Plug/ Arben Rakipi 'promovoi' Altin Dumanin, a u shkelën ligjet për emërimin e tij si Prokuror?

22:12, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ 'Plug' u transmetua mbrëmjen e 27 Majit 2026 në Syri TV

Pjesa IV

Jo vetëm vila, është ndërtuar dhe deklaruar në mënyrë të dyshimtë, por ajo që sapo ndoqët, tregon manovrat finaniare të Altin Dumanit.

Rasti më i rëndë është ai I apartamentit të blerë te kompania e kushëririt të bashkëshortes, Andon Pango, ku çmimi i deklaruar nuk ka asnjë lidhje me tregun apo pronat e tjera të shitura nga kjo kompani. Madje, Andon Pango, si person i dënuar për mashtrim me pasoja të rënda, mund të cilësohej dhe si kontakt i papërshtatshëm në vetingun e Altin Dumanit, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, jo vetëm pasuria, por edhe karriera e Altin Dumanit është e ndërtuar mbi shumë pikëpyetje. 

Altin Dumani është bërë pjesë e drejtësisë në vitin 1999, pasi përfundoi Fakultetin Juridik në Shkodër. Më 1 mars të këtij viti, Dumani merr emërimin e parë si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Sarandë, detyre të cilën e mbajti për 11 muaj, kur në mënyrë të dyshimtë do të njihte një ndryshim galopant në karrierën e tij, edhe pse me vetëm 11 muaj eksperiencë. Në 1 shkurt të vitit 2000, kryeprokurori Arben Rakipi do të komandonte studentin e sapo dal nga bankat e Shkollës në krye të Prokurorisë së Tropojës. 

Pikërisht ky emërim ngre pikpyetje të mëdha sa i përketë bazave ligjore të këtij emërimi por edhe lidhjeve okulte në sistemin e drejtësisë të cilat vijojnë edhe sot. Në ato vite Tropoja konsiderohej si një nga qytetet më problematike për nivelin e kriminalitetit, ndërkohë që pjesë të kësaj Prokurorie ishin edhe prokurorë me eksperiencë, që nuk e sillte nevojën e emërimit në krye të saj, të një studenti që nuk kishte arritur as eksperiencën e duhur. 

Të gjitha ligjet e kohës, por edhe sot, për këtë rast parashikojnë që çdo Oficer I Policisë Gjyqësore, por edhe të tjerë që bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë si prokuror apo gjyqtar duhet më parë të kenë kaluar një eksperiencë 3 deri në 5 vite. 

Një ndër ligjet e kohës që rregullonte funksionimin dhe emërimet në sistemin e drejtësisë, ishte ligji Nr.8265, datë 18.12.1997 “PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. Në nenin 20 ky ligj ndër të tjera parashikonte se:  

Neni 20 
Mund të caktohen si gjyqtarë dhe prokurorë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pa ju nënshtruar formimit në Shkollën e Magjistraturës edhe juristë të tjerë, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji, në qoftë se kanë punuar jo më pak se pesë vjet si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, pedagogë në Fakultetin e Drejtësisë apo në Shkollën e Magjistraturës, deputetë, këshilltarë juridikë në Kuvendin Popullor, në Presidencë, në Këshillin e Ministrave dhe juristë specialistë në Ministrinë e Drejtësisë ose që kanë kryer kurse specializimi pasuniversitar afatgjata jashtë shtetit. 

Eksperienca për emërimin e një prokurori, jo magjistrat u rregullua edhe me ligjin nr. 8737 në vitin 2001, kun ë pikën “b” të nenit 18 afati në detyrat e mëparshme u përcaktua jo më pak se 3 vjet. 

Neni 18 
b) ka punuar, jo më pak se tre vjet, pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, pranë Presidentit, në Këshillin e Ministrave, në Gjykatën e Lartë, në Ministrinë e Drejtësisë, pranë Zyrës së Avokatit të Popullit ose deputet me arsim të lartë juridik, si dhe oficer në policinë gjyqësore.

Në vitin 2008, ligji do të ndryshonte sërish dhe eksperienca e nevojshme për tu emëruar nga Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokuror u rivendos jo më pak se 5 vite. 

Neni 9 
Në nenin 18 bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë: 
a) Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë: 
“b) ka punuar jo më pak se 5 vjet oficer i policisë gjyqësore.”.

Pra siç duket qartë, në çdo përcaktim dhe ndërhyrje ligjore, eksperienca nga 3 deri në 5 vite ka qenë domosdoshmëri për një çdo student juridiku që të emërohej si prokuror apo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë. Por ligji duket se nuk ka qenë problem për Kryeprokurorin e kohës Arben Rakipi, që Altin Dumanin në vitin 2000 ta emëronte jo thjesht prokuror, por drejtues prokurorie pa eksperiencën e sanksionuar me ligj. 

Drejtimi i Prokurorisë së Tropojës do të shfrytëzohej vetëm si trampolinë nga Altin Dumani, i cili pas më pak se një viti do të transferohej sërish në Tiranë. Në 1 shkurt të vitit 2001, me vetëm një vit eksperiencë, Arben Rakipi mori Altin Dumanin pranë vetes, duke e komanduar në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar pranë prokurorisë së Përgjithshme. Me krijimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitin 2004, Altin Dumani do të kalonte në këtë prokurori dhe vetëm 9 muaj më pas u komandua si drejtues në pozicionin e zëvendës Drejtuesit të Prokurorisë. Pas 3 viteve në këtë detyrë, Altin Dumani u emërua në Prokurorinë e Tiranës ku ka qenë pjesë e Task Forës kunër korrupsionit dhe krimit ekonomik detyrë të cilën e mbajti deri në emërinin e tij në Strukturën e posaçme SPAK. 

Ndoqëm se si drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, ka kaluar veting fiktiv, me pasuri të dyshimtë e me një ngjitje karriere po aq të dyshimtë. Një vilë që deklarohet se është ndërtuar me donacion nga një çift pastorësh britanik dhe u bë e banueshme në vitin 2000, rezulton se nuk ka ekzituar deri në vitin 2004. Faktet janë të rënda, ato tregojnë se jo vetëm Altin Dumani ka gënjyer në veting, por ka implikuar në mashtrim e madje falsifikim edhe familjarët e bashkëshortes së tij. Në të njëjtin dyshim për fshehje të ardhurash janë vënë dhe disa prona të tjera të Altin Dumanit, të cilat gjithashtu i mbeten organeve kompentete të hetojnë për të zbardhur të vërtetën. Detyra jonë është tju tregojmë vetëm faktet, ndërsa vlerësimin për “heroin” e drejtësisë së re, ju mbetet Ju të dashur qytetarë ta bëni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco