Lajmi i fundit

LIVE/ 33 ditë protestë në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Plug/ Trafikantët e drogës tregojnë arkitektët që u jepte Rama. Kryeministri u firmoste lejet e ndërtimit

22:14, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ju treguam autorin e Librit!

Ju treguam se si do të grabitet e gjithë vija bregdetare nëse nuk reagohet për ta ndaluar këtë masakër! Në vijim do tju tregojmë me detaje se cilat janë aktet, provat, sjellja e një kryeministri Kumbar! Ideja, projektet, janë të gjitha të tijat!  Madje ka arritur deri aty sa arkitektët e huaj ti përdor si çirakt të grupeve kriminale, të cilët fal takimit të famshëm të Arubas morën garancinë e pastrimit të parave në Shqipëri. Gjetjet në këtë Libër dhe krahasimi me provat janë një dosje e gatshme për SPAK. 

Keni parë sesi Edi Rama ka qënë i qartë që në vitin 2013 dhe ftoi arkitektët të cilët sëbashku me Eglantina Gjermenin, Adelina Grecën dhe Ditojn Baboçin udhëtuan në tërë Shqipërinë pikërisht për të pikasur zonat e interesit për të betonizuar çdo milimetër tokë e bregdet. Por krahas kësaj Edi Rama ndërmori edhe një tjetër akt tradhëtie ndaj Shqiptarëve. Përdori lejet dhe betonin për të pastruar paratë e krimit të organizuar duke kriminalizuar ekonominë e vendit.

E gjithë historia fillon me takimin e famshëm në Aruba në vitin 2018, ku sipas autoriteteve penale belge dhe Italiane sëbashku me drejtues të organizatave kriminale kanë qënë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë Shqiptare. Në atë takim famkeq është folur pikërisht për injektimin e parave kriminale në ndërtim.

Deri më sot shumë ekspertë dhe emisioni PLUG kanë investiguar dhe kanë zbardhur disa prej këtyre kompanive por Edi Rama ka mohuar gjithçka dhe SPAK hesht.

U deshën dosjet dhe presioni i partnerëve ndërkombëtar qe në muajin qershor të ndërmerreshin veprime konkrete nga SPAK për dy prej emrave më të lakuar këto vite, Artur Shehun dhe Eldi Disdari. Vetëm në fillim të hetimeve janë sekuestruar mbi 500 milione euro.

Ndërkohë që për dosjen e Arubës, Altin Dumani është kujdesur të fshehë emrin e qeveritarëve që kanë qënë në takim, dhe nuk ka ngritur asnjë akuzë penale për Edi Ramën, i cili, ndryshoi dhe ligjin që çdo leje ndërtimi në Shqipëri të kalojë me firmën e tij, që grupet kriminale të ndjeheshin të sigurta në premtimin që u ishte bërë e në këtë skemë të mos përfshiheshin kryebashkiakët që deri në atë kohë kishin të drejtën e firmës për këto leje. 

Por Altin Dumani nuk ka a mbyllur sytë vetëm këtë herë. Do të mjaftonte dosja e cila u mbajt në sitar nga ai me muaj dhe veproi vetëm pasi kishte ndodhur masakra zgjedhore e vitit 2025.

Bëhet fjalë për dosjen e Aleksandër Lahos, ku ndër episode të ndryshme personazhe të përfshirë në këtë dosje flasin për vjedhje masive të tokave në Lalëz, flitet dhe për zhdukje massive të regjistrave të ASHK-së, që vetëm Altin Dumani nuk i gjen dot se kush i ka bërë.

Dhe më e rëndësishme për denoncimin e Albanian File, është Edi Rama ai që përcakton se kush do të marri dhe kush jo leje, dhe në fund është po ai që i përcaktonte secilit grup kriminal se me kë nga arkitektët e tij do të punonin, por edhe kjo është një skemë e padukshme për SPAK, edhe pse çdo provë janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. 

Konkretisht: Dosja me numër 235 e vitit 2020, do tregonte sesi anëtarët e grupeve flisnin me njëri tjetrin për arkitektët e huaj që ua jepte Edi Rama.

Në faqen 106 të vendimit të gjykatës zbardhet kjo bisedë në SKY ECC:

Në datën 17 dhe 25 dhjetor 2020, Vullneti bisedon me përdoruesin e PIN-it, D787B0 lidhur me një tokë me sipërfaqe rreth 500 dynym, e ndodhur te Kepi (Kepi i Rodonit) për zhvillimin e të cilës një shok i D787B0-së kishte folur me të gjatin dhe ai i ka dhënë miratimin. 

Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SKY EÇ D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i GJATI dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë te një arkitekt. 

D787B0- shoku ka fol ky robi me kët të gjatin dhe i ka dhën ok…tani nga java e parë e janarit do na orientojë tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim
Vullneti- ok shok...shum mir…po kto miqt e tu e kan me qef
D787B0- Duan të hyjn në pjes por per ket flasim shoku
Vullneti- po ti dil rim shok...dhe folim ta dim ca kërkojn
D787B0- ok shoku vec të na jap emrin e akritektit
Vullneti- Ok shok hajde ti shtyjm se esht gjynaf se jan prona tmira
D787B0- se normal ku jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton ate emre turku

Pra sipas bisedave në SKY ECC, aplikacion që përdorej nga kriminel apo edhe politikanë shqiptar, i gjati që të gjithë e dimë se kush është, u kishte dhënë “ok” për të ndërtuar në Kepin e Rodonit, madje këta po prisnin që në janar tu caktonte dhe emrin e arkitektit që sipas tyre mund të ishte dhe një EMRE TURK.

Sipas librit “Albanian FIle”, në faqen 306 të tij, rradha për të shprehur dashurinë për Edi Ramën e ka kompania EAA- Emre Arolat Architecture, që me shumë gjasa i bie të jetë emreja turk që flasin zotërinjt në SKY ECC.

Sipas të dhënave të vetëdeklaruara nga EAA, ai ka filluar të punojë në Shqipëri në vitin 2019 për projektin “Lura 5 Hotel & Rezidences”, zonë shumë afër Kepitt ë Rodonit.

Pra në përgjime rezulton se anëtarë të organizatave kriminale flasin për projektin, për konfirmimin nga i gjati, për caktim arkitekti nga ai, në Libër ky projekt bëhet fakt me firmë të Edi Ramës, por për SPAK lidhja e këtyre provave duket shmuë itelektual, pasi përgjegjës për këtë është drejtëpërsëdrejti KUMBARI.

Do të mjaftonte ky libër dhe këto të dhëna që Altin Dumani, heroi i fëmijevë rilindas të bënte detyrën, të ngrite akuzë ndaj Edi Ramës për këto afera. Por ky nuk është i vetmi rast. Ka plot raste të tilla nëpër dosjet e sjella nga partnerët që fshihen nga Dumani, por tashmë libri 'Albanian Files' ja pamundëson këtij të fundit edhe të fsheh kokën si struci. Libri është plot më dëshmi dhe ne sot do mundohemi t'i rendisim të gjitha.

Libri fillon me studion Arkitekturore 51N4E por ne këtë studio do ta trajtojmë të fundit pasi është epitafi mbi varrin politik të Ramës.

Studio e dytë arkitektorore në rradhë është AIRES MATEUSE ASSOCIADOS, Portugali e arkitektit Manuel Aires Mateus.

Sipas vetëdeklarimeve ata kanë ardhur për herë të parë në shqipëri në vitit 2024 dhe çuditërisht kanë patur boom kërkesash. Sipas listës së publikuar prej tyre ata kanë 7 projekte për vitit 2024 dhe 4 projekte për vitin 2025.

Sigurisht PLUG do t'i analizojë me rradhë të gjitha këto kompani por në këtë listë nga një kontroll i parë rezulton një projekt i shoqërisë OBER shpk projekt i vitit 2024 I quajtur DISPANCERIA. Ober shpk është në pronësi të Orges Kushi, motra e të cilit Silva Dauti (Kushi) është e punësuar në AZHT e cila është dërguar me akuzë në gjykim në dosjen e Plarent Ndrecës.

Gjithashtu kjo studio në vitin 2024 ka bërë një tjetër projekt në Durrës, 13.000 m2 i cili është në fazë miratimi të lejes.

Kompania porositëse është AUTOKTON KONSTRUKSION. Të dhënat e QKB tregojnë se kjo kompani është themeluar në vitin 2023 nga shtetasi Julian Kola I cili në vitin 2021 ishte I punësuar shofer kamioni pranë kompanisë së shtetasi Sali Kasa.

Ne sigurisht kemi shumë respekt për profesionin e shoferit por është disi e vështirë të besosh së një djalë i cili punon tërë ditën shofer me një pagë 600 euro të ketë mundësi financiare të ndërtojë 13.000 m2, edhe më e pabesueshme është që ky shoferi të dinte se në Shqipëri kishte ardhur kjo studio arkitekturore dhe ai ta kontraktonte për t'i bërë projektin e pallatit apo kompleksit.

Studio e rradhës është Alvaro Siza, Portugali. E cila ka si arkitekt kryesor Alvaro Siza dhe Camilo Rebelo.

Alvaro Siza 
Pas rekomandimit nga Camilo Rebelo, i cili ishte duke bërë një projekt për një kullë në Tiranë, unë u prezantova me Kryeministrin Edi Rama. Më vonë u ftova të studjoja masterplanin  për një pjesë të bregdetit të bukur të Shqipërisë në Adriatik, të cilën e pranova pasi Camilo Rebelo dakortësoi ti bashkëngjitej ekzekutimit të këtij plani.

Më pas ai shprehet se inspirimi për të është:

Alvaro Siza: 
'Projekti për Shqipërinë me vizionin dhe suportin e Kryeministrit Edi Rama është unik"

Sipas listës ky arkitekt ka bërë 1 projekt për një kullë në Vlorë ku porositës janë Texas Development, Hel-Pet dhe Alb-Edil, një projekt për Ilir Trebickën te Rana e Hedhun por cuditërisht shprehet se ka bërë dhe masterplanin e Borshit i kontraktuar nga Millennium Group e Alban Xhillarit një mik i hershëm i Edi Ramës i akuzuar në media shpesh për pronat në jalë por sigurisht i gjetur me shkelje dhe nga KLSH-ja për ndërtimet pa leje në Jalë të legalizuara në kundërshtim me ligjin.

Studio e rradhës është Archea Associati e Marco Casamontit, i cili siç shprehet në libër ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2004, i ftuar nga Këshilli Bashkiak për të marrë pjesë në një garë për të dizenjuar një nga 10 kullat e “Planit Francez”. Më pas në vitin 2014 ai u kontraktua nga një kompani private për stadumin kombëtar. 


Por kjo deklaratë e Casamontit fakton dhe njëherëqë Edi Rama paracakton jo vetëm ku do ndërtohet por dhe kush do e ndërtojë. Plani për prishjen e stadiumit kombëtar është bërë publik nga Edi Rama në tetor të vitit 2015 pra një vit më vonë pasi kjo kompania private që më pas në listën e deklaruar nga arkitekti kuptojmë që është kompania Alb-Star e cila fitoi dhe “garën” që mesa duket ka qënë e paracaktuar.

Kjo studio sipas listës në libër ka bërë projektin për Zvërnecin, Poron, Garden Buildin sot nën sekuetro nga SPAK, Top Seven Tower e porositur nga Top Seven Construcion shpk. Top Seven Construction zotërohet 100% nga kompania TOP SEVEN e cila u vu nën sekuestro nga SPAK gjatë aksionit të fundit por mesa duket ka harruar të vë nën sekuestro pikërisht kompaninë e cila ka të miratuar lejen e ndërtimit.

Pikërisht kompania e harruar për tu sekuestrtuar ka në dispozicion një prej lejeve, që ka në të ndërtimin e një ndër sipërfaqeve më të mëdha ndërtimore në Tiranë me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. 

LEJA E NDERTIMIT 
Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Casamonti në vitin 2024 është kontraktuar e nga Akademia e futbollit të Durrësit për të projektuar Manchester City Football Academi të Ergys Agasit.

Vazhdojmë më studion BAUKUH, e cila ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2004.Arkitekti kryesor është Pier Paolo Tamburelli.

Tamburelli shprehet se takimi i parë me Ramën ka qënë në vitin 2004:

Udhëtimi i parë në Tiranë për të takuar Kryetarin e Bashkisë së kohës Edi Rama. Rama i pret studentët në Bashki dhe u tregon atyre një anektodë të tmerrshme për një tregtar Venecian i cili kishte guxuar të rrefuzonte mikpritjen shqiptare.

Rezultatet e studimit i prezantohen në qershor 2004 në Roterdam Kryebashkiakut Rama: Lind rajoni metropolitan DURANA. Rama na pyet ”A doni të bëni ndërtesa në Tiranë?” (fq 135).

E në fund, duket se Emri Durana në vend të një projekti inovativ përfundoi në ishullin parajsë të gërshetimit të parave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të pagëzuar personalisht nga kryeministri Edi Rama. 

Në dimrin e vitit 2005 BAUKUH do të kontaktohet nga Artan Gaçi për një ndërtim në rrugën Xhezmi Delli. Projekti aprovohet. Në vitin 2006 projekti i shitet një tjetër investitori dhe ndërtohet pa e ditur arkitektët. Pra edhe njëhërë ky libër është prova sesi Edi Rama jo vetëm miratonte leje si kryetar bashkie por dhe detyronte kompanitë të kontraktonin arkitektë të caktuar që ai donte.

E rradhës është studio akritekturore spanjolle BOFILL TALLER DE ARQUITECTURA e Pablo Bofill e cila ka filluar aktivitet në shqipëri në vitit 2022.

Pablo Bofill
Mbërritëm në një ndërtesë institucionale, përballë së cilës në hyrje të publikut kishte një skulpturë e Carsten Holler. Atje takuam kryeministrin Edi Rama. Arritëm në një ndërtesë shumë formale dhe menduam se do të takoheshim me një politikan. Por në vend të kësaj u rrethuam nga arti dhe arti i tij, pasi kuptuam se po takoheshim me një artist.

Kjo studio ka projektuar disa nga kullat më të larta të Tiranës sic është Barcelona Toëer, Papuli Tower, por ajo që bie në sy është se kjo kompani ka projektuar dhe atë që quhet Villa nr.Red, për të cilën shprehen se porositësi nuk është institucion publik, por privat duke mos treguar emrin e tij.

Për këtë ndërtim portali Citizen.al i cili publikoi dhe librin Albania File ka bërë një investigim në dhjetor të vitit 2025, ku duket se porositësi nuk është aq privat për sa kohë bëhet fjalë për një vilë qeveritare. 

Një vilë qeveritare është shndërruar në hapësirë eventesh elitare me dyer të mbyllura ku projektet arkitekturore marrin jetë larg syve të publikut.

Nën hijen e mungesës së transparencës dhe dyshimeve për shppërdorim të fondeve publike, vila është vënë në shërbim të festivalit “Bread & Heart” (Bukë dhe Zemër), tashmë i formalizuar si fondacion.

Ajo funksionon si pavijon i arkitektëve të preferuar të Edi Ramës, duke vënë në pikëpyetje kufirin mes krijimtarisë, privilegjit dhe marrëdhënieve të ngushta me qeverinë. Ajo është “Vila Nr.5”, një rezidencë qeveritare, e cila për nga natyra duket më shumë e errët se sa e kuqe.

Më 8 qershor Kryeministri Edi Rama shtroi aty një drekë të veçantë, “Survivor’s Lunch”, (Dreka e të mbijetuarve), për miqtë e tij “star arkitektë”, të ftuar në festivalin “Bread & Heart” (foto).

Faktet tregojnë se nga një godinë gjysmë e rrënuar, ajo u rindërtua me procedura të fshehta dhe një shpenzim i majmë prej 6 milionë eurosh.

Në letër thuhet se u projektua brenda 45 ditësh dhe u ndërtua brenda 6 muajsh nga studio dhe kompani shqiptare. Në realitet projekti u bë nga një studio e huaj, punimet u zgjatën rreth dy vite dhe u mbikëqyrën nga një zyrë, pronari i së cilës u arrestua dhe dënua për ryshfet në sigurimin e tenderëve publikë.

Studio e rradhës është Bolles + Willson e cila sipas deklarimeve në libër është studio e parë e huaj në Shqipëri.

Peter Wilson 
Të pasuksesshëm në konkurs, u kthyem në zyrën tonë. Në një libër me kartolina të vjetra nga Tirana, Edi Rama kishte shkruar: Cilado qoftë rezultati i konkursit, jeni gjithmonë të mirëpritur të qëndroni dhe të punoni në Tiranë.
Dhe, duke iu përmbajtur fjalës së tij, nuk kaloi shumë kohë para se kryetari i bashkisë të dërgonte një investitor shqiptar në drejtimin tonë.

Një kullë në ndërtim e sipër nuk i përmbushi pritjet e kryetarit të bashkisë, kështu që ne duhej të ndërhynim për të rikonceptuar fasadën. Ndërsa dizajni ynë evoluoi, u shfaqën disa kate të tjera me konzola të pazbutura, por për shkak të faktit se nuk kishte vinça në vend, ne arritëm ta thjeshtonim ndërtesën nga niveli i tetë. Kjo ishte Kulla COIN

Pra është e qartë se kjo sjellje prej “KUMBARI” e Ramës ka filluar që në Bashki ku ai të jepte lejen, pastaj si pëlqente fasada dhe detyronte biznesmenët që të kontraktonin këto studio arkitekturore dhe pastaj u shtonte dhe kate te tjera mbi lejen e miratuar.

Por kjo studio e pasusksesshme në garat e Tiranës ishte e preferuara e kryetarit të Bashkisë së Korçës Niko Peleshi. Një gjë është e sigurt që Nikos këta ia çoi Kryetari i Partisë Edi Rama. Por më shumë detaje Nikua do duhet t'i jap në SPAK.

Në Libër, janë me dhjetra projekte që janë krijuar e zbatuar në qytetin e Korçës kur kryetar Bashkie ishte Niko Peleshi, e këto projekte janë evidente edhe në sot në ëtë qytet, që mesa duket vizionin e ka patur fal pasuksesit të studios arkitekturore dhe sjelljes prej Kumbari të Edi Ramës që do i impononte një qyteti arkitektin që ai kishet përzgjedhur. 

Studio e rradhës është Casanova Hernandez Architects, e cila ka filluar projektet në shqipëri që nga viti 2014. Të ardhur në Tiranë në vitin 2013 e më pas të ftuar për të marrë pjesë në garën për muzeun Marubi. Pasi fituan garën nuk u larguan më nga Shqipëria.

Kjo studio ka fituar shumë projekte publike si në Shkodër, Gjirokastër, Durrës, Koman, Tiranë. Por sot po rikthejmë një investigim të vjetër të PLUG.

Casanova Hernandez ishte studio që bëri projektin e ECO PARK Durrës. Kjo dosje është në SPAK prej 2 vitesh dhe hetohet nga Klodian Braho.

Ndërkohë që tenderi i anulua nga Edi Rama dhe më pas po ai urdhëroi që të bëhej pa procedurë tenderuese, pikëpytje e fortë ngrihet edhe të kontrata e lidhur mes Casanova Hernandes dhe kompanisë së inceneratorit Tiranë që në prill të vitit 2019.

Ku e dinte Mirel Mërtiri se shteti do hapte një tender në tetor që kontraktoi këtë studio për atë projekt? Kush e dha urdhrin që të kontraktohej kjo studio? Përse punimet i nënkontraktoi kompania e shoferit të Klodian Zotos? Edhe pse përgjigjet ishin të qarta, edhe pse ky libër tashmë fakton dhe urdhëruesin për studion arkitekturore, sërisht SPAK fle duke mos e shqetësuar KUMBARIN.

Studio e rradhës është CITYFORSTER ARCHITECTURE & URBANISM e arkitektit Martin Sobota. Kjo studio ka filluar aktivitetin në Shqipëri që në vitin 2003. Fillimisht në libër ata tregojnë sesi erdhën në Shqipëri dhe u morën me fasadat me ngjyra, më pas ata flasin edhe për fitoren e Ramës në vitin 2013. Deri këtu historia pak a shumë është e njëjta me studiot e tjera.

Në vijim ata shprehen se pak muaj pas fitores së Edi Ramës në 2013, kjo studio sëbashku me Jon Baboçin dhe Paul Gerretsen ndihmuan Adelina Grecën e cila mbante funksionin e Drejtoreshës së Agjencisë së Planifikimit të Territorit, ata udhëtuan kudo nëpër Shqipëri nga veri në jug ku u takuan Kryetar Bashkie, Urbanist dhe biznesmen.

Sot në emision do ndalemi në faqen 268 të librit ku kjo studio shprehet se ka bërë projektin e kullës Pazari i Ri:

Forma e kësaj kulle evoluoi fillimisht nëpërmjet një analize të kujdesshme të rregulloreve  dhe kufizimeve të ndriçimit të ditës, së bashku me ambicien e dendësisë së klientit, dhe u formësua më tej nga plani urban gjithëpërfshirës. Kur procesi i projektimit arriti në një bllokim, klienti siguroi një përjashtim nga kufizimet e lartësisë nëpërmjet miratimit të KKT. Kjo hapi mundësi për një kompozim më dinamik.

Pra sipas kësaj studioje arkitekturore porositësi i kësaj kulle arriti të ndyshonte dhe lartësinë në KKT gjatë fazës së projektimit. Kjo kullë në listen e projekteve citohet si ONI TOWER, e cila është projektuar gjatë vitit 2022 dhe është duke u ndërtuar.

Plug investigoi dhe më tej dhe rezulton se kompania që po e ndërton është BUILDING shpk në pronësi të Reinald Sulaj dhe Nail Ademi, e themeluar në korrik të vitit 2021.

Sipas të dhënave të pagave rezulton se Nail Ademi ishte një biznesmen modest me një nipt person fizik, ndërsa Reinald Sulaj ishte i punësuar si punëtor krahu pranë kompanisë TROCI 2005.

Sigurisht ne do hetojmë dhe më tej pasi kompania TROCI 2005 ka disa lidhje në këtë libër. Për këtë kullë ka shkrime edhe nga portali Kapital.al që në qershor të vitit 2024, si për shtimin e 4 kateve ashtu dhe për ndryshimin e ndërtuesit nga kompania ONI&AFA te Buildin shpk, që sipas faqes së tyre zyrtare kryen punime në disa kulla si ajo të Ekspozita që e kemi investiguar këto puntatat e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco