PLUG/ Check UP dhe call centerat, si po pastrohen paratë në kulla e resorte turistike
Në investigimet tona jemi ndalur edhe te pastrami i parave. Një nga aferat më të rënda publike, është ajo e koncensionit të check up, të cilin Edi Rama ia dha në 2014 mikeshës së tij Vilma Nushi. Plug denoncopi jo vetëm sesi Vilma Nushi ka përfituar dhjetëra milionë euro me skema financiare nga koncensioni check up, por njëkohësisht paratë e përfituara po i investon në kullat e Tiranës. Rasti më i rëndë është ai i investimit për ndërtimin e kullës Ekspozita Building, në pronësi të Luan Matës, babait të eRvin Matës, i arrestuar nga spak si drejtues i një grupi kriminal për trafik droge. Gjithashtu Plug ka denoncuar edhe skemat e pastrimit të parave të call centerave të Amant Josifit, mikut të Olsi Ramës, nëpërmjet disa lejeve të ndërtimit për kulla e resorte.
Kontrata koncensionare për Check up, koncensionare u firmos më 7 janar 2015. Ndërkohë gara për kocnensionin e Check up, u shpall që në shkurt 2014, apo 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmostte marrjen e koncensionit 138 milionë euro. Plug publikoi për herë të parë dokumente ekskluzive, që tregojnë se Ilir Beqaj kishte vendosur ti falte Vilma Nushit miliona euro. Pas firmosjes së kontratës koncensionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3 P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzon publikin e kësaj kontrate pasi konstaton shkelje të rënda ligjore.
Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar. Më datë 19.02.2015, me shkresën Nr.3082/29, Ilir Beqaj I delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi që të firmos formularin e fituesit të kontratës koncensionare. Në këtë shkresë, përvec firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3. se: Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 mln euro për dhjetë vjet. Në pikën IV.4, saktësohet:
Kontrolli i Lartë i Shtetit, kreu një auditim në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku zbardhi sesi qeveria po jepte miliona euro çdo vit për një shërbim të cilin nuk e merrte. Në përmbledhje të raportit, KLSH shkruante:
Nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë CHECK-UP, rezultoi se, edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që, pagesat e marrë tepër nga koncesionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, të arrijnë në 925 milion lekë. Megjithëse KLSH, në auditimet e mëparshme ka kërkuar që, koncesionari të paguhen vetëm për kostot fikse për rastet e pa kryera dhe jo vlera e shpenzimeve variabël, të cilat nuk ndodhin në rastin e një kontrolli bazë të pakryer, konstatohet se edhe këtë vit është vazhduar si vitet e mëparshme, duke sjellë rritje pa të drejtë të kostove buxhetore për këtë shërbim.
Siç shihet në vetëm tre vjet, qeveria I paguan Vilma Nushit rreth 10 milionë euro më shumë sesa duhet t`I pagaunte realisht.
Shqiptarët, mbase do t`ia bënin “hallall”, siç thotë populli, Vilma Nushit, Ogerta Manastirliut, Ilir Beqajt dhe kreut të tyre Edi Rama, nëse ky koncension me vlerë rreth 100 milionë euro, do të kishte sjellë përfitime për qytetarët. Arsyet për të cilat Edi Rama justifikoi 100 milionë euro për Vilma Nushin, janë pikërisht edhe pasoja më e rëndë e këtij koncensioni. Sipas KLSH, në përfundim të 10 viteve, check up, mund të cilësohet si koncension i dështuar, pasi nuk ka ndikuar në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.
Nga analiza financiare rezulton se dy ortakët e shoqërisë koncensionare Marketing & Distribution dhe TRIMED shpk, kanë kryer rreth 5 milionë euro faturime për kompaninë koncensionare, pa llogaritur këtu miliona euro të tjera të tërhequr si dividend dhe rreth 14 milionë euro pagesa TVSH, të cilat sipas KLSH dhe ligjit kanë qenë abuzive. Nga vetëm kaq, sa ka hulmtuar plug, rezulton se më shumë se 20 mlionë euro, që qytetarët shqiptarë I kanë paguar koncensionit të Check up, kanë qenë pagesa minimalisht të panevojshme, dhe nëse shkojmë më tepër, me një hetim serioz nga SPAK, do të rezultojnë pagesa abusive dhe korruptive.
Që në krye të emisionit të kaluar, pyetja që ngriheje është se mos vallë paratë e check up, janë përdorur edhe për qëllime të tjera? Indiciet për përgjigjen e kësaj pyetje, i gjejmë në vijim. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distriubtion, që ka në pronësi koncensionin e Check up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka finacuar edhe kompaninë Viktoria Constrution, e cila po ndërton kullën Ekspozita Building. Do të ishte normale marrëdhënia financiare e dy kompanive në ndërtimin e një kulle, deri në momentin kur këto kompani janë në emër të biznesmenëve, ku njëri thith fondet e koncesioneve në shëndetësi dhe tjetri del me lidhje të forta në tregun e kokainës. Pra Vilma Nushi e koncesionit të Check up financon kullën e ndërtuar nga Luan Mata, Babai i Ervin Matës një prej bosëve të trafikur të kokainës që u arrestua në Brazil.
Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution, kalon për llogari të shoqërisë Victoria Construction një shumë prej 1.1 milionë eurosh.
Në kuadër të profesionalizmit dhe transparencës mbi invetigimin e financimit të Kullës tek ish-ekspozita, Emisioni 'Plug' iu drejtua me disa kërkesa për informacion zotit Luan Mata dhe zonjës Vilma Nushi, zotëruese e kompanive 3P Life Logistic të koncensionit të Check Up si dhe kompanisë Marketing&Distribution që rezulton financuese e shoqërisë Victoria Construction.
Këto pyetje, Plug i bëri publike pas transmetimit të investigimit. Por pak ditë më pas, në adresën tonë të emailit, mbërriti një reagim zyrtar nga përfaqësuesit ligjor të znj.Vilma Nushi, të cilët pretendonin se i ishin përgjigjur emailit tonë që në datën 29 dhjetor 2025.
Dhe në fakt, përgjigjet e para kishin ardhur në muajin dhjetor 2025. Por për shkak të një problem Teknik, pasi emaili kishte ardhur si SPAM, nga ana e stafit tonë nuk ishin parë. Megjithatë, Plug publikon sot për herë të parë përgjigjen e Znj.Vilma Nushi, e cila pranon faktet e publikuara në invsetigim, se po financon ndërtimin e kullës së Ervin Matës.
Pra, në këtë përgjigje të datës 29 dhjetor 2025, është e konfirmuar nga kompania e Znj.Vilma Nushi, se ajo po financonte ndërtimin e kullës Ekspozita Building. Përgjigja është dhënë disa muaj përpara se Ervin Mata të arrestohej në Brazil. Por, znj.Vilma Nushi dhe studio e saj ligjore, pasi u transmetua emisioni Plug, ku nëpërmjet emailit të sipërpërmendur, veç të tjerash kanë dhënë edhe njëherë përgjigje për pyetjet e dërguara nga stafi jonë në muajin dhjetor. Pas fakteve të publikuara nga Plug, se M&D po financon Kullën e Ervin Matës, Vilma Nushi përgënjeshtron veten duke u shprehur se nuk është financim për ndërtim, por kontratë porosi për blerje njësie në kullën ose e thënë ndryshe kontratë sipërmarrje.
Ndërkohë, Plug, siç deklaruam më sipër, kishte dërguar gjashtë pyetje për shoqërinë e Vilma Nushit, por as në muajin dhjetor dhe as në muajin maj, nuk mori përgjigje për të gjashtë pyetjet. Për këtë arsye, emisioni I drejtoi edhe 4 pyetje të tjera,
Deri në transmetimin e këtij emisioni, kompania e Znj.Vilma Nushi nuk I është përgjigjur pyetjeve tona, ndërsa ne mbetemi të hapur për përgjigjet në vijim.
Teksa Edi Rama sulmonte Syri Tv, po javën që shkojë, një tjetër mediat prestigjoze italiane, e pacenueshme nga kryeministri ynë, Italia 1, në emisioni Le Iene i drejtonte një apel public kryeministrit Edi Rama, që të lejonte institucionet që tu jepnin akses gazetarëve për të investiguar, si dhe i kërkonin vllazërisht që të ndalte aktivitetin e mashtrimeve me Call Centerat, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron edhe vëllai i tij Olsi Rama.
Dyshimet e gazetarëve italianë se pas tyre qëndron vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk janë të pabaza. Siç rëndomtë përflitet në qarqet e Tiranës, pas tyre dyshohet se qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. E kjo konfirmohet edhe nga fakti, se një prej bosëve të call centerave mashtruese që rropën qytetarët europian nga Shqipëri është Amant Josifi. Organizata e tij, u zbulua nga një operacion ndërkombëtar ku të përfshira ishin autoritetet lizgjzbatuese Spanjolle, Italiane por edhe Gjermane të cilët siç përflitet, kanë në dispozicion një dosje goxha voluminoze për këta personazhe, elemente të cilave ua kanë vënë në dijeni edhe autoriteteve shqiptare.
Por cila është lidhja dhe aktiviteti që bën bashkë Amant Josifin dhe Olsi Ramën dhe si përfshihet ky i fundit në skemën e Call Centerave, paratë e të cilave pastrohen në biznese në dukje të rregullta, tek të cilat do të ndalemi në vijim?
Biznesmeni shqiptar, Amant Josifi, i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 200 mijë shtetasve europianë për një shumë prej 2.5 miliardë euro nëpërmjet call-center, ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. “Syri Televizion” publikoi ekskluzivisht një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë krijuar shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, call-center.
Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, menjëherë sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit. Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018. Jo vetëm ortakëri me Olsi Ramën, por Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka, si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes. Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës që tashmë mban postin e Komisioneres së Mbikqyrjes së Shqërbimit Civil, për dy mandate e votbesuar nga deputetët socialistë. Aktualisht, Amant Josifi konsiderohet nga autoritetet spanjolle dhe ato gjermane si personazh kyç në një skemë gjigande mashtrimi, ku janë goditur dhjetëra-mijëra qytetarë europianë. Paratë e përfituara nga kjo skemë, sipas drejtësisë spanjolle e gjermane kanë patur si destinacion më së shumti Shqipërinë, e vetë Josifi vijon ti shijojë ato i strehuar në Dubai.
Vetëm emisioni PLUG qe nga nisja e tij dy vite më parë ka bërë transparencë për shumë nga aferat kryesore të qeverisë Rama. E kemi filluar me një nga aferat më të rënda korruptive, aferën e inceneratorëve dhe kemi bërë publike dokumente ekskluzive sesi u zhdukën qindra miliona euro në të quajturën afera e shekullit, për një incenerator që nuk ekziston. Kemi ndjekur edhe paratë në këtë aferë apo edhe kontratat e kleringut, të cilat edhe vetë SPAK nuk denjoi ti gjurmojë për të gjetur përfituesit e vërtetë. Para e apartamente që nuk janë pak, por disa dhjetra milionë euro.
Sot do të bëjmë publik një tjetër dokument. Një tabele me listen e debitorëve tek kompania e inceneratorit të Tiranës deri ne momentin e sekuestrimit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Sipas kësaj tabele, lista fillon me debitorin Alesjo 2014, një kompani e sekuestruar si e lidhur me krimin e organizuar e cila ka rreth 4.5 milion euro detyrime deri në gusht të vitit 2023, pra s’ka paguar për depozitimin e dherave dhe vazhdon me kompaninë Artech Group shpk. Artech Group shpk ka rreth 400.000 euro detyrime, për depozitim dherash.
Artech Group shpk është një kompani e themeluar në maj të vitit 2017, me ortak shtetasin Arbër Habilaj. Ky i fundit rezulton të jetë djali i xhaxhait të Endrit Habilaj, gazetari i cili është në arrati si pjese e skemës së inceneratorit të Tiranës. Në janar të vitit 2024 kjo kompani ndryshon adresën kryesore duke u transferuar në Pallatin Domus, pranë Myslym Shyrit. Emisioni Plug investigoi edhe me tej dhe rezulton se pallati Domus, pranë Myslym Shyrit është projektuar nga Artech Studio. Nga investigimi i Emisionit Plug rezulton se leja për pallatin Domus të ndërtuar pranë Myslym Shyrit është miratuar nga Erion Veliaj dhe Ditjon Baboçi me vendimin P-13107/7 datë 27.08.2019. Ndertues është Ales Construction dhe projektues Artech Stucio.
Në këto kompani nuk rezulton vetëm emri i Arbër Habilajt, por edhe personazheve të tjera, që ngrenë dyshime të forta se përdoren si Prestanome nga Amant Josifi. Por le të rikthehemi tek kompania Artech Group, e cilat siç duket se është ndër të preferuarat e kryeministrit Edi Rama për tu bekuar me leje ndërtimi në Tiranë por edhe në bregdet.
Edhe pse nuk deklarojnë të dhëna të plota të bilanceve, kjo kompani nga qershori i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026, pra në më pak se një vit ka regjistruar plot 3 adresa te reja në QKB. Nuk janë as më shumë e as më pak, por 3 leje ndërtimi për kulla dhe resorte me firmë direkte të Edi Ramës. Në qershor 2025 regjistrohet adresa :
TIRANE; Njesia Administrative nr.7, Rruga e Kavajes, Zona Kadastrale 8250, me disa pasuri të bëra pjesë të saj në shërbim të ndërtimit.
Në janar 2026 regjistrohet adresa:
Dhermi, Bashkia Himare, Zona Kadastrale 1739, Nr. Pasurie 68/17; 68/31
Në mars 2026 regjistrohet adresa :
TIRANE; Zona Kadastrale 8270, Tiranë edhe këtu me disa pasuri në shërbim të ndërtimit. Pra 3 leje ndërtimi me firmë të Edi Ramës në zonat më të lakmuara të Tiranës dhe Bregdetit, për një kompani të dal nga hici e me bilance me probleme.
Adresa e regjistruar në mars është një leje ndërtimi e miratuar nga Edi Rama për 20.000 m2 ndërtim në një kullë 32 kate në zonën e liqenit artificial.
Siç e shikoni edhe nga pamjet e ofruara nga vetë kompania, bëhet fjalë për një kullë luksoze 32 katëshe e me disa kate garazh, e vendosur në një prej zonave më të lakmuara të Tiranës. E për nga projektimi dhe niveli i ndërtimit është një objekt që do ta kishin zili, por vështirësi financiare për ta ndërtuar edhe kompanitë më të vlerësuara ndërkombëtare. Por për Arbër Habilajn, asgjë nuk është e pamundur nëse bëhet fjalë për para.
Ndërtimi tjetër është në dhërmi, në një nga zonat më të bukura.
Leja është për rreth 11.000 m2 ndërtim mbi dhe nen tokë.
Në këtë leje bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, Himarë, një prej zonave më të lakmuara, ku jo vetëm incvestimi shkon në qindra milionë euro, por edhe për nga vendosja, duket qartë që ka në dizpozicion një prej hapsirave më të bukura të rivierës shqiptare. E bashkë me kullën, ky bëhet projekti i dyt që lyp nevojën e disa qindra milionë eurove për tu ndërtuar. E për ta rikujtuar ndërtues është një person që kulmin e karriesës e kapi me të qenurit specialist në Bashkinë 5D të Erion Veliajt.
Edhe pse dy investime qindra milionë euro, duket se për aftësinë e Arbër Habilajt, të paktën si pronar në letra, këto dy leje janë të pamjaftueshme, ndaj dhe Edi Rama është kujdesur për një tjetër leje ndërtimi kulle në qendër të Tiranës.
Në vitin 2025, Artech Group ka marrë një tjetër leje për ndërtimin e një kulle me 20 kate në Rrugën e Kavajës, e me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17 mijë metrash katrorë. Siç shikohet edhe në renderat e projektit, bëhet fjalë për një kullë tepër luksoze që kërkon gjithashtu edhe një financim të madh. Por duket se edhe në këtë rast paratë nuk janë problem, mjfaton që vetëm Edi Rama të firmoste lejen për ndërtimin e saj.
Deri në këte moment te investigimit nuk dihej sesi kompania e Arbër Habilaj arriti të krijonte besueshmëri te Edi Rama për të ndërtuar 2 kulla gjigande në Tiranë dhe një kompleks gjigand në Dhërmi por ajo që dim me sigur është se vlera e këtyre projekteve i kalon mbi 100.000.000 euro.
Por ne ndihme na erdhi kompania e themeluar ne nentor te vitit 2024.
A2G Construction & Development, se kush eshte germa A e dim, Arber Habilaj, prandaj hulumtuam te kuptonin germen G ne emrin e kompanise.
A2G Construction & Development themelohet nga dy ortake, Arber Habilaj 50% dhe Elgerti Bixha. Ne dhjetor 2025, Elgerti Bixha largohet nga kjo ortakeri.
Po kush eshte Elgerti Bixha…
Sipas te dhenave te bera publike nga SPAK ne dosjen e AKSHI-t, Elgerti Bixha eshte prestanome i perdorur nga Ergys Agasi,e parandaj me plasjen e skandalit ne dhjetor 2025 ai largohet nga kjo kompani per te mos terhequr vemendjen e hetuesve shqiptar e jo vetem.
Ne nuk e dim nese G ne emrin e kompanise eshte per te perfaqesuar Gysin e Rames por kjo do te kishte qene arsye e mjaftueshme per ti dhene 3 leje ndertimi me vlere 100.000.000 euro.
Tre leje ndërtimi me vlerë 100 milionë euro për prestanome të bosëve të Inceneratorëve, ngriti dyshime, ndaj invetigimi ynë shkoi edhe më tej për të faktua që nuk janë prestanome të lidhura me inceneratorët por me personazhin e prezantuar që në hyrje të këtij emisioni Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës.
© SYRI.net