Mirëmbrëma miq! Po fillon Plug! Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro... Do të flasim sonte për krenarinë e Edi Ramës, kompaninë “Air Albania”. Kjo kompani, iu prezantua shqiptarëve në vitin 2018 si nisja e një epoke të re në historinë e aviacionit modern. Sonte do t`ju tregojmë në fakt se e gjithë fasada e propagandës për “Air Albania”, ishte një maskim I përdorimit të kësaj kompanie për t`I vënë në dispozicion charter personal Kryeministrit Edi Rama. Dhe kjo, me një faturë të majme financiare, që përllogaritet se ka kaluar vlerën e mbi 100 milionë eurove. Fillimisht, do t`ju tregojmë propagandën e qeverisë me “Air Albania”, derisa të ashtuquajturit hakera Iranian, nxorën të dhënat që tregonin se Kryeministri Edi rama kishte kryer qindra udhëtime me charter të padeklaruar.
Më 11 shtator 2018, qeveria miratonte zyrtarisht nisjen e krijimit të shoqërisë Air Albania. Kompania ajrore do të kishte tre ortak: Turk Hava Yollari (Turkish Airlines)me 49% të aksioneve, Albcontrol me 10% të aksioneve dhe kompaninë MDN Investiment shpk të sipërmarrësit Sinan Idrizi me 41%. Ndërkohë, katër ditë pas themelimit të shoqërisë, në Rinas do të ulej avioni I parë I Air Albania.
Në nenin 10 të aktit të themelimit të miratuar në qeveri, përcaktohej se kompania do të financohej me 200 mijë dollarë sapo të krijohej, ku secili nga aksionerët do të paguante vlerën sipas përqindjes takuese.
Në nenin 11, përcaktohej se aksionerët nuk mund të transferonin kuotat në një afat kohor prej 5 vjetësh nga data e themelimit. Me kalimin ekëtij afati çdo transerim I kuotave do të bëhet me miratimin e asamblesë së përgjithshme me shumicë të ortakëve të cilët zotërojnë jo më pak se 55% të aksioneve të shoqërisë.
Kompania MDN e Sinan Idrizit, gjithashtu kishte edhe më shumë kufizime. Sipas pikës 4 të nenit 11, shoqëria MDN, për çdo ndryshim të kontrollit në MDN, do të jetë subject I aprovimit paraprak në Asamblenë e Përgjithsme me një shumicë të 55% të kuotave të shoqërisë. Ortakët e MDN do të japin aprovimet e nevojshme dhe do të bëjnë ndryshimet e kërkuara të dokumentave themeltare për të feflektuar detyrimet e përmendura në kët nen. Nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tjetërsimit të kuotave të veta të zotëruara në kapitalin e MDN-së te palët e treta në një vlerë prej 51% të kuotës/kuotave pa miratim paraprak të Asamblesë së Përgjithshme.
E citojmë këtë fakt, pasi shoqëria MDN e Sinan Idrizit, ndryshoi aksioner më pas, duke futur në lojë edhe shtetasin izraelit Ron Yeffet. Ndaj mbetet për t`u verifikuar nëse futja e Ron Yeffet si aksioner te Air Albania, është bërë me miratimin e qeverisë dhe mbi të gjitha të kompanisë turke Turkish Airlines.
Në 13 mars 2019, me anë të një VKM-je, qeveria miratonte marrëveshjen mes ortakëve Turk Hava Yollari AO, ALbcontrol SHA dhe MDN invesmtnet shpk si dhe statusin e shoqërisë Air Albania Shpk.
shteti shqiptar, do të futej aksioner në kompaninë Air Albania ku si kapital nuk do të paguante shumë financiare, por e kompesoi atë me dhënien e pasurive publike. Me një vendim të datës 16 maj 2018, qeveria vendos t`I marrë aeroportit Nënë Tereza një sipërfaqe prone prej 317.10 m2 dhe një sipërfaqe prej 38.40 m2 dhe tia kalojë Shoqërisë Albcontrol, e cila do ta përdorte si kapital të palës shtetërore për krijimin e kompanisë Air Albania.
Më 14 shtator 2018, në Aeroportin e Rinasit, në një ceremoni sa pompoze aq dhe propagandistike, u ul avioni I parë I kompanisë shqiptare “Air Albania”. Avioni ishte pagëzuar me emrin “Lasgushi”, emër ky I poetit Lasgush Pradeci. Në atë ceremoni, Kryeministri Edi Rama premtonte se pas Lasgushit, do të vinin me radhë dhe “Migjeni” që do të fluturonte drejt disa destiancioneve të Europës apo “Fan Noli”, që do të dërgonte e merrte shqiptarët në SHBA.
Rama e quante këtë një ëndërr të bërë realitet, ndërsa e kishte aq për zemër krijimin e Kompanisë “Air Albania”, sa shpesh gjatë fjalës së tij fliste në vet të parë.
Një ditë më pas, më 15 shtator 2018, “Lasgushi” fluturoi me liqenin e Pogradecit duke dërguar disa qindra student shqiptarë drejt stambollit, të cilët së bashku me Kryeministrin u bën udhëtarët e parë të linjës ajrore shqiptare, madje kryeministri thoshte se kjo ishte këmba më e mbarë për Air Albania.
Pak ditë më pas, “Lasgushit” I hipën dhe një numër I madh gazetrësh, të cilët gjithashtu fluturuan drejt Stambollit.
Opozita në atë kohë, ngriti dyshime se “air Albania” po shërbente si një kompani për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. Në tetor të vitit 2022, Homeland Justice, publikoi të gjitha udhëtimet e Kryeministrit Edi Rama nga viti 2004 deri në vitin 2022. Në këtë dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat, rezultoi se Kryeministri Edi Rama kishte kryer 50 udhëtime me charter. Ndërkohë, pas krijimit të kompanisë Air Albania, Kryeministri lidhi një kontratë me kompaninë e cila I vuri në dispozicion avionin “Ismaili”.
Për vitin 2020, Rama krey 18 udhëtime me charter, në 2021 33 fluturime dhe në 2022, kur plasi skandali I hakerave Iranian, kreu 13 udhtime me charter. Rama deklaronte në atë kohë, se nuk paguante para për këto udhëtime, pasi kishte lidhur një kontratë reklamimi me Air Albania, ku charteri vihej në dispozicion kundrejt promocionit që Edi Rama I bënte kompanisë.
EDI RAMA
Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!
Pas skandalit, opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit dhe shpenzimet e tij me Charter, por në 26 janar, Kuvendi me vota të mazhorancës rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës.
Ky vendim shtoi dyshimet se Air Albania nuk ishte gjë tjetër vecse taksia personale e Kryeministrit Edi Rama. Teksa qeveria refuzonte të bënte transparente kontratën e shërbimit me “Air Albania”, vetë kompania refuzonte të dorëzonte në qkb bilancet, nëpërmjet të cilave mund të hidhej dritë mbi kostot që paguante për shërbimet që I ofronte Edi Ramës.
© SYRI.net