Mirëmbrëma po fillon Plug! Edhe ne kemi ardhur në fund të një sezoni të gjatë, me denoncime, afera korruptive me vlerë miliarda euro, blerje interesash politike e diplomatike me pasuri publike, apo skema të rënda të pastrimit të parave. Përa se të mbyllim këtë sezon të gjatë, po ju risjellim edhe njëherë në vëmendje, disa nga skandalet më të mëdha që i ka denoncuar Plug, dhe pasi ato janë bërë publike, SPAK është detyruar të reagojë. Ndërsa disa prej këtyre skandaleve vijojnë të jenë dosje të pluhurosura në sirtaret e prokurorëve. Siç ju treguam në emisionin e javës së kaluar, aferat e Belinnda Ballukut kanë zënë një pjesë të madhe të emisioneve tona këtë sezon. Jo vetëm tenderat e rrugëve, por edhe dhënia e licencave për parqe fotovoltaike për njerëz Besnik apo influence politike Brenda PS, janë nga ato raste që ne I kemi denoncuar por spak ende si ka hetuar. Në vijim do t’ju tregojmë dy prej rasteve më flagrante, parqet fotovoltaike për Ceno Klosin, deputetin Besnik të Ballukut, dhe familjarët e Fatmir Xhafajt, babait të reformës në drejtësi.
Ceno Klosi është një nga yjet në ngjitje të Rilindjes së Edi Ramës, ku sot karriera e tij politike kulmon me uljen në karriget e Kuvendit të Shqipërisë. Emri i tij nisi të lakohej për erë të parë për publikun e gjerë në vitin 2021, kur si i besuari i Belinda Ballukut, u gradua në Drejtorinë e Tatimeve, periudhë e cila u shoqërua me dritë-hijet e saj, e jo pak skandale të denoncuara nga mediat. Ndërsa mbajti një profil të ulët publik, dhe pa spikatje për një ambicje të më vonëshme politike, Ceno Klosi u shqua për manovrat financiare, që siç janë provuar tashmë, rezultuan më tepër produktive në aspektin personal e familjar, se sa në shërbim të detyrave që ka mbajtur.
Që prej marrjes së detyrës së parë në vitin 2013, Ceno Klosi nisi forcimi e pozitave të tij, edhe familjare me punësimet nepotike. Ndërsa ishte drejtor në OSHEE, Klosi u kujdes të punësone si Specialiste tregu kunatën e tij, shtetasen Eriselda Shehaj, bashkëshortja e vëllait, Genti Klosit. Por jo vetëm kaq, ai do të sigurohej që dhe motra e kunatës të mos mbetej rrugëve. Matilda Merdanaj do të punësohej gjithashtu pranë Operatorit të sistemit të shpërndarjes. Adela Koçaj, gjithashtu kunata e Cenos, do të punësohej si drejtore pranë Agjencia Ekonomike Mbështetëse, një institucion i krijuar në vitin 2018 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ndërsa punësimi i radhës do të ishte tezja, Donika Klima, e cila rezulton e punësuar pranë FSHU.
Jo vetëm gratë e familjes, por sukses duket se ka patur edhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Belinda Ballukut. Në vitin 2017, Genti Klosi regjistron një bar Kafe me të ardhura modeste. Por gjërat do të ndryshonin shpejtë për Genti Klosin, që sot mund të konsiderohet si një nga biznesmenët më të suksesshëm, e çdo gjë e arritur në një kohë rekord. Në vitin 2019 në QKB regjistrohet kompania T.O.V 2019 me Ortak Orgest Totojani dhe Vera Musmuça. Kjo e fundit largohet si pronare e kësaj kompanie 4 muaj më vonë dhe çuditërisht nga pronare figuron e punësuar si Operatore në Call Center. Aksionerët e rinj janë Mikel Lesaj dhe Ermal Arapi. Në vitin 2020, në këtë kompani hynë në lojë Gent Klosi, i cili blen 50 % të aksioneve nga Orges Totojani dhe tashmë bëhet pronar i gjysmës së kësaj kompanie, apo Vilës Feliz, një restorant luksoz në periferi të Tiranës.
Në vitin 2022, ortakët e tjerë tregohen po aq zemërgjerë dhe me kontratë i dhurojnë Genti Klosit edhe 50% të aksioneve të tjera dhe tashmë ai bëhet ortak i vetëm i kompanisë T.O.V 2019. Sipas kontratës, këta ortakë përpara noterit deklarojnë së nuk kanë detyrime, por bilanci flet ndryshe pasi deri në vitin 2021 kjo kompani kishte 210.000 euro detyrime. Pra bilancet dhe transaksionet e kryera mes ish-pronarëve dhe Genti Klosit ngrenë pikpyetje të mëdha, se si një pronë me vlerë qindra milionë lekë, dhurohet me vetëm një firmë. Pas marrjes 100 % të pronësisë, në krye të kësaj kompanie, si menaxhere e Vilës, emërohet shtetasja Maria Mino. Për këtë personazh do të ndalemi gjatë në invetigimin e sotëm, pasi është çelësi kopil, jo vetëm për manaxhimin e bar-restorantit, por duket është edhe personazhi që do të lidh edhe përfshirjen e Ceno Klosit dhe familjarëve në marrjen e lejeve për parqe-fotovoltaike.
Po aq i dyshimtë është edhe lulëzimi i kësaj kompanie, pasi Genti Çela bëhet pronat i vetëm i Vils Feliz. Por nuk ndalet këtu, Genti Klosi nga një lokal modest, shndërrohet në pronar i një restoranti luksoz, e tashmë do të kalojë në një tjetër nivel, si investitor në bregdet, një investim miliona euro, ku në lojë do të hyjnë edhe personazhe të tjerë. Në vitin 2022 kompania T.O.V shpk e Gent Klosi sëbashku me Petrit Kovaçin dhe Ushina shpk në kuota të barabarta, themelojnë Adriatik Union. Sipas të dhënave të bilancit kjo kompani që nga themelimi zotëron një tokë dhe ndërtesë në vlerën 760.000 euro. Në vitin 2023 largohet ortaku Ushina dhe tashmë aksioner janë Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, kushërinjë mes tyre. Sapo Ushina largohet, për Adriatik Union, kryeministri Edi Rama miraton një leje ndërtimi për një hotel 9 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë, në buzë të detit Adriatik.
Në nëntor të vitit 2023, pasi mediat filluan të denoncojnë këtë lejë ndërtimi për hotelin e Petrit Kovaçit, babai i Drejtorit të Ujësjelësit Durrës Spartak Kovaçi dhe Genti Klosit vëllai i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, ky i fundit largohet nga kompania. Në këtë moment regjistrohet edhe një tjetër transaksion i dyshimtë nga vëllai i Ish-drejtorit të Tatimeve. Një kompani e cila zotëron 760 mijë euro prona dhe një leje ndërtimi për një hote l 9 kate buzë deti në Durrës, Genti Klosi i shet për vetëm 500 euro, aksionet takuese. Ajo që ngre dyshime të mëtejshmë janë të dhënat e pronës në lejen e ndërtimit të miratuar nga Rama. Në të cilën përcaktohet se sipërfaqja totale e truallit është 1104.5 m2 nga të cilat 183 m2 janë shtet.
Prej vitesh, zona e Plazhit të Semanit në Fier, është kthyer në një fushë parqesh fotovtaike. Banorët e zonës, flasin për emra politikanësh të lartë dhe biznesmenë të fuqishëm si pronarë të tyre, ndërkohë që në dokumente, janë kompani pa ndonjë historik biznesi në Shqipëri. Ndërsa në Fier tregohen me emra e me gishtë se kush i ka këto parqe Fotovoltaike, emisioni Plug do të zbuloj sot një tjetër rast, që lidhet pikërisht me personazhin e këtij Investigimi, Ceno Klosi, që sicc thonë në Fier, tashmë ka edhe parcelën e vetë me panele diellore fal zemërgjerësisë se Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Leja në fjalë është miratuar në mbledhjen e datës 4 prill 2024, ku me firmë të EdI Ramës është miratuar:
Leje Ndërtimi për Objektin “Ndërtimin e Impiantit gjenerues së energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në topojë, Bashkia Fier , me subjekt zhvillues shoqërinë ORHER shpk.”
