Edi Rama nuk ka menduar vetëm për pasurimin e bashkëpunëtorëve të tij të afërt, por nëpërmjet pasurive publike, ka shitur edhe interesat strategjike të vendit, siç është ushtria. Dhe këtë e ka bërë për të blerë influenca diplomatike, duke i dhënë mikut të tij izraelit Ron Yeffet miliona euro për armatimet. Rama e Balluku krijuan Kyaon, me qëllim që Ron Yeffet të marrë në dorë tenderat e armatimeve të ushtrisë shqiptare. Por, PLUG ka denoncuar jo vetëm këtë aferë, por edhe skandalin, se personazhi Ron Yeffet është duke hetuar për disa afera mashtrimi në SHBA dhe jo vetëm. Madje, Ron Yeffet është pasuruar nëpërmjet mashtrimit, duke përdorur Shqipërinë.
Për herë të parë me zë e figurë, përfshirja e shtetasve izraelitë në Shqipëri, fal marrëveshjeve të Edi Ramës, u përmendën nga ish-zëvenëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, për shkak të pozicionit, e sot në azil, për shkak të përndjekjes politike.
Në dy vitet e fundit, kryeministri Edi Rama shfrytëzon thuajse çdo dalje për të treguar se Ushtria shqiptare po rilind, e madje, siç dikur me satelitët Albanian 1 one dhe Albanian 3, këtë herë morri përsipër të deklaronte se tashmë flamurin shqiptar do e kishin edhe dronët e prodhuar, fal këtyre marrëveshjeve sekret.
Kjo është deklarta e kryeministrit Edi Rama pak muaj më parë, pasi kishte firmosur marrëveshje për të kaluar ushtrinë dhe armatimin e ushtrisë shqiptare në dorë të disa kompanive izraelite. E 7 muaj më parë, nga Vlora, kryeministri Edi Rama, sëbashku me Zv. Kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Mbrojtjes Piro Vengu do të firmosjen memorandumin e bashkëpunimit, që do t'i hapte më pas rrugën për qindra miliona euro pagesa për kompaninë izraelite Elbit Systems.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilëson histori suksesi marrëveshjen me Elbit System, me këto marrëveshje e futi Shqipërinë, në analet më të errëta të korrupsionit të Aleancës së NATO-s.
Projektet që po e rilindin ushtrinë e popullit më të varfër të Europës, mbahen sekret nga qeveria, madje edhe kostot e këtyre projekteve, që nuk do të kalojnë nëpërmjet NATO, bashkëpunimit me qeveri të ndonjë shteti tjetër, por do të kalojnë drejtëpërsëdrejti nga buxheti i qytetarëve shqiptarë në llogari të disa kompanive private të hapura rishtazi nga persona të përfolur për lidhje dhe miqësi me kryeministrin Edi Rama. E pas tyre si frunitor, do të jetë kompania nën hetim nga NATO, Elbit Systems, me origjinë izraelite.
Kryeministri Edi Rama duket se ka patur plotësisht të drejtë, kur u shpreh se ai dhe bashkpunëtorët e tij nuk janë budallenjë, që të bëjnë tendera të drejtë, të marrin oferta konkuruese apo tëshpenzojnë buxhetin e ushtrisë pa abuzuar me fondet e shqiptarëve. E këto fonde, siç tha vetë kryeministri nuk do të shkojnë më jashtë por do të përkthehen në investime në Shqipëri, ku shteti do të përfitojë sërish nga ngritja e kompanisë publike Kayo, të cilën mori përsipër ta mbrojë njësojë si AKSHI-n e Mirlinda Karçanajn.
Por e vërtëta duket se qëndron shumë më ndryshe nga sa deklaron kryeministri, pasi kjo kompani është ngritur dhe për sa kohë ka nisur të funksiojë, ka patur për qëllim shmangien e konkurencës, garave dhe fondet për ushtrinë të kanalizohen tek kjo kompani, ku Ardi Veliu nën komandën e Edi Ramës, do ti kanalizojë më pas te kompanitë private me të cilat kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, që siç do e analizojmë më pas, qëndrojnë interesa të errëta të miqve të Edi Ramës.
I gjithë operacioni, nisi në shtator të vitit 2024 me themelimin e Shoqërisë KAYO, edhe pse sipas dokumenteve, rezulton se në këtë periudhëështë konkretizuar veç kopsitja e dokumeteve, pasi gjithçka ka qenë mirëmenduar që kohë më parë.
Ky vendim ka përobjekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me shoqëri tregtare private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim, me qëllim, mes të tjerave, prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile.
Më këtë ndryshim brenda muajit tashmë KAYO në shoqerinë e re të krijuar do të ketë jo 45% të aksioneve por 20%.Me ndryshimin final për të minimizuar interesin të shtetit te kmpanitë e reja, duket se ishte gati edhe krijimi i kompanisë së parë. Nga investigimi i emisionit Plug rezultoi se në datën 4 Gusht 2025, vetëm 20 ditë pas hyrjes në fuqi të VKM themelohet shoqëria TIMAK DEFENCE.
Po kush është kompania TIMAK? TIMAK themelohet në vitin 2016 me aksioner 50% APOSTOL PAPA dhe 50% ARJETA PUCA.Edhe pse një kompani e suksesshme në vitin 2021 Apostol Papa i shet aksionet ortakes Ajeta PUCA.Kompania vazhdon të ushtroj aktivitet të suksësshëm sidomos në tenderat publik por do e analizojmë në detaje pak më vonë.Menjëher pas miratimit të VKM së parë në 11 qërshor të vitit 2025, Arjeta Puca vendos të shes 49% të aksioneve shtetasit RON YEFFET. Pikërisht këtu del në skenë edhe qëllimi dhe personazhet kryesorë të kësaj skeme. Ron Yeffet është miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, i cili siç e patë në fillim të emisionit u shfaq në Vlorë sëbashku me kompaninë Elbit Sistem të sanksionuar nga NATO. Gjithashtu është personi, të cilin Arben Ahmetaj e identifikon si mikun e kryeministrit, të cilit do i jepte borxhin publik, tokën e ambsadës Shqiptare në SHBA, e shumë përfitime të tjera.
Nga anlizimi i të dhënave rezulton se kompania TIMAK, jo që nuk ka punësuar qindra punonjës, e të ketë kontribuar. Por sipas bilanceve të saj, kompania TIMAK ka vetëm një punonjës të deklaruar dhe të ardhurat e saj ndër vite janë nga institucionet shtetërore dhe buxheti i taksapaguesve shqiptar.
Ndërkohë në datën 23 korrik, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, depozitohet statuti i ri i kompanisë ku ndryshon dhe objekti i aktivitetit për tu përshtatur me marrëveshjen që do të firmosnin me KAYO.Sipas statutit të ri, Arjeta PUCA në rolin e themelueses së Shoqërisë dhe Ron YEFFET në rolin e INVESTITORIT kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi në datën 17 qershor vetëm pak ditë pasi u miratua VKM e parë për themelimin e kompaninsë TIMAK DEFENCE.
TIMAK DEFENSE u themelu në gusht të vitit 2025, dhe vetëm 3 muaj më pas, në tetor dhe nëntor 2025 merr 2 pagesa nga thesari në vlerën 1.048 miliard ose 10.48 milion euro. Pra 10 milionë euro, kryeministri Edi Rama ua ka dhënë vetëm 2 muaj më parë, ndërsa shqiptarëve u thotë se nuk do të paguani.
Po kush është Ron Yeffet, miku për të cilin Edi Rama nuk kursen as të përdor të gjithë apartin shtetëror?
Emisioni Plug investigoi për këtë emër dhe rezultoi se ai që nga viti 2018 mban detyrën e Konsullit Honorifik të Senegalit në Izarael dhe njihet si mik I Presidentit të Senegalit Macky Sall.
Ndërsa në Shqipërinë e propagandës, institucioneve të kapura dhe mediave me gojë të mbyllur, Ron Yeffet shfaqet si mik I kryeministrit, biznesmen I suksesshëm që merr edhe fonde publike, në Senegalin e kontinetit afrikan, duket se skandalet e këtij personazhi janë më të evidentueshme. Janë të paktën 2 skandale të zbuluara në Senegal ku I përfshirëështë edhe emri i Ron Yeffet. E para lidhet me përftimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në Neë York.
I gjithë opinion publik, tashmë e di se e njëjta skemë ishte programuar të ndodhte edhe me pronën e Ambasadës Shqiptare në SHBA, skandal ky I denoncuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.
Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti. Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.
Por Plug investigoi edhe më tej, Macky Sall në zgjedhjet e vitit 2019 mori mbështetjen dhe të një tjetër politikani shumë të rëndësishëm Senegalez, Cheikh Gadio.
Këtu investigimi bëhet edhe më interesant pasi ky emër lidhet me një tjetër rast korruptiv që mbërtheu mbediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.
Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin Kinez CHI PING PATRICK HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC.Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”).Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charlës Mcgonigal. Në atë kohë, Neë York Post, lidhur me aferën McGonigal dhe Patrick HO, ku përmenden gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën, sqaronte se skemë e njëjtë si me Senegalin apo Shqipërinë ishte zbatuar edhe në vendet e tjera afrikane si Ccadi apo Uganda. Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.
Emisioni Plug nuk disponon të dhëna konkrete, nëse Ron Yeffet është sot mik me Kryeministrin Edi Rama fal Charles Mcgonigal, por miku i korruptuar i FBI-së ka po të njëjtëit bashkpunëtorë me izraelitin Ron Yeffet, e të dy sëbashku rezultojnë miq të kryeministrit shqiptar. Madje lidhjet e këtij qarku forcohen edhe më shumë nga periudha kur zhvillohen këto skema. Fill në periudhën kur drejtësia amerikan konfirmon se Edi Rama takohej fshehurazi me Charles Mcgonigal, në Tiranë shfaqet edhe Ron Yeffet.
Janë shumë element që tregojnë se të gjitha këto zhvillime, miqësi e biznes të kurriz të taksapaguesve shqiptarë vecc rastësi smund të jenë. Por për ti konfirmuar ato, SPAK është I vetmi institucion, që mund të krijojë aksesin tek informacionet e autoriteteve amerikane, apo gjurmëve shqiptare, të provave të korrupsionit. Por jo vetëm kaq, pak ditë më parë në Redaksinë e emisionit PLUG erdhi një denoncim ku na kërkonim të investigonim një Charter Privat Luksoz, me numër N418RY, I cili ka kryer fluturime të shoeshta në Tiranë, port ë konsideruara secret.
Sipas të dhënave, fluturimet e këtij charteri janë private por pronësia e tij lidhet me një kompani në amerikë.Sipas të dhënave të FAA (Departamenti i Transportit në USA) ky avion lidhet me kompaninë RY AVIATION INC.
Kjo kompani është në pronësi të Ron YEFFET. Duke parë që tashmë miku izraelit I Edi Ramës po përfiton jo vecc miliona euro, por edhe prona e pasuri publike në një prej sektorëve kycc të sigurisë kombëtare sicc është ushtria, edhe dyshimi mëi vogël është një indicie për tu hetuar. E aq më shumë, kur emri i këtij personazhi është përfshirë edhe në skandale të vendeve afrikane. E pakta që SPAK mund të bëjëështë zbulimi i të dhënave se sa herëky avion luksoz privat, ka udhëtuar drejt shqipërisë, kush kanë qënë pasagjerët e çfarë ka transportuar.
Emisionin i kaluar u mbyll me pikpyetjen nëse Edi Rama ka udhëtuar apo jo me charterin e mikut të tij Ron Yeffet, e nëse SPAK kishte rënë në gjurmët e një skeme të re abuzimi me pasoja jo vetëm financiare por edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë dhe NATO-s. Teksa ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, emisioni Plug do të publikojë sot pamje ekskluzive që tregojnë se charteri i Ron Yeffet është parkuar në Rinas në maj të vitit 2024.
Por faktet e reja që do bëjmë publike sot tregojnë që edhe charteri, e jo vetëm janë pjesë e një skeme mashtrimi të ngritur nga Yeffet. Pjesë e kësaj skeme në mënyrë të turpshme bëhet edhe Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit Shqiptar, titull që në vend të ushtrimit të besimit të shqiptarëve e shndërroi në një garanci për zbatimin e skemave mashtruese, me vlera miliona dollarë.
