Fatura e tunelit të llogarasë kalon mbi 200 milionë euro. Kjo aferë vijon ende të jetë gjysmë e zbardhur nga SPAK, I cili nuk na ka thënë ende se ku shkuan paratë. Por Belinda Balluku e ka pasur dorën e rëndë edhe në sektorë të tjerë, si energjia dhe hidrokarburet, ku përsëri, për shkak të saj, shqiptarët kanë humbur apo do vijojnë të humbin qindra milionë euro. Gjatë këtij sezoni, emisioni investigativ Plug denoncoi rastin e faljes së taksave të akcizës ndaj Bankers Petroleum me vlerë 123 milionë euro dhe parkun fotovoltatik të Karavastasë, me vlerë mbi 110 milionë euro. Në të dyja rastet, Belinda Balluku ka hedhur firmën e saj, sigurisht për llogari të Edi RAmës, dhe në kurriz të xhepave të shqiptarëve…
Firmat fap fap fap, me 15 vendime brenda një dite i kishim parë publikisht në aferën e e Inceneratorëve, por sot Emisioni PLUG do ju sjell eskluzivisht një tjetër rast të tillë, por tashmë nuk ishte i gjithë këshilli i ministrave por Belinda Balluku dhe Anila Denaj. Qëllimi është i pastër, mbrojtja e Bankers Petrolium për të mos paguar taksat që duhet tu riktheheshin shqiptarëve.
Data 17 korrik e vitit 2019 ishte shumë e ngarkuar për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Financave Anila Denaj, të cilat në koordinim e bashkëpunim funksionuan fiks si një grup si strukturuar kriminal për të bllokuar gjobitjen e bankersit ato kanë nxjerrë, jo vetëm shkresa me firmen e tyre por ato i kanë përpiluar edhe vetë, ndryshe nga sa është praktika në administratë.
Që në kokë të shkresave kuptohet se ato nuk janë përpiluar nga drejtoritë përkatëse por nga vetë Ministret, sepse mesa dukët askush nga vartësit në vitin 2019 nuk guxonte të kryente këtë shkelje kaq flagrante.
Nese ju duket e habitshme kjo që po ju themi mjafton të bëjmë krahasimin.
Kjo që shihni në ekran është shkresa e vitit 2016 që mban firmën e Arben Ahmetaj. Po te shohim kokën e shkresës ajo përmban:
Republika e Shqipërisë
Ministria e Financave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale
Drejtoria e Analizave Fiskale
Pra kuptohet fare qartë se shkresa është përpiluar nga drejtoria e analizave fiskale më pas është miratuar nga drejtori i përgjithshëm i politikave makroekonomike e në fund firmosur nga Ministri i financave. E njëjtë është dhe shkresa e vitit 2017 që mban firmën e zv,Ministrit të Financave Erion Luçi. E kundërta ndodh me shkresën e Belinda Ballukut dhe Anila Denaj. Këto urdhra nuk janë të institucionve siç e parashikon ligji, por me angazhim të drjetëpërdrejtë nga dy ministret, që kanë marrë personalisht përsipër të shpëtojnë Bankersin
Republika e Shqipërisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministri
Pra kjo shkresë është përpiluar miratuar dhe nënshkruar vetëm nga Ministri Belinda Balluku.
Republika e Shqipërisë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Ministri
Edhe kjo shkresë është përpiluar, miratuar dhe nënshkruar vetëm nga Ministri Anila Denaj.
Por çfarë përmbajnë këto dy shkresa të datës 17 korrik 2019. Fillimisht do të analizojmë shkresën e Belinda Ballukut, e cila i drejtohet Anila Denajt dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku që në hyrje të saj kërkon pezullimin e vjeljes së detyrimeve të Bankers Pretroleum Albania. Belinda si eksperte fillimisht bën një sqarim se përdorimi i holluesit nuk ka normativë por varet nga densiteti i naftë bruto presioni dhe temperatura, sigurisht që është mashtrim pasi ky proces teknologjik ka normativë në % dhe sidomos këto normativa janë të pasqyruara dhe te planet e biznesit apo shkresa të përpiluara nga vetë Bankers ku për të justifikuar sasinë e madhe të holluesit të sipërpërmendur nuk citon asnjë nga faktorën e Ministres eksperte nafte. Sot po publikojmë eskluzivisht një shkresë që mban firmën e Leonidha Çobo drejtuar AKBN, pasi kjo e fundit i revokoi përjashtimet pasi nafta edhe sipas një raporti të KLSH përdorej edhe për LARJE TUBASH.
Sipas Leonidha Çobos rritja e sasisë së përdorur lidhej vetëm me rritjen e sasisë së naftës së prodhuar, shtimi i numrit të puseve, etj. Pra sipas kësaj shkresë që po shihni në ekran asnjë nga argumentet e përdorura nga Balluku nuk qëndrojnë.
Pra Belinda nga eksperte nafte kaloi në eksperte fiskale dhe mësonte Ministren e Financave Anila Denaj se si duhet të interpretohet ligji për aksizat, dhe këtë ja mësonte organit që e ka propozuar atë ligj duke dal totalisht nga fusha e saj e përgjegjësisë dhe duke ndërhyrë në kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganve. Sipas Ligjit për Aksizën i vetmi organ që e ka tagër të kontrollojë dhe mbledh aksizën është AUTORITETI DOGANOR as Ministria e Financave JO.
Pasi zgjatet në mënyrë të detajuar në interpretimin e ligjit për aksizën Balluku shkruan:
Duke ju referuar sa më sipër ligjit, I cili përcakton qartazi se kur lind detyrimi për aksizë, kush janë mallrat subjekt aksize dhe në cilat raste ato përjashtohen kategorikisht nga detyrimi i aksizës, theksojmë edhe njëherë se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme së Doganave për nxjerrjen e detyrimeve për të paguar aksizë për holluesin dhe gjoba për shmangejn nga ky detyrim nuk qëndron dhe është i padrejtë.
Nga sa më lart, parashtrojmë kërkesën institucionale, për të konsideruar sa me sipër si dhe kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të pezullojë të gjitha veprimet lidhur me këtë çështje, pra të pezullojë finalizimin dhe njoftimin final të këtij penaliteti deri në marrjen e një interpretimi ligjor nga Gjykata Kushtetuese mbi ligjshmërinë e këtij akti. Mendojmë se ky është një veprim i domosdoshmë për të mos gabuar në vlerësimin e situatës. Sjellim në vëmendje se në një çështje tjeter të së njëjtës natyrë kemi humbur procesin me BPAL për shumën 4.022 miliard lekë.
Kjo është pjesa më skandaloze e kësaj shkrese pasi Belinda Balluku del totalish jashtë përgjegjesive dhe tagrave të saj institucionale si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke interpretuar jo vetëm ligje të natyrës fiskale por edhe KËRKON të pezullohet ekzekutimi i gjobës dhe vjelja e detyrimeve. Ajo vazhdon edhe më tej duke ditur cituar në shkresë edhe veprimet që do të ndërmerte Bankers për ta cuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, kujtojmë këtu se është vitit 2019 dhe nuk ka ende një vendim të Gjykatës së Lartë, prandaj ku i dinte Balluku se çfarë veprimësh ligjore do të ndërmerrte Bankers!!!!!
Pra në vitin 2019, Belinda Balluku dinte që Bankers Petrolium do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese 3 vite më pas.
Pasi Belinda Balluku, kreu detyrën e saj, duke bëre eksperten e naftës dhe ligjeve fiskale, tashmë brenda së njëjtës ditë edhe Ministrja Anila Denaj arrinë të analizojë të gjithë parashtrimet e Ballukut dhe të abuzojë me detyrën e saj duke iu drejtuar Doganave që të ndalin çdo vendimarrje kundër Bankers.
