Lajmi i fundit

LIVE/ Zgjedhjet për forumet drejtuese të PD, vijon numërimi i votave

PLUG/ Rrugët 1.1 miliardë euro të Belinda Ballukut, që u shembën pa u inaugruar

22:32, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më shumë se 230 milionë euro është fatura financiare me Bankers Petroleum dhe Parkun e Karavastasë. Në të dyja rastet, Belinda Balluku, me dashje apo jo, ka luajtur rol kyç që në dëmin financiar që u është shkaktuar qytetarëve shqiptarë.

Tashmë i mbetet SPAK të hetojë e zbardh këto afera dhe mbi të gjitha, të kthejë paratë e abuzuara në arkën e buxhetit të shtetit. Por teksa vetëm me tunelin e Llogarasë, Bankers Petroluem dhe Parkun e Karavastasë shqiptarët kanë sot një dëm financiar prej 430 milionë eurosh, ai që u është shkaktuar po me firmë të Ballukut nga rrugët e shembura, shkon në miliarda. Në vijim do t`ju tregojmë sesi gjatë 7 vjetëve si minisre, Belinda Balluku prokurori ndërtim rrugësh me vlerë miliarda euro, ku shumica absolute e tyre u shembën, tashmë edhe duke marrë jetë njerëzish.

ELBASAN QAFE THANE 215

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën 2014-2025 dhe fondi i pritshëm për 2026-n.

Me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vendet si Shqipëria.

Nga këto, vetëm dy projektet, që prekin qarkun e Elbasanit, rruga Elbasan-Qafë Thanë dhe Automotoparku, deri më tani, kanë kushtuar rreth 226 milionë euro. Por të dyja këto projekte kanë nisur të shemben, duke u vënë në pikëpyetje që në fazën e ndërtimit.

Historia e ndërtimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë, nisi një vit pasi Belinda Balluku u bë Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Më 29 korrik 2020, ARRSH hap një tender me objekt Studim Projektimi zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë, me fond limit 53 369 587 lek pa tvsh. Tenderi zhvillohet me urgjencë, pasi qëndron i hapur për vetëm 13 ditë, pasi në datën 12 gusht 2020, mbahet edhe procedura. Çuditërisht, ndonëse afati i dorëzimit të ofertave ishte vetëm 13 ditë, për shpalljen e fituesit Autoritetit Rrugor Shqiptar iu deshën pesë muaj që të shpallte fituesin. Sipas të dhënave, më 31 dhjetor 2020 është shpallur fituesi dhe në datën 18 janar 2021 është lidhur kontrata me bashkimin e operatorëve InfraKonsult SHPK - HMK – Consulting, të cilat për vlerën e rreth 610 mijë eurove me TVSH dhe për një afat prej 9 muajsh nga lidhja e kontratës, do të duhet të kryenin studimin dhe projektimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Pas tenderit për projektimin, në vitin 2022 nisën të shpalleshin me radhë edhe tenderat për ndërtimin e kësaj rruge. Deri më tani, për ndërtimin e rrugës Elbasan-Qafë thanë e cila ka një gjatësi prej rreth 50 km, janë lidhur kontrata për 8 lote me një gjatësi totale prej 27 km, ndërsa vlera e ndërtimit për këto 27 km rrugë është 215 milionë euro, ndërkohë që për ndërtimin e 23 km të tjerë, do të duhen edhe qindra milionë euro të tjerë.

Loti VII i kësaj rruge, është pikërisht ai që sot është shembur. Kontrata për nisjen e punimeve në këtë lot u lidh më 18 korrik 2024, nërsa vlera totale e projektit është 27 milionë euro me TVSH.

Siç u përmend, për ndërtimin e këtij segmenti prej 5 km, që përfshinë të gjithë zonën që u shemb dy javë më parë dhe atë që u shemb disa javë më parë gjatë punimeve në afërsi të Librazhdit, qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë ANK 27 milionë euro.

Sipas ekspertëve, një nga shkaqet e shembjes së rrugës ekzistuese kanë qenë pikërisht punimet për ndërtimin e rrugës së re, ku shpatit të malit i është shtuar peshë duke e bërë terrenin të paqëndrueshëm.

Këtë fakt e konfirmon edhe raporti gjeologjik, i cili gjendet bashkëngjitur me dokumentet e tenderit. Në faqen 4 të raportit me 11 faqe gjitësej, teksa analizohet situata me rrëshqitjet, citohet se një nga shkaqet kryesore janë pikërisht rrëshqitjet antropogjene që vijnë nga ndërtimi i veprave inxhinierike.

QUKËS- QAFË PLLOÇË 255 MLN EURO

Vetëm pak javë më parë, emisioni investigativ Plug publikoi një investigim të detajuar të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cila pësoi së paku pesë shembje nga muaji tetor 2025 deri në muajin janar të këtij viti.  Rruga nisi në vitin 2009, ku qeveria e Partisë Demokratike ndërtoi vetëm 3 km e parë, ndërsa la projektin dhe financimin për segmentin tjetër prej 40 km.