Në datën 6 mars të vitit 2026, në gjykatën e Floridas depozitohet një padi e shtetasit Mark Faist kundër shtetasit Ron Yeffet dhe kompanisë në pronësi të tij, R&I Trading Of Neë York Inc.
Në padinë e tij, Mark Faist deklaron se shtetasit Ron Yeffet i ka dhënë në një periudhë disa vjeçare shumën 8.6 milion euro për tu investuar në fushën e pasurive të paluajtshme në Neë York. Ron Yeffet i kishte prezantuar këto ivestime si shumë fitim prurëse por rezultuan të gjitha mashtrim dhe Mark Faist nuk mori kurrë asnjë dollar përfitim nga këto investime.
Deri këtu të gjithë do mendonin se kjo është një marrëdhënie e dy shtetasve të huaj, ku njëri është mashtrues e tjetri viktimë. Por duke parë aksesin që kryeministri Edi Rama i ka krijuar Ron Yeffet në Shqipëri duke i dorëzuar të gjithë sektorin e armatimit, interesi për Shqipërinë është i lartë. E nga Padia e depozituar në Gjykatën e Floridas, kuptohet qartë që rol në besimin e krijuar nga Faist tek Yeffet ka patur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Vetë biznesmeni Mark Faist thekson se besimi ndaj Yeffet u krijua pas takimeve që ai i mundësoi me Edi Ramën, si njeri të besuar të tij dhe udhëtimet luksoze në Shqipëri e France, të cilat do ti analizojmë në mënyrë të zgjeruar më pas. Në faqen 4 të padisë Mark Faist sqaron të gjitha rrethanat që nga njohja me mikun e Ramës e deri te dhënia e fondeve.
Pra fillimisht Roni e projektoi veten si milioner dhe kështu fillon skemën çdo mashtrues kur ka para viktimën e rradhës. Pasi e mashtroi me orët luksoze dhe avione, mesa duket Faist nuk po bindej, strategjia kaloi në hapin e rradhës. Prezantimi me lidhjet politike të forta që kishte Yeffet. E politikani i pushtetshëm që ndikoi në rritjen e besimit të Faist tek Yeffet, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Në padinë e tij në Gjykatë Fais zbulon takimin që ai, Yeffet dhe Edi Rama kanë patur në Paris.
Pra Faist tashmë joshet ne takime me politikanë të huaj dhe këtu Ronit i vjen në ndihmë miku i tij Edi Rama dhe Ambasadori Shqiptar Dritan Tola. Më pas në akt padi shpjegohet sesi Yeffet pas takimit në Paris vazhdoi dhe për pak muaj joshjen e Faist dhe me pas I ofroi atij mundësi investimi okazion në pasuri të paluajtshme në Neë York, pasi prej Covid-19 ishin ulur çmimet. Faist investon 8.6 milion dollarë. E për ta mbajtur të lidhur pas vetes e që të mos ngjallte dyshime të viktima që tashmë I kishte rrjepur paratë, Yeffet sërish përdor Shqipërinë si strehën e tij të re të aktivitetit dhe miqësinë me Edi Ramën.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por në Shqipërinë e varfër, biznesmenit Faist iu prezantua parajsa me luks të shfrenuar dhe kushte sigurie ekstreme, që Ron Yeffet I kishte siguruar fal bekimit nga Edi Rama e në kurriz të shqiptarëve që detyrohen të sakrifikojnë edhe ushqimin.
Siç në shumë raste në të shkuarën dhe tashmen, skema e mashtrimit është e njëjtë. Pasi majmen në kurriz të shqiptarëve, miqëve amerikan dyshja Rama-Yeffet I ofrojnë edhe pasapotën shqiptare. Siç sëfundmi e pamë edhe të akorduar për kryebashkiakun e Neë Yorkut, i cili fill pas lënies së detyrës të një prej kryeqyteteve më të rëndësishme në botë, gjeti bekimin në Shqipëri e jo në kryeqytetin që drejtoi prej vitesh.
Plug investigoi edhe më tej dhe arriti të gjente emrin e bashkëshortes së paditësit Mark Faist. Ajo quhet Youliia Faist e cila në rrjetin e saj social Instagram ka publikuar foto e video nga të gjitha udhëtimet e përmendura në padinë e depozituar në gjykatën e Floridas. Sot po sjellim pamje eskluzive të udhëtimeve, Ron Yeffet dhe bashkëshortes së tij.
Sipas postimeve të Yuliia Faist udhëtimi në Paris është bërë në data 6,7,8,9 tetor të vitit 2020. Në datën 8 tetor sipas videove që po i publikojmë eskluzivisht Ron Yeffet ka festuar dhe ditëlindjen e bashkëshortes. Pra Kryeministri shqiptar ka udhëtuar në Paris jo vetëm për ti shërbyer skemës së Ron Yeffet por edhe për të festuar ditëllindjen e gruas së tij, çka tregon për një miqësi të fort mes të dyve.
Plug kërkoi të dhëna për agendën e Edi Ramës në ato data dhe nuk rezultoi që ky udhëtim të jetë bërë publik apo të ketë patur agendë zyrtare në Paris, pra ky është qartësisht një udhëtim privat i Ramës. Nga një kqyrje e axhendës së kryeministrit Edi Rama rezulton se në datë 7 tetor ai ëhstë shfaqur në public në një konferencë me eurokomisinerin Oliver Varhelyi, në datën 8 tetor nuk ka asnjë axhendë apo dalje publike dhe në datë 9 tetor ai shfaqet në Asamblenë e Partisë Socialiste. Pra duket se kryeministri Edi Rama nuk mund të mungonte në festën privat të organizuar në Paris nga Ron Yeffet për bashkëshorten e tij.
Ndërsa lidhjet personale e miqësore janë forcuar sëtepërmi mes Edi Ramës dhe Ron Yeffet deri në familjare, mikut izraelit I krijohet akses në Shqipëri deri në lëshimin e pasaportave të Republikës së Shqipërisë. Teksa analizojmë padinë në Gjykatën e Floridas si një provë të pakontestueshme zhvatje dhe mashtrimi, gjithkush mund të ngrinte dyshimet se ajo mund të jetë pasojë e një pazari të prishur. Por jo, duket se CV e Ron Yeffet është e pasuruar me të paktën edhe dy padi të tjera po për skema të ngjashme. Rezulton se një tjetër kompani e ka paditur Ron Yeffet në datën 26 shkurt të vitit 2026. Naval Logistic e ka paditur Ron Yeffet pasi ka lidhur një kontratë me ta për të riparuar dhe modeluar mjetin e tij luksoz lundrues dhe nuk ka paguar paratë.
Sipas këtij dokumenti Naval Logistic kërkon pagesën 55.000 dollarë për riparime të mjetit kurse Ron Yeffet pretendon se punimet e kryera nuk janë në standartin që ai pretendon.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit të Letrave dhe Këmbimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku çdo kompani e listuar në bursë është e detyruar të depozitojë të gjitha informacionet duke përfshirë dhe konfliktet gjyqsore, jepen të dhënë edhe për kontratën e lidhur me kompaninë R&I të Ron Yeffet.
Pra Roni pasi lidh një kontratë për të furnizuar me shërbim një vend anëtar të NATO-s, kryen disa pagesa, merr dhe produktin nga SMX, vendos në mënyrë të habitshme të prish kontratën.
Ne nuk e dim nëse kjo është skema e rradhës e tij por ajo që dim është se pas qershorit 2024, në Shqipëri themelohet kompania shtetërore KAYO, me të cilën Roni i Ramës do të themelojë 2 kompani për prodhimin e mjeteve të blinduara dhe armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm.
Kjo do të jetë një tjetër pistë, pasi dyshimet janë që jo vetëm përfitime në kurriz të Shqipisë dhe shqiptarëve, , por Roni Yeffet mund të ketë përdorur edhe statusin e Shqipërisë si vend i NATO-s për të shtrirë aktivitetin e tij bazuar mbi skema mashtruse.
Por kjo pistë do të jetë objekt I një tjetër invetigimi të Emisionit Plug në ditët në vijim.
© SYRI.net