sipas të dhënave të AZHBR, Gorrea ka përfituar 60% të vlerës së investimit për ndërtimin e serës. Konkretisht, ndërtimi i serës prej 3.6 hektarësh ka kushtuar, sipas AZHBR 246 738 euro, ndrsa vlera e përfitmit nga IPARD ëshë më masën e 88560 euro. Pas marrjes së parave nga IPARD, serën e Josif Gorresë e vizitoi edhe Edi Rama i shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili gjithashtu familjarisht përfitoi fonde nga IPARD nëpërmjet bashkëshortes.
Por a është Josif Gorrea ende pronar I shoqërisë Lisard Seedlings? Siç deklaruam më sipër, Josif Gorrea ka shitur fiktivisht për 2 mijë euro aksionet e shoqërisë Lisar Seedling te shtetasi Miklovan Todi, I cili dyshohet se është prestanomen I kryebashkiakut të Divjakës. Pra, në letra Josif Gorrea nuk ka asnjë lidhje me këtë biznes. Por duket se kur vjen puna në rrjete sociale, njerëzit e njohin më shumë si biznesmen sesa si kryetar të bashkisë Divjakë.
kjo që shihni në ekran, është një aktivitet I Ambasadës së Japonisë, ku sipërmarrësi Ruzhdi Koni, I cili është pronar I një fidanishteje, e prezanton Josif Gorren si rival në biznes. Fotot dhe aktiviteti I përkasin datës 20 shkurt 2026. Madje këtë postim e ka shpërndarë dhe vet Josif Gorrea, ku I komenton se: Ruzhdi Koni është një mik dhe konkurrent I fortë në biznes.
Jo vetëm kaq, por Josifi, është aq patriot, sa me stafin e shoqërisë Lisar Seedling, nuk lë pa festuar as festat e nëntorit, të cilat I promovon në rrjetet sociale. Festa e Flamurit …kjo traditë e bukur vijon …edhe në ndërmarrjen “ Lisar Seedlings”, shkruan Josif Gorrea në festën e organizuar pak muaj më parë me këtë shoqëri.
Madje, jo vetëm kaq, por njeriu që ka monopolizuar të gjithë prodhimin bujqësor në Divjakë, nuk lë rast pa dalë në media, ku në vend që të kërkojë llogari ndaj qeverisë për dështimin e shtijes së prodhimit të fermerëve, akuzon pikërisht këta të fundit se nuk dinë të përdorin pesticidet që I blejnë gjithashtu te bizneset e Josifit.
E teksa Josifi ka akuzuar fermerët si të paditur për përdorimin e pesticideve në fermat e tyre, kanë qenë bujqit e Divjakës, të cilët në jo pak raste, kanë ngritur pikërisht shqetësimin se prodhimet e tyre bujqësore janë bllokuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të imputeve të pakontrolluara që futen në Shqipëri nga tregtarët e mëdhenj.
© SYRI.net