Brenda së njëjtës ditë, më datë 17 korrik 2019, Ministrja e Financave Anila Denaj i drejtohet me shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku që në kokë të saj kërkon pezullimin e procedurës administrative deri në marrjen e një vendimi. Denaj shprehet në fillim të shkresës se kjo çështje është shumë komplekse dhe se ka volume shumë të madh paraje dhe informacioni. Ndryshe nga sa janë shprehur më parë koleget e saj ministra të Financave Arben Ahmetaj apo Erion Luçi, që çështja ishte shume e qartë, sipas ligjit Bankers duhet të paguaj aksizë për holluesin.
Më pas Denaj i vë përfundimisht shkelmin ligjit dhe merr funksione apo autoritet që bazuar në Kodin Doganor apo ligjit për aksizat, e ka vetëm Administrata Doganore.
Si dhe në kushtet kur për këtë çështje janë investuar edhe Avokatura e Shtetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pritet një interpretim/vendim përfundimtar në lidhje me dispozitat e ligjit 61/2012 “Për aksizat në R.Sh” të nryshuar, çmohet e domosdoshme pezullimi i procedurës administrative për marrjen e vendimit nga Autoritetet Doganore.
Sa më sipër e bazuar në nenin 66/1 të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të republikës së Shqipërisë”, Autoriteti Doganor të procedojë me pezullimin e procedurës administrative deri në marrjen e një interpretimi/vendimi përfundimtar për këtë çështje dhe të njoftojë operatorin ekonomik.
Anila Denaj siç shihet dhe nga kjo shkresë që nuk përmban brenda saj asnjë bazë ligjore, nen, vkm, udhëzim etj urdhëron Doganat të pezulloj veprimet dhe të mos i vendos gjobën Bankersit. Në shkresë citon se dikush do marrë një vendim por pa përcaktuar se cili autoritet do e marrë këtë vendim dhe kur. Për ta kamufluar disi shkeljen e saj ligjore Denaj citon një nen të kodit të procedurës administrative që në fakt nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë. Kjo shkresë e Ministreshës së Finacave i përcillet me urgjencë në të njëjtën ditë Administratës Doganore e cila e gjendur nën presion nga kjo e fundit, po brenda një dite merr vendim duke pezulluar vendosjen e gjobës së bankers.
Anila Denaj me një vendim në shkelje flagrante të ligjit detyroi Doganen Fier që të mos kërkontë pagesen e aksizës te Bankers, aksizë që shkonte në dhjetra milion euro. Deri në këtë datë e gjithë administrata shtetërore ishte e qarte dhe nuk kishte nevojë për interpretime të tjera. I qartë ishte në shkresën e tij Arben Ahmetaj. I qartë ishte edhe Erion Luçi. E qartë ishte edhe Administrata Doganore e drejtuar nga Elisa Spiropali kur nisi kontrollet. Siç e tregoi edhe koha, e qartë ishte dhe Gjykata e Lartë kur vendosi në mars të vitit 2022 të rrëzonte pretendimet e Bankers. E qartë më pas në korrik të vitit 2022 ishte dhe Gjykata Kushtetuese kur rrëzoi padinë e Bankersit. Por të paqarta ishin vetëm dy ministret Belinda Balluku dhe Anila Denaj që me vendimarrjen e tyre personale bllokuan gjobitjen dhe marrjen e taksave nga Bankers Petrolium.
Sipas këtyre dokumenteve ekskluzive që po ju publikojmë sot, Dega e Doganës Fier u pengua deri në shtator të vitit 2025 që të zbatonte vendimin e gjykatës. Dogana e Fierit prej dhjetorit të vitit 2019 i është drejtuar disa herë Drejtorëve të Përgjithshëm Gjon Bardhi dhe Gent Gazhelit ku kanë kërkuar udhëzime si do të vazhdohej me procedurën pasi ishte ende e pezulluar në zbatim të vendimit të Anila Denaj.