Punimet për këtë të fundit nisën në verën e vitit 2015 dhe janarin e vitit 2016, ku rruga u nda në tre lote. Projekti, i hartuar nga firma prestigjoze italiane AIC Progetti, u financua nga Banka Silamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, ku në total rruga parashikohej të kushtonte 152.7 milionë euro. Por vetëm pak muaj pas nisjes së punimeve në terren, në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti ishte rishikuar.

 Pas një auditimi, për shkak të rregullimeve në projekt, një kompani e pavarur vlerësoi se rruga mund të kërkonte dhe një financim shtesë deri në 50 milionë euro për të përfunduar totalisht. Por vetëm pak ditë pasi auditimi për kostot ishte dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës, në muajin dhjetor 2018, në krye të këtij institucioni vjen Belinda Balluku. Kjo e fundit, duket se jo vetëm nuk mori parasysh auditimin e pavarur, por vendosi të rrisë kostot e rrugës dhe me 56 milionë euro të tjera, duke e çuar vlerën totale nga 155 në 255 milionë euro.

Nga investigimi i Plug, referuar dokumenteve zyrtare, rritje më të madhe të kostove rruga e pati në Lotin 3, që ishte vetëm 9.6 km, ndërsa nga pikëpamja inxhinierike në këtë lot nuk kishte vepra të mëdha si tunele apo ura, pasi ato i përkisnin lotit 2. Madje, investigimi nxori në pah, se ndryshimet në projekt në këtë lot, prekën edhe fondet që ishin parashikuar për skarpatat, ku sipas një auditimi të KLSH fondet për skarpatat u ulën, ndërsa paratë shkuan për punimet nga 33 milionë euro, u rritën me një vlerë prej 75 milionë eurosh.

KORÇË-ERSEKE 90 MILIONE EURO

Më herët, gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, Emisioni Investigativ Plug publikoi të dhëna që tregojnë gjithashtu dështimin e projektit të rrugës Korçë-Ersekë, e cila u shemb në muajin shkurt të vitit 2024. Sipas të dhënave që publikoi Plug, rruga Korçë-Ersekë kushtoi plotë 88 milionë euro. Loti I 1 i rrugës nisi të ndërtohej gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ku segmenti prej rreth 17 km u ndërtua me një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh. Ndërsa pjesa tjetër e rrugës prej rreth 17 km, u nda në dy lote dhe u ndërtua pas vitit 2020, kur në ministrinë e infrastruktukturës  erdhi Belinda Balluku. Vlera e këtyre dy loteve kushtoi rreth 60 milionë euro. Projekti I rrugës Korçë-Ersekë u hartua Brenda dy muajve nga kompania AE Enginering, e Entela Canos. Por gjatë zbatimit në terren u zbardhën edhe faktet që dëshmojnë se projekti ishte flas, pasi rruga jo vetëm që u shemb në pjesën e parë të lotit II, por gjatë punës në terren për ndërtimin  e Lotit II pjesa e dytë, rezultoi se projekti në letër nuk përputhej me terrenin.

MALIQ LOZHAN – 16 MLN EURO

Një nga rrugët që u shemb, pak ditë më parë në disa segmente të saj, është ajo Maliq-Lozhan.  Kjo rrugë me gjatësi 18.8 km, u shemb vetëm pak ditë përpara se të ndodhte katastrofa në Librazhd, ndërsa pas kësaj të fundit Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh, u pa si alternativë për lëvizjen drejt Korçës dhe Tiranës. Mirëpo, rruga, për shkak të shembjes por dhe parametrave Teknik është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve. Ky segment me gjatësi 18.8 km nisi të ndërtohej në vitin 2022, kur Belinda Balluku ishte në kulmin e saj bashkë me vartësin e besuar Evis Berberi. Pra në total, kjo rruga ka kushtuar më shumë se 16 milionë euro, ku sot, jo vetëm nuk shërben si alternativë për të lidhur juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë, por shndërrohet gjithashtu një vepër që duhet të hetohet nga SPAK.

RRUGA E LUMIT TË VLORËS- 84 MLN EURO

Një tjetër aks, që është shembur gjatë ditëve të fundit, është dhe një pjesë e rrugës së re të Lumit të Vlorës, në segmentin Kuç-Qeparo. Kjo rrugë nisi të ndërtohej në vitin 2018 dhe përfundoi në vitin 2022. Sipas të dhënave rruga me gjatësi 74 km ka kushtuar 81.8 milionë dollar. Nga këto, ondi Kuvajtian me 40.8 milionë USD, Fondi Saudit me 30 milionë USD dhe Qeveria Shqiptare me 11 milionë USD. Rruga u ndërtua duke u ndarë në tre lote, Loti 1: Vlorë–Gjorm, me gjatësi përafërsisht 23 kilometra. - Loti 2: Gjorm–Ura e Lasko s me gjatësi përafërsisht 24 kilometra. - Loti 3: Ura e Laskos–Qeparo, me gjatësi përafërsisht 27 kilometra. Pjesa e shembur, siç shihet në këto pamje I përket Lotit 3, I cili u ndërtua nga kompania Italiane INC S.P.A. me vlerë totale prej rreth 35 milionë euro me TVSH. Siç shihet nga pamjet, e gjithë traseja e rrugës është çarë në një gjatësi prej më shumë se 100 metrash, ndërsa rrezikon që trupi I rrugës të rrëshkasë në greminë duke e bërë atë të pakalueshme.