Kompania ORHER shpk u themelua në nëntor të vitit 2020, me aksioner shtetasit Mirel Mjekra 50% dhe Sara Korreshi 50%. Mirel Mjekra është nipi i ish deputetit socialist Sadri Abazi, dhe rezulton gjithashtu i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Sara Korreshi, nuk rezulton ndonjë personazh i suksesshëm në fushën e biznesit, por rezulton të ketë qënë e punësuar pranë OJF CO-PLAN e më pas pumon pranë biznesit familjar të regjistruar si person fizik në emër të babait të saj, Besnik Korreshi.
Në mars të vitit 2022 Sara Korreshi largohet si aksionere duke i dhuruar aksionet shtetasit Mirel Mjekra, ndërsa ky i fundit të gjitha aksionet, në fund po të njëjtit vit ja dhuron kompanisë Sean SHPK. Pas këtyre transaksioneve, me akte dhurimi, nisin të dalin edhe elementet e parë, që përligjin këto lëvizje dhe lidhjet me deputetin Ceno Klosi. Në Janar të vitit 2023, vetëm disa ditë pasi aksionet ishin në emër të kompanise SEAN, administrator e ORHER emërohet shtetasja Maria Mino, një nga personat kycce të bizneseve familjare të Ceno Klosit. Në vitin 2021, Mino rezulton të ketë punuar si menaxhere lokali pranë kompanisë T.O.V 2019 shpk, kompani për të cilën kemi investiguar dhe në sezonin e kaluar, dhe që rezulton në pronësi të Genti Klosit, vellai i Ceno Klosi.
Nga një aanalizë e bërë mbi kompaninë SEAN, lidhjet me Ceno Klosin bëhen edhe më të forta. Në skenë dalin emra të lidhura drejtëpërsëdrejti me Klosin dhe familjarët e tij. Sipas të dhënave të publikuara në QKB, kompania SEAN u themelua në qershor të vitit 2021 nga shtetasi Taulant Hoxha, që me familjarë të punësuar në Ujësjellës Kanalizimet Durrës, një prej institucioneve nën komanën e dyshes Klosi-Kovacci.
Në tetor të vitit 2022 pak ditë përpara se të blente aksionet e kompanis ORHER, Taulant Hoxha shet aksionet te shtetasja Aulona Gaxhenji për vlerën 100 mijë lekë, edhe pse kishte fitime mbi 30.000 euro të akumuluara. vetëm kjo shitje do të mjaftonte për të ngritur dyshimet e drejtësisë, se si një kapital prej 30 mijë eurosh do të shitej për vetëm 100 mijë lekë! Skemë të cilën e kemi parë rëndomtë në bizneset e fshehura pas prestanomeve. Fill pas kësaj shitjeje, në këtë kompani u emërua administratore Maria Mino, menaxherja e lokalit të vëllait të Cenos. Me ndryshimin e pronësisë, u ndryshua edhe adresa e kompanisë.
Ajo që bie në sy është edhe fakti se ortake dhe pronare e kompanisë rezulton shtetasja Aulona Gaxhenji, por firma e saj nuk gjendet në asnjë rast pasi të gjitha vendimet i merr Maria Mino, menxherja e familjes Klosi. Në shkurt të vitit 2024, pak para marrjes së lejes për Park Fotovtaik, emri i Aulona Gaxhenjit largohet nga kompania, me anë të një transaksioni 15 milionë lekë, për aksionet e shitura tek kompania Finvest shpk.
Finvest shpk themelohet në prill të vitit 2023, më aksioner shtetasin Julian Dhima. Në këtë moment në skenë dalin personazhe të tjerë, të lidhur me Ceno Klosin por tashmë edhe me qytetin e Fierit. Një tjetër lëvizje brenda kompanive para marrjes së lejes për parkun fotovotaik, është edhe largimi i Julian Dhimës si administrator i kompanisë, që nga verifikimet rezulton të jetë një emigrant në Itali. Ndërsa julian Dhima ka ndërtuar jetën e tij në emigracion, lidhjet me Ceno Klosin i përforcon bashkëshortja e tij, Ermelinda Balla-Dhima. Kjo e fundit edhe në rrjetet sociale nuk kursen fanatizmin për Ceno Klosin dhe fushatën e tij, pranë zonës së ndërtimit të parkut Fotovoltaik.
Të gjitha këto transaksione, përforcohen më tepër si manovra edhe nga kqyrja e bilancit të kompanisë ndër vite. Ku edhe pse ccdo vit rezultonte me fitime të mëdha, pronarët në letra, përfituan në fund vetëm thërrimet. Ndërsa gjurmët e transaksioneve dhe parave janë aty, një gjë është e qartë, skema nisi të lëvizte pasi Edi Rama më 29 maj 2023 i firmosi lejen e zhvillimit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik, dhe u finalizuan vetëm pak ditë, pasi sërish me firmë të Edi Ramës, u miratua edhe leka e ndërtimit. Dhe emri përbashkues i të gjitë skemës është Ceno Klosi.
Fatmir Xhafaj, një figurë politike, që njihet nga opnioni publik për daljet e tij në podiumet krah ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas rënies së komunizmit, Fatmir Xhafaj iu përkushtua profesionit, me ish-partinë e ristrukturuar në Partinë Socialiste, ku duket se për të nuk kishet një vend të garantuar. Ndërsa Erion Veliaj tashmë kishte rënë nga pozitat e duhet të përballet me drejtësinë, nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Fatmir Xhafaj shihet të ketë një afrim, me rivalen politike të kryebashkiaut, Belinda Balluku. Për të mësuar se si lëvizin interest politike brenda qeverisjes dhe Partisë Socialiste, mjafton të shohim ngritjen në biznes të familjarëve të tyre.
Pika lidhëse e këtyre interesave zbulohet nga Kompania Dion Energji. Sipas të dhënave të deklaruara objekti i kësaj kompanie ishte shumë i gjërë, por qellimi ishte ndërtimi i një impianti fotovoltaik. Sipas veprimeve bankare të parët që kanë shlyer detyrimin në datë 18.08.2023 do të ishte kompania “InvestALB & Konsulencë” shpk dhe më pas në datën 21.08.2023 do të likuidohej shuma nga Artan Sako.
Artan Sako është vëllai i ish drejtuesit të gardës Gramoz Sako, ky i fundit tashmë do të jetë edhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë. Gazetarët e emisionit PLUG e kishin të qartë emrin e Artan Sakos, por ajo që duhej të investigohej ishte kompania “InvestALB & Konsulencë”.
InvestALB & Konsulencë themelohet në janar të vitit 2022, me ortak themelues Amantia Fatmir Xhafaj dhe Ditjon Baboçin. Fillimish kompania do të quhej VENUS VENTURES.
Amantia Xhafaj është vajza e deputetit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të komisionit që do luftojë korrupsionin, Fatmir Xhafaj, kurse Ditjon Baboçi është bashkëjetuesi i vajzës tjetër të Fatmir Xhafës, shtetases Aulona Xhafaj. Në janar të vitit 2023 kjo shoqëri ndryshon emrin në InvestALB & Konsulencë. Në bilancin e vitit 2023 përftojmë të dhëna interesante për investigimin tonë. Kompania edhe pse nuk ka patur aktivitet i vetmi biznes që ka vendosur të kryej është blerja e aksioneve të kompanisë Dion Energji. Sipas bilancit vlera prej 30.000 euro për të blerë këto aksione është depozituar nga dhëndri i Fatmir Xhafës, ortaku Ditjon Baboçi.
Në gusht të vitit 2023 Artan Sako dhe familjarët e Fatmir Xhafaj do të bëheshin jo vetëm aksioner të një kompanie pa aktivitet, por si aksioner të Dion Energji do të bëheshin pronar dhe të një lejeje për ndërtimin e një Impianti Fotovoltaik 2 MË në Fier. Dhe këtu duket se Belinda Balluku bën lëvizjen e saj të parë në marrjen e mbështetjes politike nga Fatmir Xhafaj. Bazuar në këtë dokument të Këshillit Kombëtar të Territorit, kompanisë Dion Energji i ishte miratuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leja zhvillimore. Me vendimin numër 40, datë 29.05.2023, të Këshillit Kombëtar të Territorit miratohet leja zhvillimore me objekt:
Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2MË, dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqëria Dion Energji shpk
Bashkëlidhur vendimit gjendet dhe studimi i kryer nga 2 studio të cilat janë përdorur më së shumti në miratimin e parqeve fotovoltaike deri në 2 MË. StudioProjekt në pronësi të shtetasit Xhevair Dërmishi dhe ITE Group në pronësi të shtetasit Sokol Zotkaj. Sipas studimit ky impiant fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 35.245 m2 të ndodhur në zonën kadastrale 3358 me numër pasurie 288/7 në fshatin Topojë. Në studim nuk specifikohet pronësia e tokës por emisioni Plug investigoi dhe më tej, e për të cilën do të flasim më pas.
Në bilancin e vitit 2023 rriten menjëherë shpenzimet për konsulencën ligjore dhe deklarohen në vlerën 5000 euro. Po sipas bilancit kjo konsulencë është ofruar nga kompania A2 Partners & Laë shpk. A2 Partners & LaË është themeluar në janar të vitit 2020 nga vajza tjetër e Fatmir Xhafës, Aulona Xhafaj. Leja e ndërtimit për impiantin fotovoltaik do të miratohej në mbledhjen e datës 25.09.2024 të Këshillit Kombëtar të Territorit ndërsa u zbardh në dhjetor të atij viti. Gjatë hulumtimit për pasurinë 288/7, Plug konstatoi një tjetër Leje Zhvillimore për ndërtimin e një tjetër parku fotovoltaik në pasurinë 288/8 e cila është ngjitur me 288/7. Çuditërisht leja e zhvillimore është miratuar në të njëjtën mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit, atë të datës 29.05.2023, kur edhe u miratua leja për kompaninë e Artan Sakos dhe fëmijëve të Fatmir Xhafajt. Me vendimin numër 39, datë 29.05.2023, miratohet Leja Zhvillimore për Objektin:
Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitettë instaluar 2MË, dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Topojë Bashkia Fier, me subjekt Zhvillues Shoqëria Amel Energy shpk
Pra sipas vendimeve, KKT fillimisht ka miratuar vendimin nr.39 për ndërtimin e Impiantit fotovoltaik në pasurinë 288/8 të kompanisë Amel Energy shpk dhe me vendimin nr.40 ka miratuar ndërtimin e impiantit fotovoltaik në pasurinë 288/7 të kompanisë Dion Energji. Sigurisht dhe në këtë rast studimi është hartuar nga Studio Projekt në pronësi të shtetasit Xhevair Dërmishi dhe ITE Group në pronësi të shtetasit Sokol Zotkaj.
Po kush është Amel Enegy shpk? Kjo shoqëri është themeluar në tetor të vitit 2020, nga shtetasja Entela Sako. Sipas të dhënave të gjëndjes civile rezulton se kjo shtetase është bashkëshortja e Artan Sako. Pra bashkëshortët Artan dhe Entela Sako janë pronarë të kompanive që kanë marrë lejet e ndërtimit të dy impianteve fotovoltaike 2MË. Por Amel Energy dhe Dion Energji kanë të përbashkët jo vetëm lejet e ndërtimit por edhe Administratorin që është shtetasi Elian Shena. Sipas studimit bashkëlidhur vendimit rezulton se impianti fotovoltaik në pronësi të Amel Energy do të ndërtohet në një sipërfaqe toke 35.000 m2. As në këtë studim nuk jepen të dhëna për pronësinë e tokës. Pra e njëjta sipërfaqe toke, edhe pse nuk deklarohet në QKB në asnjë prej dy kompanive, figuron si sipërfaqja e përdorur, në letra për marrjen e lejes nga të dyja kompanitë, për dy parqe fotvoltaike të ndryshme, pranë njera-tjetrës.
Procedura për kompletimin e lejes dhe ndërtimit të Parkut Fotovoltaik ka vijuar edhe me institucionet e tjera. Amel Energy në emër të kunatës së Kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë Tepelenë, Gramoz Sako, është licnesuar nga ERE për prodhimin e energjise me vendimin nr.207 datë 09.09.2025.
Plug vazhdoi të hulumtonte për pronësinë e tokës, së deklaruar nga të dyja kompanitë për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo sipërfaqe toke rezultoi se është pronësi shtet dhe i është dhënë me qëra nga Bashkia Fier e sigurisht në përfundim të investimit do të kalojë në pronësi të shoqërisë Amel Energy shpk dhe jo më e fermerëve fierak. Në datën 24.09.2025 në QKB regjistohet adresa dytësore në pasurinë Nr.288/8, ZK.3358, Sheq Marinas,Fier. Në vendimin e ortakut të vetëm të depozituar citohet se:
Deklarime paraprake:
Shoqëria “Amel Energy” shpk në cilësinë e zhvilluesit është pajisur me Leje Ndërtimi Nr.453/7 prot, datë 16.09.2025 nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për ndërtimin e Impiantit gjenerues të Energjisë Elektrike Fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, mbi pasurinë Nr.288/8 “Ranishte” me sip 35.000 m2, ZK.3358, në PRONËSI TË BASHKISË FIER.
Pra rezulton se pasuria 288/8 është në pronësi SHTET e për rrjedhojë edhe pasuria 288/7 me sipërfaq 35.245 m2 mbi të cilën do të ndërtohet parku fotovoltaik në pronësi të familjarëve të Fatmir Xhafaj, është shtet, por emisioni Plug nuk arriti të sigurojë informacione se në emër të kujtë është lidhr kontrata.
Për 70 mijë metra katrorë tokë që iu morën banorëve të zonës dhe iu dhanë dy kompanive Dion Energy dhe Amel Energy, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një audit të posaccëm në vitin 2022 dhe ka konstatuar paligjshmëri të plotë, favorizim dhe deri në kryerje veprash penale nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, që për ti dhënë tokën ka përvetësuar konpetencat e qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë. Auditimi Financiar dhe i Përputhshmërisë shtrihet në periudhën 01.01.2022 – 31.12.2022, ku janë kontrolluar edhe 15 kontrata qeraje për tokat publike të lidhura nga Bashkia Fier me subjekte private për ndërtimin e Centraleve Fotovolatike. Gjetjet janë tronditëse. Të gjitha kontratat janë lidhur në kundërshtim flagrant me lidhin dhe VKM 54 e cila përcakton procedurëne dhënies me qera të tokave por mbi të gjitha përcakton edhe atutoritetin që mund ti lidh këto kontrata.
Në këtë emision do të trajtojmë me detaje pasuritë 288/7 dhe 288/8 dhe kontratat e lidhura nga Bashkia Fier me Amel Energy dhe Dion Energji objekt investigimi i këtij emisioni.
Sa citohet në Raportin e KLSH, është e qartë se Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar dhënien me qera të pasurisë 288/7 dhe Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka lidhur një kontratë në kundërshtim me ligjin për Vetqeverisjen Vendore. Por shkeljet nuk përfundojnë me kaq, Raporti vijon me gjetje edhe më skandaloze të cilat duhet ta çonin në pranga kryetarin e Bashkisë e jo më në një mandat të 3-të. Duket qartë se jo vetëm Armando Subashi ka miratuar kontratat e qerave brenda 24 orëve për këto dy kompani. Miratimet e Belindës janë bërë në të njëjtën ditë si dhe lejet e ndërtimit janë miratuar po në të njëjtën ditë. Çka konfirmon se janë një projekt i vetëm pas të cilit qëndrojnë interesat financiare por edhe politike të një individi që ka patur fuqine e marrjes së dy vendimeve për dy kompani të ndryshme brenda së njëjtës ditë. I takon SPAK të qartësojë opinionin publik se cili është ky individ që për emisionin PLUG dyshimet janë të qarta.
© SYRI.net