Komunikimet mes Doganes Fier dhe Drejtorisë së Përgjithshme vazhdojnë dhe në janar të vitit 2020 ku kjo e fundit shprehet se nuk është në kompetencen e saj kjo çështje. Ndodhur në këto kushte në shkurt të vitit 2020 Dogana Fier i drejtohet sërish Drejtorisë së Përgjithshme:
Vitet kaluan dhe Dogana Fier nuk mori asnjë përgjigje derisa në datën 03.09.2025 i drejtohet drejtëpërdrejtë Ministrit të Financave, tashmë ushtarit të Belindës, Petrit Malaj. Sigurisht të gjithë do prisnim që Petriti të bëhej trim e ta mbronte shefen por JO. Duket se plasja e skandalit, e ka stepur Ministrin e Financave që të bëjë shkeljen ligjore të radhës, e me përgjigjen e tij i vë vulën përfundimtare shkeljes së rëndë ligjore nga paraardhësja e tij Anila Denaj dhe Belinda Balluku, duke krijuar kështu precedentin dhe provën që do ti mjaftonte SPAK, për të vënë para përgjegjësisë dy ministret që i shkaktuan një dëm qindra milionë euro xhepave të varfër të shqiptarëve. Në shkresën që mban datën 29.09.2025, Petrit Malaj shprehet:
referuar bazës ligjore, përkatësisht në nenet 97 e vijues të ligjit 61/2012 për aksizat në Republikën e Shqipërisë, I ndryshuar, për verifikimin e shkeljeve në fushën e aksizës, konstatojmë së është në tagrin tuaj ligjor dhe institucional si autoritete doganore të kryeni vlerësim administrativ të rrethanave, të verifikoni apo mbikëqyrni dhe të ndiqni rastin sipas procedurave dhe afateve përkatëse që parashikon ligji I sipërcituar dhe legjislacioni në fuqi.
Në këtë kuadër, për sa kohë ligji ngarkon autoritetet doganore kompetente për kryerjen e verifikimeve e procedurave për shkeljet në fushën e aksizës dhe JO Ministrinë e FInancave, për çdo rast nga ana juaj duhet të ndërmerren të gjitha masat, procedurat dhe veprimet ligjore në mbrojtje të interesit shtetëror në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pra Petrit Malaj jo vetëm i thotë doganës Fier që është në tagrin e saj ligjor që të kryej kontrollin të vendos detyrimin dhe të mbledh pagesat poor për të fundosur përfundimisht Anila Denaj dhe shefe Belën, saktëson së ligji ngarkon doganat për të kontrolluar aksizën dhe JO MInistrin e Financave. E për ta kuptuar se cila është kostoja në buxhet e urdhrit të Belinda Ballukut na vjenë në ndihmë një shkresë e shkurtit 2026, ku Dega e Doganës Fier i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme për ta informuar.
Bankers Petroleum Albania është shpallur debitor për detyrimin e aksizës në shumën 3.095 miliardë lekë bazuar në ligjin 61/2012 Për Aksizat në Republikën e Shqipërisë si dhe është penalizuar në masën e trefisht të detyrimit fiskal të papafuar në shumën 9.286 miliardë.
Me një matematikë të thjeshtë këto veprimet e kundraligjshme të ministreshave të Edi Ramës i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve minimalisht 12.3 miliard lekë ose 123 milion euro, sepse kanë kaluar edhe afatet për ta kontrollur që prej vitit 2014.
Një vit pas emërimit, të Belinda Ballukut si ministre, më datën 20 Janar 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të shpallte ankandin ndërkombëtar për parkun energjitik fotovoltaik prej 140 MË, në zonën e Karavastasë. Modaliteti dhe dokumentacioni i përdorur sipas vetë Minstres Balluku, ishte si ai i ankandit të Akernisë, ku fituesit të shpalluar i ishte anuluar kontrata.
Sipas publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë citohej se, kjo procedure prokurimi nuk do të ketë një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe fituesit të garës së ankandit, pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi dhe është e parandërtuar. Ndërkohë që brenda kësaj pakete ndodhet “Leja e Zhvillimit”, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Afatet e procedurës së ankandit janë të mirëpërcaktuara dhe hapja e ofertave financiare të kompanive që do të kalojnë fazën e parë të kualifikimit, do të bëhet në datë 7 prill, në mënyrë të hapur për publikun, në një transmetim Live. Ministrja theksonte në prezantimin e saj, se Parku i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planizuar për t’u ndërtuar në vend me 140 megavat.
Ky është një kapacitet i ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 megavat do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA.
Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë”.
Në datën 27 maj të vitit 2020 shpallet fitues kompania Voltalia në një procedurë e cila është transmetuar live e ku pjesmarrës ishin Edi Rama, Belinda Balluku në cilësinë e ministers dhe Enea Karakaci në cilësin e kryetarit të komisionit të ofertave, që po sot janë po të njëjtit protagonistë por me role të ndryshuara.
Pamjet që do ritransmetojmë sot janë shumë të rëndësishme për të kuptuar aferën që vjen pas shfaqes publike. Fillimisht Enea Karakaci shpjegon të gjitha kriteret e vendosura për këtë procedurë konkurruese, gjithashtu sqaron se në këtë garë morën pjesë 5 kompani nga të cilat u skualifikuan 4 pasi nuk plotësuan kriteret teknike e tashmë sipas përcaktimeve ligjore pas fazës teknike kalohet në hapjen e ofertës financiare. Meqënëse vetëm 1 kompani plotësonte kriteret teknike, do të hapej vetëm oferta financiare e Voltalias. Rikujtojmë edhe njëherë se kriteri kryesor ishte që kompania fituese duhet ti shiste shtetit shqiptar 70 MË energji me një cmim më të ulët se cmimi tavan I vendosur në kriteret e tenderit 55 euro. Pra gjysmën e energjisë që do të prodhonte ky park fotovoltaik, për 15 vite kompania fituese duhet tja jepte shtetit me nje cmim me te ulet se 55 euro megavati.
Hapja e ofertës financiare bëhet live dhe në momentin që Karakaci e lexon në sallë shpërthejnë ovacionet pasi tashmë shteti do blejë energji me 24.89 euro për megavat. Situata bëhet edhe më qesharake kur Belinda Balluku vrapon drejt podiumit dhe fillon të mbaj fjalen e eksaltuar për këtë çmim record botëror.
Kontrata midis Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë "Karavasta Solar" shpk si zhvillues dhe "Voltalia SA" si ofertues, u firmos në datë 31 Korrik 2020. Sipas kontratës që në hyrje të saj përcaktohet:
Konteksti:
Ofertuesi paraqiti një ofertë detyruese për Projektin me kapacitet të instaluar prej shtatëdhiet MËp kapacitet të mbështetur me masa mbështetëse dhe kapacitet tregtar prej 70 MËp. Zhvilluesi do të lidhë Marrëveshjen e Blerjes së Energjisë me një subjekt të caktuar nga Autoriteti Kontraktues duke rregulluar shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro për një kapacitet 70 MËp dhe do të operojë pjesën tjetër të kapacitetit të projektit si tregtar në tregun e lirë.
Pra e thënë më thjeshtë sipas kontratës gjysmën e prodhimit të parkut do e blej shteti me çmimin 24.89 euro dhe gjysmën tjetër Voltalia duhet ta shes në tregun e lirë me çmimin e bursës ku ajo të gjej treg. E përsërisim këtë fakt pasi është pjesa më e rëndësishme e kontratës dhe kriteri kryesor në tenderin e hapur nga qeveria.
Në vijim në datën 22 Mars të vitit 2021 Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë zyrtare në Paris, ku ka patur një drekë shumë të frutshme me Presidentin Macron, në të cilën është diskutuar nominalisht për Voltalia sa.
Pra në të paktën dy raste, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ky projekt ka qenë temë diskutimesh me Presidentin Francez, si në pritjen speciale nga Macron në Pallatin Elyese, ashtu edhe një vit më pas në Madrit në Samitin e NATO-s, ku duket se interesi për Karavastanë ishte edhe më i lartë se diskutimet e Samitit.
Po çfarë ndodh pas drekës në Paris dhe takimit të fundit në Madrid mes Edi Ramës dhe Emmanuel Macron në Madrid?! Siç ju tham më sipër midis Karavasta Solar shpk dhe FTL në nëntor të vitit 2020 lidhet kontrata për blerjen e energjisë me çmimin 24.89. Por cuditërisht pas këtyre takimeve ajo ndryshon dhe këtu fillon dhe vjedhja e abuzimi me paratë e shqiptarëve. Emisioni plug ka arritur të gjej një pjesë të kontratës së re të lidhur.
Më 29 qershor 2022 Edi Rama ishte në Madrid në Smaitin e Natos dhe siç ai vetë deklaron është takuar me Presidentin Macron dhe ka folur për këtë park fotovoltaik.
E si për rastësi, vetëm pak ditë pas këtij takimi, më 15 Korrik të vitit 2022 lidhet Marrëveshje për Ndryshimin e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike. Nga ky dokument përftojmë të dhëna shumë të rëndësishme.
Pra sipas këtij dokumenti zyrtar Voltalia pasi ka zhvilluar negociata të suksesshme pa përcaktuar se me kë dhe ka kërkuar në 13 prill të vitit 2022, që të lidh marrëveshje jo me FTL siç e përcakton ligji dhe e bëjnë të gjithë operatorët në treg, por drejtëpërdrejtë me KESH. Po të shohim kronologjinë mënjëhër pas kthimit të Ramës nga vizita në 22 mars në Paris fillojnë dhe negociatat me Voltalian dhe përmbyllen fiks pas kthimit të Edi Ramës nga takimi i dytë në Madrid, ku për rastësi thotë Edi Rama kanë folur për Voltalia, një sinjal ky dërguar edhe kompanisë franceze për interesimin direkt të Presidentit të tyre.
Pra sipas këtij paragrafi rezulton se Ergys Verdho i KESH ka kërkuar që tashmë energjinë e prodhuar në Karavasta ta blej ai dhe jo FTL. Kujtojmë se të gjitha kompanitë e tjera që prodhojnë energji në vënd energjinë e shesin te FTL. Vetëm Voltalia ka kontratë me KESH dhe kjo jo pa qëllim. Mesa duket palët janë kujtuar se duhej realizuar edhe një procedurë formale për këtë ndryshim dhe Karavasta Solar shpk është njoftuar nga MIE se Blerësi i ri, KESH, ka kërkuar transferimin e marrëveshjes së blerjes nga FTL tek ky i fundit, me qëllim optimizimin e portofolit të KESH dhe rritjen e efektshmërisë ekonomike.
Pas pëlqimit të "dhënë" nga Karavasta Solar shpk në datë 21 Qershor 2022, është firmosur marrrëveshja e re në datë 15 Korrik 2022. Por kjo marrëveshje ka dhe një detaj tjetër që përbën shkelje flagrante të kontratës dhe kushteve të tenderit.Në pikën 3 “Ndryshimet” përcaktohet:
Pra nëse marreveshja e fimosur me Ministrinë e infrasktrukturës dhe kriteret e tenderit përcaktonin se Voltalia do shiste për 15 vjet gjysmën e energjisë së prodhuar me çmim fiks 24.89 euro, me këtë ndryshim te kjo marrëveshje në shkelje të marrëveshjës bazë vitet shtohen dhe me 27 muaj të tjerë.
Pas ndryshimit të marrëveshjes për blerjen e energjisë të prodhuar nga Karavasta Solar shpk, në datën 12 Tetor 2023 është lidhur një marrëveshje drejtpërdrejtë siguruese për ekzekutimin e detyrimeve midis MIE, Volatalia s.a. Kavasta Solar shpk dhe Banka Kroate Privedna Zagreb.
Neni 12.4 (c) (ii), garanton lidhjen e marrëveshjes së balancimit dhe të marrveshjes së blerjes të energjisë vetëm për produktin e mbështetur në vlerën 24.89 Euro/MË.
Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë?
Ndërkohë që MIE shprehte dakortësinë për ndryshimin e marrëveshjes nga FTL drejt KESH me shkresën Nr. 3218/2, datë14 Qershor 2022, qeveria shqiptare një javë më parë, në datën 9 Qershor 2022, kishte ndryshuar mënyrën e trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike dhe kostot përkatëse për mbulimin e tyre. Vetë Karavasta Solar shpk, është një prej mbi 300 prodhuesëve me përparësi të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Emisioni PLUG analizoi bilancet e kompanise Karavasta Solar dhe në raportin e Grand Thorton për vitin 2023, në faqen 21 të këtij raporti gjenden informacione shumë të rëndësishme.
Lidhur me kontratat për marrëveshjet e blerjes së energjisë PPA. Shoqëria ka kontrata derivative të iniciuara në datat si më poshtë:
1- Kontrata me date nënshkrimi dhe tregtie 13 Korrik 2022 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 SHkurt 2024- 31 Dhjetor 2033. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 150 euro/Mëh për periudhën e parë, 88 Euro/Mëh për periudhën e dytë, 66 Ero/Mëh për periudhën e tretë dhe 44 Euro/Mëh për periudhën e katërt.
2- Kontrata me datë nënshkrimi dhe tregtie 16 nëntor 2023 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 Janar 2024- 31 Janar 2024. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtojë flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 107 euro/Mëh.
3- Amendimi numër 1 me date nënshkrimi dhe tregtie 14 Dhjetor 2023 e si ka si kohë efektive 1 Shkurt 2025- 30 Qershor 2025. Kjo është një amendim i kontratës së përmendur në pikën 1 më sipër dhe ka si fokus rritjen e volumit të shitblerjes… Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 81 Euro/Mëh.
Pra e thënë më qartë Karavasta Solar ka lidhur kontratë me KESH-in dhe më pas e ka amenduar disa herë për ti shitur jo vetëm gjithë energjinë që prodhon por edhe me çmim fiks shumë më të lartë se tavani 55 euro i Belës dhe sigurisht shumë më shtrenjt sesa bursa.
Por çfarë faktojnë Raportet Vjetore të ERE për vitin 2024 dhe 2025, së bashku me Raportet dhe të Dhënat e Tregut të Energjisë Elektrike?
Në faqen 37 të Raportit Vjetor të ERE për vitin 2024, jepen të dhënat në formë tabelare e prodhimit vjetor të impianteve fotovoltaike në Shqipëri. Posht kësaj tabele ka një shënim I cili zbardh të gjithë skemën abuzive dhe korruptive të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ushtarit zbarues Ergys Verdho.
https://ere.gov.al/media/files/2025/04/03/media/files/2025/03/05/Raporti_Vjetor_2024.pdf
"Energjia e prodhuar nga “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k. është përfshirë në prodhimin total të KESH sh.a., pasi kjo e fundit ka lidhur një kontratë për blerjen e gjithë sasisë së energjisë së prodhuar nga shoqëria “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k."
Pra sipas ERE, KESH i blen të gjithë energjinë e prodhuar kompanisë Karavasta Solar në kundërshim me kontratën dhe kriteret e tenderit. Sigurisht për shkeljet që shqiptarët kanë parëderi më tani nga kjo qeveri kjo shkelje ligjore do të dukej e papërfillshme, por pasojat nga kjo kanë krijuar një abuzim në dhjetra milionë euro në kurriz të shqiptarëve, që duket se është edhe konkretizimi i një kontrate të nisur me një ankand publik e të finalizuar në drektat e takimeve në Paris e Madrid.
Në faqen 97 të njëjtit raportit vjetor, tabela 60 saktëson se sasia totale e prodhuar nga Karavasta Solar shpk, është 258382 Mëh, dhe e gjitha është blerë nga KESH sha me çmimin 65.33 Euro/MËh, me vlerë totale 20.256.693 Euro me TVSH.
Për të kuptuar faturën e korrupsionit duhet ti rikthehemi edhe njëherë marrëveshjes së blerjes së energjisë sipas dokumentit të ankandit, kontratës me MIE, kontratës fillestare me FTL dhe kontratës së ndryshuar për gjoja optimizim të KESH, ishte 24.89 Euro/Mëh për sasinë që do prodhohej nga kapaciteti 70Më i instaluar, që është gjysma e prodhimit total, atëherë artitmetika nuk mund të gabojë! Sipas ERE çmimi mesatar ishte 65.33 euro për të gjithë sasinë prej 258.382 MËh.Gjysma e kësaj sasie është blerë sipas çmimit të përcaktuar në kontratë 24.89.Për të kuptuar sa ka qënë çmimi për gjysmën tjetër të prodhimit I cili do duhej që Voltalia ta shiste në treg sipas çmimit të bursës mjafton të bëjmë një veprim të thjesht matematikor:
65.33 - 24.89 +65.33 = 105.77 Euro/Mëh pa TVSH.
Pra çmimi FIKS me të cilin KESH i ka blerë gjysmën e prodhimit Voltalia është 105.77 euro për Mëh, e dhënë që përkon dhe me kontratat e cituaa në bilancin e kompanisë Karavasta Solar.
Pra nga 24. 89 euro që ishte çmimi rekord më i ulët në shpalljen e ankandit, në nisjen e prodhimit dhe me ndryshimin e kontratës, çmimi shkoi në rekordin më të lartë që paguhet për energjinë elektrike që prodhohet nga panelet fotovoltaike si në bursën Shqiptare të Energjisë, bursat europiane të energjisë, apo nga çdo blerës që në gjuhën tregtare njihet si offtaker. Sipas të njëjtës kontratë është realizuar edhe blerja e 259.224 MËh (fq 28 e raportit) të prodhuar në vitin 2025 si dhe prodhimi gjatë vitit 2026 deri ditën që po transmetohet ky emision.
Tani po bëjmë edhe një përllogaritje tjetër për shqiptarët dhe SPAK, pasi Edi Rama dhe Belinda Balluku e dijnë përmëndesh se e kanë gatuar vetë këtë skemë vjedhjeje për llogari të Voltalia. Për vitin 2024 parku fotovoltaik i karavastasë ka prodhuar 258.383 Mëh.Gjysma 129.191,5 është blerë me çmimin 24.89 euro në vlerën 3.215.576 euro.Gjysma tjetër përtej faktit që as duhej të blihej nga KESH, sipas Ballukut nuk mund të kalonte çmimin 55 euro por ne sot për referencë do marrim pikërisht këtë çmim në përllogaritje.
129.191,5 x 55 vlera del 7.105.533 euro
Nëse mbledhim dy vlera rezulton se për vitin 2024 vlera totale pa tvsh që KESH do duhej ti paguante VOLTALIAS është 10.321.109 euro.Por faktikisht sipas raportit të ERE vlera pa TVSH e paguar për vitin 2024 është 16.880.578 euro. Pra vetëm në një vit vjedhja e shqiptarëve është 6.559.469 euro.E njëjta situatë është edhë për vitin 2025 dhe 2026. Kjo kontratë do të zbatohet për jo pak por për 17 vite dhe nëse do të përllogarisim në total vlerën totale, ajo shkon në 111.510.973 euro më shumë para sesa realisht vlen ajo energji sipas çmimit të paraqitur si rekord nga Belinda Balluku, por edhe krahasuar me çmimin që kjo energji mund të blihet në bursë. 111 milion euro është vlera e investimit së kësaj kompanie në atë impiant që mesa duket po ja bëjnë dhuratë shqiptarët për 30 vite.
© SYRI.net