TUNELI I SKERFICES 24 MILIONE EURO

Tuneli I Skërficës, në aksin Kardhiq-Delvinë kushtoi plotë 23 milionë euro për tu ndërtuar. Por në muajin nëntor të vitit 2025, në një nga daljet e Tunelit, qytetarët filmuan sesi shpatet e maleve shembeshin duke bllokuar hyrjen e rrugës. e cila rrezikoi jetën e jo pak drejtuesve të mjeteve që kalonin në atë aks. Sikur të mos mjaftonin 23 milionë euro të ndërtimit, ARRSH ka kontraktuar kompaninë Salillari duke I dhënë dhe 800 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen e tunelit, ku supozohet se do të duhet të kujdeset edhe për hyrje daljet në tunel me qëllim që nga skarpatat e maleve të mos bien inerte.

RRUGA E ARBERIT, TUNELI I MURRIZIT 370 MILIONE EURO

 Këto janë pamjet që tregojnë dëmtimin e skarpatave në rrugën e Arbërit. Kjo e fundit, u ka kushtuar xhepave të qytetarëve më shumë se 370 milionë euro dhe pritet që kostot të rriten. Shembja e skparatave në rrugën e Arbërit, kanë ndodhur në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në afërsi të Tunelit të Murrizit. Dhe vetëm për këtë segment, me objekt të qartë mbrojtjen e skarpatave të maleve, qeveria shqiptare ka investuar më shumë se 13 milionë euro. në vitin 2022, ARRSH shpalli një tender me vlerë 13.3 milionë euro, i cili kishte si objekt sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shakllën e Tujanit tenderi u fitua nga bashkimi i “Ante-Group” & “FERRO BETON & CONSTRUCTION CO” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD”, ndërsa u klasifikua me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të ofertës më të ulët ekonomike. Afati i punimeve për mbrojtjen e skarpatave ishte 18 muaj, por në 29 shkurt 2024, në afërsi të shkallës së Tujanit një masiv i madh shkëmbor u shkëput nga mali duke bllokuar totalisht rrugën, ndërsa shembjet aktuale rrezikojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

SHENGJIN – VELIPOJE 15 MLN EURO

Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, u inagurua gjithashtu nga Kryeministri Edi Rama gjat fushatës elektorale të vitit 2025. Ai e cilësoi këtë rrugë si segment që do t`i jepte hov zhvillimit të turizmit. Por në 8 dhjetor 2025, edhe në këtë rrugë në një gjatësi prej 50 metrash ka pasur rërshqitje të trupit të rrugës, ndërsa aksi është bllokuar dhe lëvizjae mjeteve bëhet në vetëm një korsi për arsye sigurie. Rruga Shëngjin –Velipojë nisi të ndërtohej disa vite më parë me një kredi nga BERZH. Firma që ndërtoi aksin është kompania Gener 2 ndërsa janë mbikqyrur nga JV Pace dhe ERALD-G shpk. Shembja e rrugës ka ndodhur pikërisht në fshatin Baks Rrjoll, aty ku banorët prej javësh protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik pikërisht nga kompania që mori 15 milionë euro për të ndërtuar këtë rrugë.

Këto janë vetëm disa nga rrugët, që janë prokuruar dhe ndërtuar gjatë kohës që Belinda Balluku drejtoi Ministrinë e Infrastrukturës. Vlera e këtyre rrugëve kalon shumën e më shumë se 1.1 miliardë eurove. Por, pothuajse çdo rrugë, ashtu siç është dëshmuar tashmë, është shembur, ka pasur dëmtime, apo rrezikon të shembet. Për shumë prej këtyre rasteve, janë dorëzuar padi e kallezime penale. Por deri më sot, institucionet përkatëse, në këtë rast, SPAK, nuk na ka treguar pse u shembën rrugët, ku shkuan paratë, dhe mbi të gjitha, pse rrugët e ndërtuara nga Balluku janë shembur! Ne mbetemi në pritje të një përgjigje, por sigurisht, do të vijojmë t`i tregojmë shqiptarëve, por edhe SPAK, se shkelja e barazisë në tendera, është shkak pasojë, dhe zakonisht, në të tilla raste, pasoja është korrupsioni…

Falminderit dhe natën e mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco