Grupet kriminale para nga fondet publike, për blerje votash? Çfarë denoncoi PLUG për Shijakun

22:43, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhe të gjitha këto, në fund përkthehen në fitore plebishtare në fushatat zgjedhore për Edi Ramën. Në Plug, denoncuam gjithashtu edhe sesi grupet kriminale kanë nisur jo vetëm të pastrojnë para me leje ndërtimi, por edhe duke marrë tendera publik. Rasti i tillë ishte ai në bashkinë Shijak, ku kompania e një personi të shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, merrte tenderat e pastrimit dhe më pas shfaqej duke kënduar këngë gangësterësh me kryebashkiakun Elton Arbana pas numërimit të votave.

Gjatë kësaj puntate të emisionit PLUG do të trajtojmë bashkëpunimin e shtetit me grupet kriminale, e më në detaj do të trajtojmë sesi Rilindja ka lejuar dhe fuqizuar grupet kriminale në Durrës të cilat më pas kanë kthyer favoret në vota.

KLSH në raportin e saj bën dhe një tjetër zbulim tronditës, po të lidhur me Portin e Durrësit. Favorizimin e kompanive të lidhura me grupet famkeqe kriminale në Durrës. Pikërisht në Portin e cilësuar prej vitesh si porta hyrëse e Kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Duket se lehtsia që kanë gjetur grupet kriminale në këtë port, nuk ëhstë aq rastësore, pasi siç do të mësoni në vijim, ato nuk kanë vetëm aksesin, por madje kanë arritur që të kenë në kontroll edhe funksionimin e këtij porti, kontrata si dhe marrin para që u përkasin taksapaguesve shqiptarë,

Në faqen 28 të Projekt Raportit të KLSH-së, i cili nuk dihet nëse do ta shohë ndonjëherë dritën e transparencës për publikun, audituesit trajtojnë klientet e Autoritetit Portual Durrës dhe detyrimet e pashlyera ndaj këtij institucioni.

Sipas audituesve, detyrimet e pa mbledhura nga Autoritetit Portual Durrës janë në vlerën 1.035 miliardë ose 10.3 milion euro. Ata thellojnë edhe më tej auditin duke specifikuar se borxhi mbi 20 ditë është 927 milion ose 9.2 milion euro, ndërsa borxhi mbi 40 ditë kap vlerën e 710 milion lekëve.

Pikërisht kjo shumë do të ishte fokusi i Audituesve dhe i këtij emisioni, që do të nxjerr në pah se kush janë kompanitë dhe individët që nuk denjojnë të paguajn as detyrimet për shërbimin dhe pagesat e marra. 7.1 milion euro të pambledhura nga Piro Vengu, e situata bëhet me alarmante kush sheh listën e debitorëve të cilëve Piro jo vetëm nuk u kërkon paratë por i lejon të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet. Sipas KLSH 54% të këtij borxhi e ka vetëm 1 kompani e cila i detyrohet Portit 383 milion lekë ose 3.8 milion euro.

Si është e mundur kjo?

Si është e mundur që një kompani e vetme është lejuar të operojë në port pa paguar asnjë lekë dhe pa marrë masa jo vetëm për mbledhjen e detyrimeve por edhe të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e ngarkim shkarkimit në port?

Përgjigjet i jep emri i kompanisë dhe i pronarëve të saj, që mesa duket kanë mbështetje dhe bashkëpunim më të fortë në analet qeveritare se sa vetëm shërbimi i ofruar në Portin e Durrësit. 

LIBURNET-1 shpk është kompania e cila sot është në pronësi të shtetasit Ibrahim Hani dhe ka si administrator shtetasin Altin Bejko. Plug investigoi dhe më tej. Liburnet-1 shpk është themeluar me ortakë shtetasit Petrit Hani, Alfred Prifti dhe Edmond Tafilaj. Alfred Prifti sot rezulton të jetë punonjës pranë Autoritetit Portual durrës kurse Edmond Tafilaj rezulton i punësuar si ekonomist pranë Liburnet-1.

Në nëntor të vitit 2011 ndryshon dhe struktura e ortakëve. Petrit Hani që zotëronte 70 % të aksioneve vendos ti shesë ato te shtetasit, Ibrahim Hani, Altin Bejko, Gentian Bejko dhe Edmond Koçi për vlerën 50.000 euro.

Gentian Kastriot Bejko rezulton të jetë Deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2013-2017 në qarkun Durrës. E madje ka mbajtur edhe postin Këhsilltarit Bashkiak apo të drejtuesit të Partisë Socialiste për degën e Durrësit, në periudhë të cilën kontribuojë për ardhjen e Edi Ramës në pushtet, duke e bërë atë një nga njerëzit më të besuar të Ramës për qytetin bregdetar. 

Pra deri këtu shohim qartë se kush janë këta individë dhe lidhjet me Partinë Socialiste.

Gjithashtu LIBURNET-1 rezulton se i ka detyrim ose borxh Autoritetit Portual Durrës si furnitor në vlerën 3.8 milion euro. E në fund kjo kompani dhe pse ka deklaruar dhjetra milion euro faturim për garkim shkarkim anijesh në Portin e Durrësit, pezullon aktivitetin duke lënë një gropë finaniare për portin në vlerën 3.8 milion euro.

Pirro Vengu e dinte shumë mirë problematikën me borxhin e pambledhur të kësaj kompanie pasi ishte trajtuar më gjerësisht nga një tjetër audit i KLSH për periudhën 2018-2020. Këtu situata bëhet edhe më e rëndë pasi faktohet se favorizimi i kësaj kompanie ishte bërë që në vitin 2015 nga ish Drejtori Gazmend Shalsi, edhe ky një lidhje shumë e afërt me Partinë Socialiste pasi është kushëri i Eduart Shalsit.

E njëjta skemë rezulton edhe në Bashkinë e Shijakut, ku personazhe të krimit, marrin tendera, nga kryebashkiaku Enton Arbana, të cilit I kanë garantuar edhe votat në zgjedhje.

Nga investigimi ynë, dhe jo vetëm, kjo Bashki mund të cilësohet etaloni i faktimit të përfshirjes së grupeve kriminale në marrjen e tenderave, që tashmë kryejn krime intelektuale siç do të deklaronte Altin Dumani, e janë bërë të paprekshëm edhe nga drejtësia. Do të ndalemi vetëm në një prej tenderave të kësaj Bashkie, atë të menaxhimit të mbetjeve, pasi në emisionet në vijim, investigimi do të jetë edhe më i zgjeruar.

Prej vitit 2017 fitues i tenderit të pastrimit të Bashkisë Shijak është kompania AMR. Kjo kompani që nga themelimi i saj në vitin 2015 ka si ortak shtetasin Fadil Balla alias Julian Balla.

Në gusht të vitit 2025, Julian Balla do të shpallej në kërkim nga SPAK, si pjesë e organizatës kriminale të Çopjave përgjegjëse për trafikimin e të paktën 17 tonë kokainë nga vendet e amerikës Latinë drejt Europës. Balla, ka mbajtur edhe postin e Presidentit të Erzenit, klubit sportiv të Shijakut, periudhë në të cilën paratë nuk ishin problem për këtë ekip, e madje njohu edhe rritje sportive. Gjithashtu Julian Balla, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj si dhe pronar i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi.  Të dyja këto pasuri me vlerë mbi 1 milion euro janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Bashkë me Jul Ballën, SPAK lëshoi edhe 16 urdhër arreste, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja. Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers. Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ndërsa cilësohej si një nga grupet më të rëndësishme të drogës, kompania AMR e Julian Ballës do të fitonte tenderin e parë në Bashkinë Shijak, për pastrimin e qytetit në maj të vitit 2017.

Kompania AMR prej gushtit të vitit 2025 është vën nën sekuestron e SPAK edhe pse administrator nuk ka zonjën e caktuar nga Agjencia e Pronave të Sekuestruar por vetë shtetasin Fadil Balla. Nuk dim nëse është lapsus apo lehtësi e shokëve të rilindjes pas prezencës në KZAZ.

Por veç këtij sqarimi, provat e servirura nga Elton Arbana janë edhe më kriminale. Janë prova që edhe njëherë tregojnë se si qeveria është e lidhur me krimin, u jep atyre tenderave dhe në këmbim i angazhon për vjedhjen e zgjedhjeve.

Këto pamje janë publikuara nga Elton Arbana ditën e përfundimit të numërimit të votave në maj 2025. Përpos këngës së vendosur në sfond e cila kurrsesi smund të përdorej nga një shërbëtor publik, ku teksti i këngës e krahason veten me mafiozin LUCKY LUCIANO, e me këtë edhe Elton Arbana duket se bën të njëjtin krahasi, duke treguar prezencën e çunave Brenda KZAZ, që sipas tij i dhanë fitoren Rilindjes.

Ndër çunat e prezantuar nga Arbana, brenda në KZAZ është edhe Fadil Balla alias Jul Balla, sëbashku me shoqëruesit e tij. Mesa duket kryebashkiaku në delirin e fitores, nuk ka i ka dërguar vetëm një mesazh Edi Ramës, se kush ishin çunat që i dhanë fitoren, por bashkë me të, i çoji edhe nje mesazh SPAK-t, institucionit të vetëm që deri më tani nuk ka parë përfshirjen e organizatave kriminale në vjedhjen e zgjedhjeve për llogari të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco