Lejet për parqe votoltaike, nuk u janë dhënë vetëm deputetëve të PS, por Belinda Balluku nuk është kursyer as për vartësit e saj. Plug denoncoi rastin e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Themeja, familjarët e të cilit përfituan një licensë për park fotovoltaik nga Balluku, dhe më pas ajo licensë përfundoi si pronë e kompanissë 4AM. Kjo është një nga kompanitë e preferuara të Ballukut, nën hetim nga SPAK dhe në qendër të disa skandaleve përfshi kërcënimin e gazetarit Osman Stafa. Jo vetëm kaq, por Plug ka denoncuar edhe aferat e besnikut të Ballukut, Pirro Vëngut, i cili si ish-drejtues i Portit të Durrësit ka abuzuar me mbi 30 milionë euro për tenderat e vinçave në këtë port.
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e infrastrukturës dhe energjetikës, mbeten Tigrat, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se Tigrat, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t'i shesë si sukses, 'Parqet Fotovoltaike', janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së instiotucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët defakto të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përktë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht ëhstë Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajëror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit Rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të Shefe Belës shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise - elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise dhe veprave ndihmese ne gjithe territorin e Shqiperise.
Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ti hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MË, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale. Në një kohë record, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompanië që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.
Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike.Shkeljet e rënda për përfitimin e tokës janë gjetur edhe nga Kontrolli I Lartë I Shtetit, ku duket se për njerëzit nën influencën e Belinda Ballukut, kryebashkiaku I Fierit Armando Subashi, nuk ëhstë kursyer as duke rrezikuar edhe burgun. Subashi ka nxituar të firmosë kontratën e dhënies së sipërfaqes prej 30 mijë metër për kompaninë GREEN PLUS ENERGY, për një ccmim qesharak, pa marrë më parë miratimin e Këhsillit Bashkiak sicc e këkrojnë ligjet në fuqi. E për më tepër kontrata ëhstë nënshkruar për 20 vite, ndërkohë që ligji parashikon që për këtë kategori toke, kontrata maksimale mund të jetë deri në 10 vite.
Më tej KLSH konstaton shkelje të tjera të rënda, pasi kjo kontratëështë bërë në shkelje tënenin 54 pika e, e ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” ku citohet “Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të
tretëve”. Pasi nuk është ngritur grup pune nga ana e Subashit për vlerësimin dhe kontrollin e dokumentacionit përkatës, si dhe nuk ka relacion për përcaktimin e ccmimit, ccka konkuldoi me dhënien e tokës me një ccmim shumë herë më të ulët se sa duhej dhënë realisht. Por për Armand Subashin, duket se nuk kishte rëndëi respektimi I ligjit përball përmbylljes së procedurës për njerëzit e zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe n datë 18 dhjetor të vitit 2020 është firmosur kontrata mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe kompanisë GREEN PLUS ENERGY. KLSH raporton gjithashtu se me këtë kontratë është shkelur edhe VKM-ja nr. 54, pas të drejtën e nënshkrimit të kontratës dhe dhënien me qera nuk e ka Bashkia por Ministria e Ekonomisë. Një tjetër shkelje e rëndë ligjore për kalimin e pronësisëështë bërë për faktin, pasi në momentin e lidhjes së kontratës për marrjen e tokës me qera, kompania GREEN PLUS ENERGY nuk kishte përfunduar procedurën e marrjes së lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik, pasi I ishte lënë një afat 6 mujor për plotësimin e dokumentacionit dhe kritereve. Por duket se kjo procedurëëhstë marrë e mirqenë, e ëhstë treguar siguri abosolute për vijimin e procedurës për marrjen e lejes përfundimtare, për sa kohë të gjitha institucionet shtetërore vihen në rresht për ti falur edhe tokën që u përketë banorëve të asaj zone, dhe jo njerëzve të lidhur me Belinda Ballukun.
MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”. Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4 A M është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ka aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MË) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.
Edhe në këtë rast, brenda një kohe record, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik 80MË “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.
Po le të ndalemi pak tek kompania DABAR, pronare me 50 % eMd Green Energy, e cila është prfituese lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo kompani u themelua në vitin 2016, nga Reni Metaliaj, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Reni Metaliaj figuron në gjëndjen civile të vëllait Artan Metaliaj, i cili është i martuar me shtetasen Elsa Metaliaj, Drejtore e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë 4 -AM. Por i riu që iu fut biznesit me kompaninë e tij, rezulton edhe vëllai i Ardit Metaliajt, pronarit të vetëm të kompanisë 4 A M.
Zinxhiri vijon me kompaninë koncesionare HENZ ENERGY. Aksionerë të kësaj kompanie janë SHQIPONJA-M me 43% të aksioneve, KLENIS 52% të aksioneve dhe ILIRIADA me 5 %. HENZ ENERGY u themelua në vitin 2009 dhe përfitoi nga Ministria e Energjitikës kontratën koncensionare për ndërtimin e hevece DARS 1, 2 DHE 3. Në shkurt të vitit 2018 pasi ILIRIADA blihet nga aksionerët e rinj, ndyshojnë edhe kuotat në kompaninë koncensionare. Nga 5 %, ILIRIADA tashmë do të zotërojë 92% të aksioneve në kompaninë koncesionare, KLENIS tashme do të zotërojë vetëm 8%. Pikpyetje të mëdha ngrihen edhe për shkak të vlerës qesharake të blerjes së aksioneve, për vetëm 87 mijë lekë. Ky veprim nuk ka asnjë llogjikë ekonomike pasi deri në atë kohë ishin investuar rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e hidrocentralit e mbi të gjitha ndryshe nga shitja e parë e aksioneve, për këtë shitje ka dyshime se nuk është marrë miratimi nga Ministria e Energjitikës pasi nuk cilësohet në kontratë. Pasi në skenë futet Eduard Tahiraj, pronar i ILIRIARDA-s dhe punonjës i 4 AM, në vitin 2018 vlera e investimit 10-fishohet dhe shkon në 832 milionë lekë. Në vitin 2019, tek HENZ ENERGY del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla.
Në datën 4.12.2019 Selim MOLLA, babai i REDI MOLLA 5D, blen nga ILIRIADA 7% të aksioneve për vetëm 7000 lekë. Dhe fill pasi kësaj vlera e invetimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura. Në vitin 2021 kompania regjistron një barrë siguruese nga ku mësojmë të dhënat se kontrata koncensionare është ndryshuar në shtator të vitit 2018 vetëm 7 muaj pasi aksioner bëhet punonjësi i kompaninsë 4 A M. Në vitin 2020 kompania deklaron faturim 193.000.000 lekë. Po në 2021 adresa kryesore ndryshohet nga Pallati 4-AM te kompleksi SQUARE 21. Në dhjetor të vitit 2021 Selim Molla vendos të revokoj kontratën e blerjes së aksioneve dhe të largohet nga kompania. Gjurma e përfshirjes së Selim Mollës, hap një tjetër drejtim po aq të mbushur me skandal. Ndërsa me këtë kompani, Selim Molla kryete blerje e shitje aksionesh, Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve, e drejtuar nga Redi Molla, shndërrohet në një minierë ari për përfitimin e tenderave nga kjo kompani. Por jo vetëm, nga Ujësjellës kanalizimet, 4 A-M ka fituar disa tendera në vlerë disa miliona euro, direkt nga Bashkia e Tiranës, përfshire dhe 2 tendera në bashkëpunim me kompaninë 5 D, për demolimin e pallateve pas tërmetit në zonën e 5 Majit.
Nga investigimi i kompanisë koncesionare, nuk jepen të dhëna se kush i ka kryer punimet ndërtimore në bilancet e Henz Energy. Por kjo kontratë rezulton të jetë amenduar disa herë. Pasi blihet nga punonjësi i 4-AM, Damian Gjiknuri amendon sërish kontratën pasi ndryshohet projekti dhe më pas KKT e drejtuar nga Edi Rama miraton gjithashtu rishikimin dhe shtyrjen e afateve për lejen ekzistuese të HEC Darsi 1 dhe 2 në përroin e Darsit në Klos nga Henz Energy shpk.
Piro Vengu është ylli në ngjitje i Rilindjes Socialite, që në moshën 38 vjeçare mori një nga postet ministrore më të rëndësishme të një shteti, atë të Ministrit të Mbrojtjes, detyrë që e mban prej korrikut të 2024-ës. Fal miqësisë së deklaruar publikisht nga zv. kryeministrja Belida Balluku, që siç ajo vetë e deklaron ka patur rol përballë mosbesimit të Edi Ramës, i riu me origjinë të vetëdeklaruar nga Elbasani do të ngjiste shumë shpejt shkallët e karrierës politike dhe në aparatin shtetëror. Emisioni Plug ka arritur të sigurojë në mënyrë ekskluzive një “PROJEKT RAPORT AUDITIMI MBI PËRPUTHSHMËRINË DHE RREGULLSHMËRINË NË AUTORITETIN PORTUAL DURRËS” të majit 2024. Nuk dihet ende nëse ky projekt raport është përfundimtar apo nëse KLSH e ka referuar këtë material në SPAK.
Sipas përcaktimeve ligjore, Drejtori Piro Vengu është i detyruar që të paraqes Plan Biznese 3 vjecare, të cilat do të duhen të miratohen fillimish nga Këshilli Drejtues dhe më pas nga Ministrja Belinda Balluku. Plan biznesi për vitet 2021-2023 ishte miratuar në 29 dhjetor të vitit 2020. Por sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Piro Vengu vendos ta ndyshojë atë në 23.12.2023, kur tashmë kishte mbaruar ai plan biznesi:
Sipas planifikimit fillestar rezulton se Autoriteti Portual Durrës do duhet të dilte me fitim të konsiderueshëm për përiudhën 2021-2023. Por Vengu vendos të ndryshoj këtë plan post faktum.
Duke rritur shpenzimet me 300 milionë lekë në vitin 2021 ndërkohë rriten edhe investimet me 1.6 miliard lekë ose 16 milion euro më shumë. Pra rritje me rreth 20 milion euro vetëm për vitin 2021, vit ku u kontraktuar dhe kompania që bëri projektin e Portit të ri në Porto Romano. Sipas audituesve të gjitha dosjet e prokurimeve janë me mangësi të theksuara, nuk janë të mbajtura sipas përcaktimeve ligjore, gjë që e bën të vështirë gjurmimin e dokumenacionit dhe daljen në një konkluzion të plotë. Për vitet 2021-2022, Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar procedura tenderuese:
Viti 2021—1.8 miliardë
Viti 2022—1.44 miliardë
Pra në total Piro Vengu ka prokuruar 3.2 miliardë ose 32 milion euro.
Ajo që bie në sy në planin e shpenzimeve është edhe fakti se 9 milionë euro janë tenderuar vetëm për konsulenca për Hartimin e Projektit të detajuar teknik të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, për ti hapur rrugë dhënies së Portit Ekzisistues Alaabarit. Por përtej parave të shpenzuara për konsulenca, që shtojnë edhe më tepër dëmin e shkaktuar nga falja e Portit të Aalabari, audituesit e KLSH-së me përzgjedhje trajtojnë në detaj disa nga procedurat e ndjekura nga Autoriteti Portual Durrës.
Sikur të mos mjaftonin dëmet miliona euro nga dhënia e Portit tek Alabari, apo konsulencat për ndërtimin e Portit të Ri, por edhe tre procedurat tenderuese për blerjen e vinçave të rinj, janë po aq abuzive, të paktën sipas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të treja procedurat tenderuese janë fituar nga i njëjti subjekt “HDROPOËER” shpk në pronësi të shtetasit Lulzim Kapllanaj. Procedura e parë e prokurimit me objekt “Blerje Vinçi MHC”. Më 03 qershor 2021, Drejtori i APD-së, Piro Vëngu nxjerr urdhrin e brendshëm për ngritjen e komisionit për përgatitjen e informacionit specifik dhe përllogaritjen e vlerës së fondit limit me përbërje Alket Malo, Hekuran Koci dhe Laert Mema.
Lidhur me kriteret e vendosura për pagesën paraprake, konstatohet se nga Alket Malo, Hekuran Koci dhe Laert Mema, në cilësinë e antarëve të komisionit të përgatitjes së informacionit specifik dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, janë vendosur kritere favorizuese për paradhënien në vlerën 20% të kontratës më nënshkrimin e saj nga palët, dhe pjesa e mbetur pra 80%, është ngurtësuar në bankë në formën e L/C. Pasi i garanton edhe paratë, Institucioni i Drejtuar nga Piro Vëngu nis edhe procedurat tenderuese për ti hapur rrugë blerjes së vinçave të rinj. Tre ditë më pas, komisioni i vlerësimit të ofertave, kalsifikon në vend të parë ofertën me vlerë 385,403,098 lekë pa TVSH të ardhur nga operatori ekonomik “Hydropoŵer” SHPK. Por audituesit thellojnë dhe më tej kontrollin e tyre duke analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga kompania HYDROPOËER për plotësimin e kritereve të tenderit. Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga “Hydropoŵer” SHPK, u konstatua se është dorëzuar në orën 9: 33 të pasdites së datës 09.08.2021. Tek oferta e dorëzuar, u konstatua dokumenti me nr. B21 me emërtimin “B.21 Kontrata_e_Tregtarit_të_Autorizura_-ITALGRU_S.r.l.&“ Hydropoŵer”Shpk”, në gjuhën Angleze.
Pra nga kqyerja e dokumentacionit të dorëzuar nga kompania “Hydropoëer” SHPK, faktohet se ka qenë në dijeni se Autoriteti Portual Durrës, do të zhvillojë një procedurë prokurimi me objekt “Blerje vinçi MHC”, përpara se vetë institucioni të hapte procedurën e prokurimit. Por nga verifikimi i mënyrës së pagesave, vihet re se Piro Vëngu ka paguar kompaninë e Lulzim Kapllanaj përpara se të merrte mallin e porositur. Ndërsa vinçi do të mbërrinte në 22 gusht të vitit 2022, pagesat për llogari të kompanisë janë bërë në mënyrë kronologjike: Të gjitha këto pagesa sipas KLSH janë kryer nga Piro Vengu pa një faturë tatimore të lëshuar nga HYDROPOËER. Në ditën e dorëzimit të vincit kompania ka lëshuar faturën tatimore me vlerën 369,916,982.6 lekë, që është vlera totale e blerjes së Vinçit. Pas lëshimit të kësaj fature Autoriteti Portual Durrës ka kryer dhe disa pagesa të tjera në vlerën 26.7 milion lekë.
Procedura e parë për blerje tenderi do të shpallëj në datën 08.02.2022 me fond limit 432.000.000 lekë pa tvsh dhe procedura e dytë do të shpallej në datën 01.04.2022 me fond limit 385.000.000 lekë pa tvsh. Siç tenderi i parë, edhe tenderi i dytë, nuk do të kishte supriza, e do të fitohej nga kompania HYDROPOËER e Lulzim Kapllanaj. Siç në procedurën e parë, edhe në të dytën shkeljet e gjetura nga KLSH janë identike.
Nga auditimi rezulton se vendosja e këtij kriteri favorizues, dhënia e paradhënies në masën 90% pa ardhur akoma mallrat, nuk është e argumentuar dhe e bazuar tek ndonjë akt ligjor apo nënligjor të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe të prokurimit publik.
Gjithashti nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC për Autoritetin Portual, Durrës”, me fond limit 432,000,000 lekë, zhvilluar në datën 02.08.2022, u konstatuan mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nga Operatori i shpallur fitues “Hydropoŵer” SHPK. Ky operator nuk ka në objektin e aktivitetit të tij “Blerje vinçash ose mjete ngritëse të tonazheve të rënda”. U konstatua se ky operator, është mbështetur totalisht tek subjekti mbështetës “Italgru S.R.L” SHPK për realizimin e procedurës së prokurimit. “Hydropoŵer” SHPK, duhej që të paktën të vërtetonte se merr përsipër të mbulojë 50 % të vlerës së kontratës. KVO në vlerësim duhej ti referohej pikës 2, të nenit 90, “Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera”, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. KVO nuk ka lënë gjurmë në procesverbalet e mbajtura se OE i shpallur fitues, ka provuar se plotëson të paktën 50% të kërkesave të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor.
Siç në tenderin e parë, Piro Vëngu u kujdes që ti jepte pagesat kompanisë së Lulzim kapllanaj paraprakisht, në shkelje të ligjit dhe pa faturat tatimore.
Pra është e qartë që edhe në këtë procedurë Piro Vengu ka favorizuar kompaninë ë Lulzim Kapllanaj jo vetëm në dhënien e tenderit por duke likuiduar 90% të vlerës paradhënië pa faturë tatimore duke lejuar dhe shmangien e 820.000 eurove TVSH në buxhetin e shtetit. Edhe në rastin e tenderit dhe kontratës së tretë, KLSH vë theksin tek vendosja e kritereve favorizuese dhe paradhënien në masën 90% të pagesës pa ardhur akoma mallrat. Në asnjë nen, paragraf ose udhëzim lidhur me hartimin e Dokumenteve Standarde të Tenderit, saktësisht për kushtet e pagesës, nuk cilësohet se Autoritetet Kontraktore mund të likuidojnë paradhënie për punë ende të pakryera. Autoriteti Portual Durrës, ka vendosur të vetë ofrohet duke likuiduar pothuajse totalisht vlerën e prokuruar, përpara se të ketë marrë mallin në dorëzim. E njëjta shkelje është kryer edhe në anashkalimin e garancisë së kompanisë për pasjen e kapaciteteve për blerjen e këtij vinçi, por që për të përmbushur këtë kriter, Piro Vëngu ka marrë personalisht përsipër shkeljen ligjore duke ja dhënë fondet paraprakisht.
Pra në përfundim Piro Vengu vendos të blej 3 vinca pasi tashmë kontratat me koncensionarët që operonin në port u prishën për ti hapur rrugë biznesit me Alabarin. Këto 3 procedura janë në vlerën 1.225 miliardë lekë ose 12.25 milion euro, në dëm të xhepave të taksapaguesve shqiptarë vetëm se Edi Ramës i lindi në zemër ti falte portin Alaabarit. Sigurisht fituesi në të tre procedurat sipas konstatimeve të KLSH-së ishte i paracaktuar. Hydropoëer e biznesmenit Lulzim Kapllanaj, me origjinë nga Qarku i preferuar i Belinda Ballukut, ai i Fierit. Lulzim Kapllanaj sigurisht që është favorizuar nga Belinda Ballukut edhe në fushën e Fotovoltaikëvë por ky do të jetë subjekt i një tjetër investigimi. Pasi paracaktoi garën dhe fituesin, Piro Vengu vendos që të paguaj paradhënie për këto 12 milion euro, 90% të vlerës pa marrë ende mallin në dorëzim. E për ti vënë qershin mbi tortë favorizimit, këto pagesa Vengu i kryen pa fatura tatimore duke lejuar këtë subjekt që të mos paguaj 2 milion euro TVSH.
© SYRI.net