VIDEO/ Leje për kullë dhe park fotovoltaik, si u bë ‘biznesmen’ Igli Tare me firmën e Belinda Ballukut

21:50, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mirmbrema! Po fillon Plug!

Në fund të muajit prill ky emision do të denonconte lidhjet mes ish-zv. kryeministres Belinda Ballukut dhe ish-futbollistit Igli Tare, që shkonin deri në abuzive, korruptive, e sicc u konfirmua sëfundmi në skemë pastrimi parashë. U paragjykuam, u akuzuam nga grupe interesi të përfshira, madje gazetarët e Syri Tv u përballën edhe me sulme verbale nga vëllai i Igli Tares e bashkpunëtori i Belinda Ballukut. Por përtej gjithçkaje, Prokuroria e Posaçme konfirmoi javën e shkuar pikërisht lidhjet e denoncuara 4 javë më parë nga Emisioni Plug. Ndërsa në atë investigim u denoncuan këto lidhje, u faktua se si Igli Tare me firmë të Belinda Ballukut, nga sportist do të shndërrohej në biznesmen energjetike me park fotovoltaik.

Pa u zgjatur le të ndjekim denoncimin ekskluziv nga emisioni Plug për lidhjet, tashmë të akuzuara nga SPAK si korruptive mes Belinda Ballukut dhe Igli Tares.

Të gjithë e kemi duartrokitur në fushë kur luante me fanellën e kombëtares. Por sot ky emision nuk do të flasë për futbollistin, por për shtetasin Igli Tare, vëllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione të larta në administrate e Këshill të Ministrave. Kujtojmë se gjate kohës qe Tare regjistronte kompaninë që mori pronë shtetërore në Fier, i vëllai mbante një detyrë shumë të rëndësishme, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.

Igli Tare para emërimit të Belinda Ballukut si Ministre e Energjisë dhe Infrastruturës në dhjetor 2018, nuk kryente ndonjë aktivitet të madh fitimprurës në Shqipëri, por gjithçka do të niste pasi Belinda Balluku do të ngjiste shkallët në majën e pushtetit. Sipas investigimit Igli Tare dhe Belinda Balluku kanë një marrëdhënie të afërt që nga viti 2014, e i takon SPAK të faktojë nëse edhe nisja e bizneseve nga Tare e rritja e tyre lidhet ekskluzivisht me Belinda Ballkun. Por nëj gjë është e sigurt, suksesi i këtyre bizneseve, si në ndërtim apo energjetikë është pikërisht brënda fushës së veprimit të kompetencave të Ballukut. E ndërsa Tare vijonte të korrte sukses financiar në Shqipëri, Belinda Balluku nuk nguronte ta uronte për sukseset e tij në atë që di të bëjë më mirë, futbollin.

Por të rikthehemi në investigimin tonë. Në dhjetor të vitit 2018 themelohet kompania Agro Roma e cila regjistrohet në QKB në datën 25.01.2019, me administrator Aleksandra Tare, nëna e Igli Tare e datëlindjes 1951.

Bilanci i parë i depozituar në QKB është ai i vitit 2020. Sipas këtij bilanci kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, ka një punonjës dhe nuk deklaron të ardhura por shprehet se ka detyrime ndaj ortakut mbi 300.000 euro me kursin e sotëm. Pra kompania ka kryer shpenzime çka na bëri të dyshojmë se këto shpenzime mund të lidhen me aplikimin për leje ndërtimi. Në janar 2021 administrator emërohet shtetasi Soni Agalliu, i cili është kushëri i shtetasit Igli Tare. Në bilancin e vitit 2021, dyshimet tona faktohen. Agro Roma 2019, tashmë deklaron si inventar 99 milion lekë ose 990.000 euro me kursin e sotëm ndërtim, ndërsa për vitin 2020 kjo vlerë ishtë 790.000 euro. Ndërkohë që kjo kompani kishte si punonjës vetëm Soni Agalliun dhe mamanë e Igli Tare, Aleksandra Tare.

Plug investigoi edhe më tej dhe rezultoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin miratuar leje ndërtimi kësaj kompanie në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

LEJE NDËRTIMI PËR OBJEKTIN: “Objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial", prane Zogut te Zi, Tirane

Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administratorit Soni Agalliu.

Kjo kompani sipas objektit të deklaruar në QKB, u themelua për përfitimin e një parku fotovoltaik, që duket qartazi edhe nga emir i themelimit por edhe aktiviteti i saj në të gjithë vitet e ekzistencës. Dhe pas marrjes së lejes, kompania iu bashkua nëpërmjet procedurës së përthithjes kompanisë Agro Roma 2019, e cila bashkë me kompaninë Real Eco Energys bëhet zotëruese edhe e parkut fotovoltaik të miratuar me firmë dhe vulë të Belinda Ballukut.

Në bilancine vitit 2022 kjo kompani deklaron likuiditet në vlerën 1.6 milion euro, ndërkohë shprehen se kanë të drejta të arkëtueshme nga kompania Navitalia (12.721.617), pra kjo e fundit është financuar apo kryer punime në vlerën 120.000 euro. Nivitalia është një tjetër kompani e themeluar në ortakri nga Igli Tare në vitin 2019, me objekt agroturizëm. Ndërsa zëri inventare apo prodhime në procës tashmë bëhet 1.6 milion euro. Në zërin shpenzime janë 200.000 euro për taksën 8%, pra faktohet se kjo kompani pa asnjë aktivitet ka përfituar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leje ndërtimit e paguar në datën 25.11.2020. Por kjo kompani sipas detajimit të shpenzimeve në vitin 2022 ka paguar dhe për kryerjen e projektit dhe aplikimin për një park fotovoltaik nën 2 MË. Në pjesën e detyrimeve saktësohet se kompania i detyrohet ortakut vlerën 1.5 milion euro. E ndërkohë ka të ardhura nga parapagimet e apartamenteve në vlerën 2.2 milion euro. Por ky bilanc ndryshon edhe në QKB pas përthithjes së kompanisë Real Eco Energy. Në këtë periudhë depozitohet një bilanc i ri ku rriten si likuditetet ashtu dhe shpenzimet.

Më 1 shtator 2023 kjo kompani ndryshon adresën kryesore të aktivitetit dhe tashmë do të jetë: TIRANË Leje ndërtimi nga KKT me Nr. 07, datë 10/06/2021, Zona kadastrale 8210, pranë Zogut të Zi; Pra siç detajohet dhe në Vendimin e Ortakut për ndryshimin e adresës, leja është miratuar në qershor të vitit 2021 ndërkohë që punimet dhe faturimet kishin filluar që në vitin 2020. E njëjta situatë vazhdon dhe me bilancet e vitit 2023. Në bilancin e vitit 2024 kjo kompani deklaron se tashmë parapagimet nga klientët për apartamentet janë në vlerën 6 milion euro. Duket qartë që i gjithë aktiviteti i kësaj kompanie nuk ka lidhje me ndonjë biznes në sektorin e real estate apo tregun privat, por burim dhe fokus të vetëm ka lejet e dhëna nga belinda Balluku për partk Fotovoltaik dhe nga Edi Rama apo qeveritarët e tjerë për ndërtime kullash në Tiranë.

Sipas të dhënave nga dokumentet zyrtare, kjo kompani ka marrë leje ndërtimi fillimisht nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj të datës 19.11.2020 e më pas në datën 25.11.2020 kanë kryer pagesën e taksës 8%. Sipas lejes zhvilluesi është Agro Roma.

Në qershor të vitit 2021 KKT, me firmën e Edi Ramës dhe Belinda Balluktu miratojnë një tjetër leje ndërtimi pranë Zogut të Zi kompanisë Agro Roma 2019.

Tashmë me lejen e ndryshuar nuk do jetë vetëm kompleks rezidencial por edhe një hotel.

Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Toëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvillues “Agro Roma 2019” sh.p.k.

Në vitin 2024 Rama dhe Balluku miratojnë dhe Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Toëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqërinë  “Agroroma 2019” sh.p.k.

Për ndërtimin pranë zogut të zi, Igli Tare do të themelojë kompaninë SOHO INVESTMENT PARTNERS SHPK në shkurt të vitit 2024, me Administratore Teuta Agalliu e ëma e Soni Agalliu, tezja e Igli Tares.

Sipas të dhënave të pagave në vitin 2021 zonja Agalliu ishte e punësuar si analiste pranë FSHU, institucion varësie i Belinda Ballukut.

Ne nuk e dim nëse ky është pallati për të cilin flet Belinda Balluku në telefon me Evis Berberin. Ne nuk e dim nesë ky është pallati që në telefon Belinda thotë mos shisni më pak se 3000 euro. Ne nuk e dim nëse Bela këtë leje e firmosi nga vila në Ëhite Rocks Dhërmi apo në emër të kujt janë vilat ku veron Bela.  Por të gjitha këto pikpyetje, i takon SPAK ti jap një përgjigje.

Ndërsa lejet e ndërtimit jepeshin me firmë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, zemërgjerësia e titullarëve të qeverisë shoqërohej edhe me dhurata nga kryebashkiakë të tjerë, që pronën e fermerëve ua jepnin zengjinëve të rinj. Ka qenë KLSH që ka gjetur shkelje të rënda në procedurën për ti dhënë kompanisë së Igli Tares Tokën në Sheq Marinas të Fierit, dhe nuk bëhet fjalë për pak por plot 3. 3 hektarë.

Në faqen 97 të raportit, audituesit shthjellojnë në detaje kontratën e lidhur midis Agro Roma 2019 dhe Bashkisë Fier. Kontrata e lidhur me shoqërinë “AgroRoma” Sh.P.K mban datën 27.05.2022 me afat 20 vjet. Sipërfaqja e 33 mijë m2 apo 3.3 hekatërë ranishte nodhet në fshatin Sheq Marinas

Audituesit në raport shprehen se kjo sipërfaqe tokë është dhënë pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak Fier, siç e parashikon ligji.

Kontrata e lidhur me shoqërinë “AgroRoma” Sh.P.K datë 27.05.2022 me afat 20 vjet Nuis L91325001D, në faqen 2 seksioni, baza ligjore dhe neni 1 i kontratës, i referohet Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 101 datë 19.12.2017 “për fillimin e procedurave të dhënies me qira të sipërfaqeve tokë pa frut në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë,Bashkia Fier. Në pikën nr. 1 të këtij vendimi është miratuar dhënies me qira të sipërfaqeve në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë. E në këtë vendim janë disa sipërfaqe toke, me numrin dhe zërin kadastral  

TABELET PER PAMHE (NUK LEXOHEN)

BASHKIA FIER:

Pasuria nr. 552/5, Z.K 3358 me sip 181,000 m2

Pasuria nr. 286/2, Z.K 3358 me sip 112,000 m2

Pasuria nr. 48, Z.K 3358 me sip 53,000 m2

Pasuria nr. 554/1, Z.K 3358 me sip 181,000 m2

Pasuria nr. 287/5, Z.K 3358 me sip 113,000 m2

Pasuria nr. 49/2, (550/1, 550/2, 550/3), Z.K 3358 me sip 150,000 m2

Pasuria nr. 556, Z.K 3358 me sip 180,000 m2

Pasuria nr. 90/2 (288)4), Z.K 3358 me sip 76,000 m2

Pra evidentohet qartë, toka që Armando Subashi i ka dhënë kompanisë së Igli Tares nuk është pjesë e këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, dhe është përdorur si referencë duke çuar këtë procedurë deri në falsifikim.

Por jo vetëm kaq, sipas KLSH-së për dhënien e tokës janë shkelur të gjitha procedurat, nuk është ngritur grup pune për kryerjen e praktikës, e madje në shkelje të ligjit për dhënien e pasurive shtetërore me qera janë marrë kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë.

Pra pasi shkeli hapur procedurën, pasi nuk ka ngritur as grupin e punës për vlerësimin e dokumentacionit, pasi nuk relacion për përcaktimine  çmimit. Armando Subashi merr edhte tagrat e Ministrit të Ekonomise pasi vetëm ai ka tagër të jap me qera toka pafryt ku hyn edhe kategoria ranishte.

Por Subashi për miqt e Belindës nuk u mjaftua me kaq, edhe pse Ligji e përcakton qartë se afati maksimal për lidhjen e kësaj kontrate është 10 vite, ai firmos për 20 vite. Pas firmosjes së marrëveshjes mes Bashkisë Fier dhe Agro Roma në 18.12.2020, Belinda Balluku ka dhënë Miratimin Paraprak për ndërtimin e një centrali fotovoltaik në 30.12.2021. Më pas Armando Subashi, në vitin 2022 lidh kontratën përfundimtare të qerasë me subjektin Agro Roma 2019. Pasi ishin kryer të gjitha procedurat me shkelje të rënda ligjore, në maj të vitit 2023, Edi Rama dhe Belinda Ballku miratojnë lejen e ndërtimit për centralin fotovolataik.

LEJE ZHVILLIMI PËR OBJEKTIN: “NDËRTIMIN E IMPIANTIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE, MЕ КАРАСІTET TË INSTALUAR 2 MË, DHE VEPRAVE NDIHMËSE” ME VENDNDODHJE BASHKIA FIER, ME SUBJEKT ZHVILLUES "AgroRoma 2019" Sh.p.k.

Për ta përmbyllur me suskese procedurën sigurisht Igli Tare ka marrë konsulencë nga një tjetër kompani e lidhur me Partinë Socialiste. Sipas bilanceve të publikuara në QKB do të ishte kompania A2 Partners & Laë e themeluar në janar të vitit 2020 nga vajza e Fatmir Xhafës, Aulona Xhafaj.  Edhe kjo e fundit nuk është një emër i panjohur, jo vetëm si vajza e arkitektit të Reformës në Drejtësi, por edhe si përfituese e një tjetër lejeje parku fotovoltaik ngjitur me parkun e Igli Tares. Pra edhe në këtë rast dyshime të forta ngrihen se zona e re energjetike në Fier nuk është thjesht një investim në këtë sektor, por një hapsire e re e përvetësimit dhe përfitimit të lejeve nga njerëz pranë pushteti që nesër do të jenë zotër të sektorit energjetik të vendit, me miliona në xhepat e tyre fal vizionit të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco