PLUG/ AKSHI dhe Durana ‘kopshtet’ teknlogjike të kryeministrit Edi Rama, si po amnistohen nga SPAK

21:56, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK ka bërë sikur ka hetuar aferën e AKSHI-t, ku duket se pas disa muajsh, akuzat për grup të strukturuar kriminal, po shfryhen pak nga pak. Pasuritë e të akuzuarve kanë nisur të lirohen nga gjykata, ndërsa Mirlinda Karçanaj është duke u hetuar në gjendje të lirë. Ndërkohë, Plug ka denoncuar me prova dhe fakte se AKSHI është një aferë, që shkon brenda rrethit të ngushtë të Kryeminsitrit Edi Rama. Prokurorët e SPAK, deri më tani kanë anshakaluar tërësisht Armand Frangun, pavarësisht se është provuar që Frangu dhe Gerond Meçe janë dy përfituesit kryesorë të parave të AKSHIT.

Pas 1 viti hetime, SPAK ka finalizuar operacionin me 8 masa sigurie, 2 nga të cilat arrest në burg dhe 2 arreste në shtëpi për abuzimet në vlerë milona euro tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Përkatësisht drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është vendosur në arrest shtëpie së bashku me zëvendësen e saj Hava Delibashi për Shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,  dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Arrest në burg është caktuar për biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi për të cilët masa e sigurisë nuk është ekzekutuar pasi nuk janë gjetur nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Beqiri dhe Agasi akuzohen për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”,  “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”,  “Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim parash”

Në masën pazullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë vendit është vendosur zv. Drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili pasi bashkëpunoi me biznesmenët deri në pengmarrjen e njërit prej tyre. Ai akuzohet për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”

Ndërsa i ndalohet dalja jashtë vendit shtetasve Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta. Veç shkeljes së procedurave në tendera, ku spikat paracaktimi i tyre në mënyrë preferenciale. Sipas dosjes, biznesmeni Geron Meçe është marrë peng për të mos marrë pjesë në një procedurë të tillë që më pas do të fitohej nga personat nën hetim ku dyshohet të jetë përfshirë edhe drejtuesi i policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Treshen me masë më të lehtë sigurie Gëzim Hoxhën, Andis Papën dhe Rogers Rrytën SPAK i akuzon për pastrim parash, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

SPAK tha zyrtarisht për mediat se hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Gerond Meçe është personi kyç i përfitimit të 53 milionë euro tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Meçe i është futur zyrtarisht biznesin e teknologjisë në vitin 2010, kur familjarët e tij i kaluan aksionet e kompanisë ABS, (Advanced Business Solutions.

Në vitin 2011 sëbashku me Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, themelojnë kompaninë B360 dhe vetëm një vit më vonë largohet nga kjo kompani, të paktën në dokumente, pasi lidhjet mes tyre do të vijojnë për shumë vite me radhë, në mos si bashkëaksioner, si  dy biznesmenë që ndajnë të njëjtën adresë. Në shkurt të vitit 2020 Gerond Meçe do të themelonte një tjetër kompani, AIBS, e cila siç rezulton nga dokumentet bëhet pjesë e xhirimit të milionave të marra nga tenderat e AKSHIT. Le ti marrim me radhë:

Spas të dhënave të depozituara në QKB, Kompania ABS  ka një rritje galopante të faturimit nga viti 2012. Nëse në këtë vit, kur Rilindja dhe Edi Rama nuk kishte ardhur në pushtet, ABS e Gerond Meçes kishte një xhiro rreth 131 milionë lekë në vit, sot ajo deklaron si xhiro plot 1 miliardë e 865 milionë lekë, ose 18 milionë euro. Burimi kryesor it ë ardhurave të kompanisë së Gerond Meçes mbetët AKSHI, por nuk mbesin pas as institucionet e tjera:

Në vitin 2016, ABS ka përfituar tender në vlerën 30.000.000 lekë, në vitin 2018 nga Albpetrol ka përfituar 11 milionë lekë dhe në vitin 2019 nga OST rreth 35 milionë lekë të reja. Tenderat e marra nga kjo kompani kanë vitjuar periodikisht kun ë vitin 2020, KESH do ti jepte 27 milionë lekë e një vit më vonë edhe OSHEE do ti jepte 88 milionë lekë tendera. Për vitin 2024 ABS, e Geron Meçes u shpall fituese e tenderit 15 milionë lekë nga ANTA. 

Por jo vetëm kaq, kompania ABS, e Gerond Meçes, ish-ortakut në letra të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht fqinj në biznese konkurente, rezulton e preferuara e të gjitha institucioneve shtetërore kur bëhet fjalë për investime në teknologji dhe kibernetikë.Në të dhënat e Opencorporate nuk listohet procedurat prokuruese pranë AKSHI, për këtë kompani. Por të dhënat e detajuara i kemi përfituar pranë Openspending, ku rezulton se për vititet 2014- 2018, kjo kompani ka përfituar rreth 8. 5 milionë euro tendera dhe për periudhën 2019-2025 pagesat nga thesari përllogariten në 4. 5 miliardë lekë apo 45 milionë euro. Nga këto, 35 milionë euro, kompania e Gerond Meçes i ka përfituar vetëm nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit.

Mbi 10 milionë euro nga paratë publike, ABS, i ka përfituar nga institucione si Bashkia Tiranë, Insituti i Shëndetit Publik, Parlamenti, INUK, Doganat, Tatimet, AZHBR apo edhe institucionet e drejtësisë si SPAK apo Gjykata e Lartë. Bie në sy se shumë nga këto tendera janë me flamur të kuq, e pa garë reale.

Armand Frnagu, baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto kompani kanë si object shërbimet IT.

Gloria Avramushi ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2017 dhe menjëherë ka filluar punë pranë kompanisë SIRMA, ku aksioner është Armand Frangu.

Në Linkedin zonjusha Avramushi detajon disa nga projeket që ajo ka patur ndër vite si punonjëse, ndër të cilat:

Një projekt është ai i “Certificates of Professional Competence” nga Drejtoria e Transportit Rrugor, sipas linkedin SIRMA ka ndërtuar sistemin softuare për Lejet e Drejtimit. Ky projekt është zbatuar në periudhën shkurt 2019-mars 2020. Nga të dhënat e mbledhura është pikërisht kompania ABS që ka fituar tenderin e  zhvilluar nga AKSHI në vitin 2018. Tender  “Plotësimi i sistemeve të lejedrejtimit” me vlerë 187 milionë lekë.

 “TIME ATTENDANCE”, po nga AKSHI është një tjetër projekt i zhvilluar në periudhën Tetor 2018 - Prill 2019.

Document Management System (Save the Children Albania), është një tjetër projekt i fituar në dhjetor të vitit 2017.  Ky projekt për këdo nuk do të përbënte interes pasi është një marrëdhënie midis subjekteve private por për PLUG do të ishtë një tjetër lidhje mës ARMAND FRANGUT dhe GEROND MEÇES.

Deri tani shihet qartë se Armand Frangu ka përfituar fonde publike përmes ish ortakut Gerond Meçe. Kjo lidhje është faktuar dhe më parë midis kompanisë ABS dhe B360 ku sipas bilanceve marrin dhe japin shërbime njërit tjetrit qe nga themelimi.  Nuk dihet nëse kjo është një marrëdhënie miqsh apo komshinjsh, pasi të ekspozuar përballë konfliktit të intersit, shkresërisht rezultojnë me biznese të ndara.

Një tjetër lidhje e fortë mes bizneseve të Armand Frangut dhe Gerond Meçes është edhe vendëndodhja e bizneseve. Edhe pse të ndarë në letra, bizneset që i lidhin ata mes tyre janë në të njëjtën adresë. Kompanitë, e Frangut dhe Meçes në periudha të ndryshme kanë deklaruar të njëjtën adresë. Si Kompania, ABS, AIBS, SIRMA dhe B360 në periudha të ndryshme kohore kanë deklaruar si adresë, Njesia Bashkiake nr. 2, Rruga "Papa Gjon Pali II", Pall 11, por në apartamente të ndara.

Sipas disa të dhënave që emisioni PLUG mundi të mblidhte në kaq pak kohë, rezulton se në vitin 2016 lidhet kontrata me objekt “Rritja e sigurisë fizike dhe digitale në shkollat e arsimit të mesëm, ndërtimi i platformës multi-dimensionale të komunikimit”

Autoriteti kontraktues AKSHI dhe Ofrues i shërbimit bashkimi i operatorëve FIRST, ABS dhe INFOSOFT. Vlera e kontratës mbi 4 milion dollar me tvsh.

Gjatë investigimit të kësaj kontrate PLUG konstatoi jë shkelje sa skandaloze dhe aq korruptive.

Në nënin 38.2 të kontratës “Personat e autorizuar për ndjekjen e kontratës” listohen punonjësit e ngarkuar për të ndjekur ecurinë si për palën AKSHI ashtu dhe plaën ABS. Për AKSHI e dyta në listë është shtetasja Ermonela Kajo.

Emisioni PLUG investigoi dhe këtë akuzë të ish numrit dy të Qeverisë, për ngritjen e një zinxhiri kompanishë që synimin e vetëm kanë patur justifikimin e shpenzimeve për milionat e marra nga AKSHI.  Kompania AIBS është themeluar në shkurt të vitit 2020 me ortak të vetëm shtetasin Gerond Meçe. Sipas të dhënavë të bilanceve të deklaruara në QKB, që në momentin e themelimit, AIBS deklaron një xhiro prej 177 milionë lekësh dhe 171 milionë lekë fitim. Në vitin 2021 xhiroja deklarohet rreth 198 milionë lekë dhe 177 milionë lekë fitim. Në vitin 2022, xhiroja rritet në 311 milionë nga të cilat 301 milionë deklarohet fitim dhe në vitin 2023 xhiroja është 262 milionë dhe 185 milionë lekë fitim.

Pra e thënë më qartë për publikun, Gerond Meçe fiton tendera publik në vlerën 53 milion euro me kompaninë ABS. Më pas rreth 10 milion euro nga këto para ja faturon sërish vetes tek kompania AIBS. Meqë kjo kompani nuk ka se çfarë shpenzimesh të deklaroj për punimet fiktive të deklaruara, raporton në Tatime dhe QKB një normë fitimi prej 80 për qind, duke e bërë kompani unike në treg sa i përketë fitimit të lartë. Dyshimi që ky xhirim dhe fitim prej 10 milionë eurosh është totalisht fiktiv, ngrihet edhe nga punonjësit e të dy kompanive, të cilët rezultojnë të jenë të njëjtët. Gerond Meçe është pronari dhe i punësuar so tek AIBS ashtu edhe tek ABS. Elinda Meçe (gruaja e pronarit) rezulton e 3 punësuar , AIBS, ABS dhe Dekane universiteti politeknik. Elvis Meçe (vëllai i pronarit) është i punësuar si tek AIBS ashtu edhe ABS. E njëjta skemë, punësimi tek të dyja kompanitë ëhstë përdorur edhe për punonjësit Iva Tarelli, Aneta Deliu, Vanjela Pine, Ibrahim Smoqi, Jorgjis Sollaku, Hariet Bani dhe Miltiadh Dine. 

Teksa po bëhet gati një vit nga prezantimi i këtij projekti, Emisioni Plug udhëtoi në Xhafzotaj të Durrësit, për të parë nëse bizneset ishin futur në zyrat që u tregoi Drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve Elira Kokona.

Në realitet, në këtë zonë, jo që park teknologjik nuk ka, por për më tepër nuk ka asnjë shenjë punimesh, që në një të ardhme në këtë zonë të ndërtohej një park i till, siç u përpoq Elira Kokona sëbashku me Edi Ramën tu thoshte shqiptarëve.

Veç projektit në letër që në të vërtetë kishte si synim krijimin e parajsës fiskale për vjedhjet te AKSHI, qeveria u kujdes që me një VKM të posaçme, pronën që ndodhet në një prej zonave më të përmendura për pronësi nga organizata kriminale, t’ja kalonte institucionit të drejtuar nga Kokona. 

Me vendimin nr. 185 datë 27 mars 2024, Edi Rama me një vendim qeverie, kaloi pronën me sipërfaqe njëqind e dyzet mijë e katërqind m2, nga Radio Televizion Shqiptar në pronësi të Drejtorisë së Kokonës.

Tashmë me këtë VKM, iu hap rruga edhe nisjes së punës për krijimin e Duranës, ku ndryshe nga sa propagandohej se do të shërbentë për stimulimin e risive të Teknologjisë dhe Inovacionit, u shndërrua në strehën e kompanive abuzuese me tenderat e AKSHI-t, që SPAK i akuzon si grup i strukturuar kriminal. 

Sipas legjislacionit të krijuar edhe posaçërisht për këtë qëllim, Durana Tech Park ofron parajsën fiskale.

Pika e fundit e legjislacionit në fuqi, parashikon qartë, që parqet tekonologjike funksionojnë si një ishull, e madje duhet të kenë edhe një infrastrukturë strikte doganore, për të shmangur pikërisht abuzimet. Por për sa kohë nuk ka as park, kurrësesi nuk mund të mendohet që ekzitojnë edhe këto struktura doganore e tatimore, që kompani ekzistuese në territorin shqiptar të mund të përfitojnë.

Ndryshe nga sa duhet të ndodhte, kompanitë e para që u regjistruan, ishin pikërisht ato që kanë thithur të paktën 100 milionë euro tendera nga AKSHI, me në krye Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Madje çertifikatën për këtë paligjshmëri, Ergys Agasit ja ka dhënë vetë Edi Rama në inagurimin e çeljes së projektit.

Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani në Durana Tech Park rezultojnë të regjistruar 50 kompani, të cilat janë krijuar kryesisht gjatë 8 muajve të fundit. Shumica e kompanive që kanë regjistruar si adresë të biznesit të tyre parkun virtual në Xhafzotaj, janë me pronësi shtetas shqiparë, ndërsa midis tyre ka dhe kompani të huaja që nuk kanë aktivitet në vendin tonë.

Mes këtyre kompanive, janë edhe ato të pesonazheve, që tashmë sipas Prokurorisë së Posaçme kishin krijuar grup të strukturuar kriminal për të zhvatur tenderat e AKSHIT, duke rrëmbyer madje edhe biznesmenët që tentonin të futeshin në garë për këto tendera.

ERMAL BEQIRI rezulton pronar i 11 kompanive. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Ermal Beqiri ka themeluar në datën 21 gusht 2025 kompaninë “Data Storm” shpk. Adresa e kësaj kompanie është pikërisht Durana.

Gëzim Hoxha, është një tjetër emër, me masë sigurie nga SPAK për aferën e dosjes së AKSHI-t, është shtetasi Gëzim Hoxha. Gëzim Hoxha, është pronari në letra i kompanisë “FIRST”, e themeluar në 13 gusht 2008. Vetëm pak javë përpara se SPAK të priste urdhërarrestet për grupin kriminal të AKSHIT, Gëzim Hoxha themeloi dy kompani të cilat i regjistron pikërisht në Durana Tech Park.

ANDIS PAPA është një tjetër personazh i grupit kriminal të AKSHI-t, Edhe ky shtetas, njësoj si Gëzim Hoxha, vetëm pak ditë përpara se SPAK ta merrte të pandehur, krijoi kompaninë Quantech, që e regjistroi në tokën Dierrë në Xhafzotaj, të quajtur “DURANA”. Kompania Quantech u themelua në datën 14 nëntor 2025, ndërsa ashtu si kompanitë e Gëzim Hoxhës, Ermal Beqirit dhe të tjerë, nuk dihet sesa punonjës ka, ndëra njësoj si kolegët, edhe Andis Papa themelon kompani guackë me vetëm 100 mijë lek kapital.

SITS është kompania e fundit e regjistruar në parkun virtual DURANA. Kjo kompani është themeluar pak ditë më parë, në datën 20 janar 2026, me ortak shtetasin ALBAN ISTERI dhe një shoqëri, e qaujtur ANALEMMA. Kapitali i kësaj shoqëri është gjiashtu 100 mijë lek, ndërsa objekt veprimtarie është fusha e teknologjisë së informacionit.

GENTIAN ZOTAJ, ka regjistruar tek DURANA kompaninë AIGENTICS, ecila ka gjithshtu si objekt fushën e Teknologjisë së Informacionit. Gentian Zotaj rezulton gjithashtu se është Ortak dhe në kompani të tjera. Një prej tyre është shoqëria E-FRUTZA e cila ka përfituar 93 mijë euro pagesa nga thesari, konkretisht nga Agjnecia Shtetërore për Mbështetjen e Startupeve.

Ndërsa FLUDIAN ÇUKA rezulton pronar i kompanisë Mineral Plus, e para e themeluar në vitin 2016 dhe Quality And Care e themeluar në vitin 2021. Fludian Çuka dhe Rrezart Fshazi, rezultojnë gjithashtu se kanë punuar të paktën deri në vitin 2021 edhe si specialistë të lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit.

MAINTEX është një tjetër kompani e regjsitruar te DURANA në 12 dhjetor 2025. Pronar të saj janë shtetasit MARIONEL FERROLLARI DHE HANS-GERT ËITTENSCHLÄGER. Këta dy shtetas zotërojnë gjithashtu edhe një tjetër kompani në fushën e IT, RealCore Albania e cila ka përfituar likujdim faturash TVSH-je në masën e rreth 20 mijë eurove gajtë vitit 2025.

Arc Lab Sh.p.k    në pronësi të shtetasve ANDI HAVIARI; ERMIR DHE THOMA PAPADHIMITRI është gjithshtu pjesë e DURANA. Vëllezërit Papadhimitr, zotërojnë edhe një kompani e quajtur ATIS, e cila gjishtu ka përfituar rreth 60 mijë euro rimbursim TVSH-je nga shteti.

Kumonetic shpk është një tjetër shoqëri, e regjistruar në DURANA TECH Park.   Kumonetic shpk është në pronësi të sthetases JONA BOJDANI. Kjo e fundit rezulton se është gjithashtu pronare e kompanisë B Solutions. Sipas të dhënave nga thesari kjo shoqëri ka përfituar mbi 1.4 milionë euro pagesa nga tehsari në fushën e IT, nga istitucionet publike, ku përshihet Shkolla e Admiistratës Publike, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Komisioni i Prokurimit Publik, etj.

Prisma Pro shpk në pronësi të    SOKOL QERAXHIU DHE XHENI KOBUZI është një tjetër kompani e regjistruar në datën 2 tetor 2025 në DURANA. Ortakët e kësaj kompanie, rezultojnë gjithashtu se kanë në pronësi edhe kompani të tjera. Sokol Qeraxhiu rezulton se është aksioner edhe në të paktën 5 kompani. Një prej tyre është TETRA SOLUTIONS, ku ai zotëron 49% të aksioneve. Sipas të dhënave, kjo shoqëri ka përfituar rreth 37 mijë euro pagesa gjatë viteve të fundit nga thesari.

Kineton LAB shpk në pronësi të shoqërisë Kineton S.r.l. - Societa Benefit dhe shtetasve Mario Kazazi dhe Xhino Kazazi është një tjetër kompani e regjistruar tek Durana. Shtetasit, që zotërojnë Kineto Lap, kanë gjithashtu në zotërim një tjetër kompani e quajtur Kineton Albania, e cila objekt veprimtarie ka fushën e teknologjisë së informacionit. Edhe kjo shoqëri ka përfituar rimbursim TVSH-je në vlerën e 67 mijë eurove nga institucionet shqiptare..

Sapience AI shpk është në pronësi të shoqërisë DigitSapiens e cila është themeluar nga Ariol Sollaku, ndërsa sot zotërohet nga një kompani e huaj LUTECH S.P.A. Kjo shoqëri ka përfituar plotë 100 mijë euro pagesa nga thesari, nga Agjencia Shtetërore për Mbështetjen e Start upve.  Kjo kompani ka kapital vetëm 100 mijë lekë.

Tride AI shpk është në pronësi të shtetases Lindjana Xhumari. Kjo e fundit zotëron edhe dy kompani të tjera, TEGERIA dhe OUTERLYNX. Nëpërmjet kompanisë së parë, TEGERIA, ajo ka përfituar 35 mijë euro grant për start up si shumë kompani të tjera.

ABINTECH shpk ka si aksioner kryesor BLESSED INVESTMENT, e cila zotërohet nga shtetasi  Besnik Leskaj. Kompania Blessed Investment, zotëron 70% të aksioneve të shoqërisë ABKONS, e cila ka përfituar rreth 3 milionë euro pagesa nga thesari nga viti 2019 e deri më sot.

Pra është e qartë deri këtu, se jo vetëm kompani që kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga AKSHI, por edhe kompani që kanë përfituar tendera me vlera më të vogla, grante apo që kanë biznese të lidhura që kanë marrë leje e koncensione, janë bërë pjesë e parkut teknologjik Durana për të shmangur pagesën e taksave dhe tatimin ndaj punonjësve. Ndërkohë, një pjesë e kompanive të regjistruara në DURANA, janë kompani të huaja, pa asnjë aktivitet në Shqipëri, që duket se do të përdorin këtë “parajsë” të vogël fiskale për të shmangur taksat dhe tatimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco