Ekskluzive/ Falimentimi i ‘Air Albania’, Turkish Airlines njofton tërheqjen nga aksionet

22:15, 03/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kompania “Air Albania” ka ndërprerë opertimet, pasi nga kërkimet në faqen zyrtare të saj nuk ofrohet me shërbimi I rezervimit online të biletave. Për shkak të mosdorëzimit të bilancit në QKB, është e pamundur për të kuptuar situatën financiare të “Air Albania” dhe se nga I ka gjetur paratë që ka paguar një nga kompanitë ajrore. Por, referuar dy artikujve të dy mediave të specializuara të Aeronautikës në Zvicër, njoftimit të studios ligjore dhe gërshetimit të këtyre të dhënave me disa veprime të qeverisë Shqiptare, ngrihet dyshimi I fortë se borxhet e Air Albanias po paguhen direkt me paratë e taksapguesve shqiptarë.

Në këtë kompani, qeveria shqiptare është aksionere me 10% të aksioneve nëpërmjet ALBCONTROL. Ky I fundit, prej disa vitesh financohet direkt nga buxheti I shtetit, për shkak se llogaritë bankare në Eurocontrol në Bruksel, janë të bllokuara për shkak të Francesco Bechettit, I cili këkron nga qeveria shqiptare 110 milionë euro pasi fitoi gjyqin në arbitrazh për mbylljen e Agon Channel. Prej vitit 2022, Albcotronl financohet direkt nga buxheti I shtetit.

Sipas bilanceve të Albcontrol, xhiroja vjetore e shoqërisë ka qenë rreth 30 milionë euro gjatë viteve të fundit. Pasi, Becchetti bllokoi llogaritë në Bruksel, qeveria ka financuar ALbcontrol me rreth 30 mln euro cdo vit.

Në fund të vitit 2025, qeveria me një akt normativ, ndërhyri në ligjin e buxhetit, duke miratuar një grant prej 70 milionë eurosh për Albcontrol. Pagesat u kryen me dy këste. Konkretisht më 8 dhe 13 janar të këtij viti, në llogaritë e Albcontrol u depozituan plotë 70 mln euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kujtojmë këtu, se gjyqi me kompaninë Airlines Geo Sky LLC, është zhvilluar në 30 janar të këtij viti. Pra vetëm disa ditë pasi Albcontrol, si aksioner I shoqërisë Air Albania kishte siguruar financim. Kujtojmë gjithashtu se në gjyqin e 30 janarit, Air Albania vendosi të kryejë në mënyrë të menjëhershme një pjesë të borxhit ndaj kompanisë Airlines Geo Sky LLC. Këto të dhëna ngrenë dyshimet se borxhet e Air Albanias po paguhen me paratë e shqiptarëve.

Këtë fakt e konfirmon edhe një tjetër lëvizje e qeverisë. Me një vendim të datës 15 janar 2026, pra vetëm dy ditë pasi qeveria I transferoi 70 mln euro Albcontrol, Edi Rama vendos që 10% të aksioneve të shoqërisë “Air Albania” ti marrë shteti  duke ia kaluar si përgjegjësi Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Më 29 janar 2026, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit është zhvilluar mbledhja e aksionarëve të shoqërrisë Air Albania. Ajo që bie në sy është fakti se mbledhja është zhvilluar në Ministrinë e Ekonomisë dhe jo në selinë e Shoqërisë, apo të ndonjë prej kompanive aksionare që kishin shumicën e aksioneve. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues nga tre aksionarët, Turkish Airlines që është përfaqësuar me Sokol Elmazaj dhe Oligerta Xhediku si dhe Berkant Kolcu dhe Mustafa Zozen, që kanë qenë të pranishëm  me videkonferencë. Erisa Arizi ka përfaqësuar MDN Investment shpk të Sinan Idrizit. Ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është përfaqësuar nga Suzana Hoxha dhe Gjinovefa Arizaj.

Në rend të ditës kanë qenë 3 pika:

1-            Informimi I Asamblesë së Përgjithshme për Vendimin  e Këshillitt ë Ministrave për transferimin e 10% të kuotave të kapitalit të Albcontrol te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

2-            Paraqitja e gjendjes aktuale financiare të “Air Albania” duke përfshirë pasqyrat e fundit financiare të miratuara.

3-            Diskutim mbi njoftimin zyrtar të aksionarit Turk Hava Yollari (Turkish Airlines) lidhur me qëllimin e tij për të transferuar kuotat e kapitalit që zotëron në “Air Albania”, tërheqjen e tij nga struktura aksionarëve si dhe shqyrtimin alternativave të mundshme për transerimin e këtyre kuotave.

Në lidhje me pikën e parë, atë të transferimit të 10% të kuotave të kapitalit të shoqërisë “Air Albania” nga Albcontrol te Ministria e Ekonomisë, aksionerët e Turkish Airlines kanë dhënë votëm me rezervë, duke kërkuar se transferimi I aksioneve nga Albcontrol tek Ministria mbetet I kushtëzuar nga respektimi nga ana e Ministrisë I Marrrëveshjes Aksionarëve dhe të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Për pikën e dytë aksionerët kanë rënë dakord që pasqyrat financiare, që nuk janë dorëzuar asnjëherë në QKB deri më sot, të auditohen nga një kompani Big4.  Për pikën e tretë, atë të tërheqjes së Turkish Airlines nga aksionet e Air Albania, është lënë të diskutohet në vijim. Pasqyrat financiare janë dorëzuar në QKB tre muaj pas mbledhjes së asamblesë, në datën 17 prill 2026.

Thënë më qartë kompania që Edi Rama e krijoi me shumë bujë e propagandë, duke e përdorur dhe për udhëtimet personale, të cilat deklaronte se I kishte me klering në këmbim të marketingut, sot po paguhen qindarkë me qindarkë nga qytetarët shqiptarët. Këta të fundit, do t`I paguajnë 53 milionë dollar Turkish Airlines, për avionin personal të kryeministrit dhe dhjetëra milionë dollar të tjetër, për avionët me qira, tarifat e aeroporteve, ushqimin e pasgjerëve dhe shërbime të tjera, të cilat tashmë duket se do ti paguajnë shqiptarët. 

Pra, të dashur miq! Kompania Air Albania, ka akumuluar në total rreth 100 milionë euro borxhe. Janë shumë para, që në një formë a në një tjetër, po u merren xhepave të shqiptarëve, për të paguar charterin e Kryeministrit?! Ne presim nga SPAK të na tregojë së paku se kush pagoi faturën e borxheve të kompanisë Geo Sky në janar të këtij viti dhe nëse 70 mln euro që qeveria I transferoi Albcontrol, po shkojnë pikërisht për shlyqerjn e këtyre borxheve. Presim nga SPAK të na zbardh edhe marrëveshjen e kleringut mes Edi Ramës dhe Air Albania për të kuptuar, sesa po na kushton marketingu kryeministror për charter personal.  Mbase SPAK është në kohë ende të ndalë zhvatjen e parave të shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë detyrim për të paguar borxhet e një kompanie private, e cila mbi të gjitha, dhjetëra mijëra shqiptrë në jo pak raste I torturoi duke I lënë aeroporteve të botës…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco