Projekti 5.1 milionĂ« euro/ SPAK blen paisjen e pĂ«rgjimit ‘IMSI Catcher’, teknologji e lartĂ« nĂ« qĂ«ndrĂ«n e pĂ«rgjimit

Projekti 5.1 milionĂ« euro/ SPAK blen paisjen e pĂ«rgjimit ‘IMSI Catcher’, teknologji e lartĂ« nĂ« qĂ«ndrĂ«n e pĂ«rgjimit

18:51, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno – Syri.net

Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posaçme SPAK, dhe prej disa muaj një skuadër e BKH-së është duke u trajnuar nga ekspertë të fushës, për vënien e saj në shërbim operacional në teren.

Paisja me shumĂ« funksione si pĂ«rgjim, lokalizim dhe njĂ«herĂ«sh mbledhjen e shumĂ« tĂ« dhĂ«nave telefonike Ă«shtĂ« “IMSI Catcher” dhe aktualisht ka hyrĂ« nĂ« zyrat e SPAK, kundrejt njĂ« kontrate afro 1 milion euro qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar me njĂ« kompani tĂ« huaj.

Prezenca e saj në SPAK është mësuar nga gazetari i Syri-t, Elton Qyno, por konfirmimi zyrtar për këtë informacion është bërë dhe nga vetë SPAK, duke pranuar se kjo aparaturë përgjuese është blerë në vitin 2025, duke mos dhënë detaje mbi identitetin e kontraktuesit dhe vlerën reale të çmimit të kësaj paisje.

Në nivel strategjik, SPAK ka siguruar financimin e dy projekteve madhore për forcimin e kapaciteteve operative dhe teknike, konkretisht:

1.            Prokurimin e pajisjes “IMSI Catcher”

2.            Modernizimin e sistemit të përgjimit përmes përditësimit në versionin më të fundit, rritjes së kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave dhe shtimit të modulit për interceptimin e të dhënave IP.

Këto projekte, me vlerë totale 5.1 milionë euro, janë miratuar me vendimin nr. 188 të datës 9 qershor 2025 të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Apartatura “IMSI Catcher” Ă«shtĂ« blerĂ« nga SPAK pĂ«rmes njĂ« procedure tenderuese sekrete, duke e motivuar lidhur me shĂ«rbimin pĂ«r mbrojtjen dhe sigurinĂ« e rendit dhe luftĂ«n kundĂ«r Krimit tĂ« Organizuar.

Kjo paisje që është prodhuar në Izrael, ka shumë funksione operimi për përgjimin e aparateve telefonike dhe aplikacioneve të komunikimit telefonik.

Një paisje e tillë në Shqipëri ka hyrë në kohën kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Arben Imami dhe paisja përdorej nga një grup operacional i Shërbimit Informativ Ushtarak.

Më pas një tillë e mori Shërbimi Informativ Shtetëror dhe më vonë një paisje të tillë e bleu dhe Policia e Shtetit, e cila e ka përdorur në dhjetëra raste në operacione për kapjen e personave në kërkim dhe kryerjen e veprimeve hetimore për procedime të ndryshme.

Kjo paisje qĂ« pĂ«rdoret nga Policia e Shtetit del nĂ« teren pĂ«r veprime pĂ«rgjuese vetĂ«m me autorizim tĂ« prokurorit ose me vendim gjykate. “IMSI Catcheri” i policisĂ« u pĂ«rdor nga SPAK nĂ« 13 Dhjetor 2023 edhe pĂ«r rastin e gjetjes nĂ« orĂ«t e mesnatĂ«s tĂ« dy telefonave tĂ« gazetarit tĂ« KronikĂ«s sĂ« ZezĂ«, Elton Qyno. Ky rast u konsiderua shkelje e rĂ«ndĂ« dhe u quajt si veprim antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

TashmĂ« me kĂ«tĂ« paisje SPAK ka ritur ndjeshĂ«m “arsenalin” logjistik tĂ« tij, lidhur me paisjet pĂ«rgjuese qĂ« ka nĂ« administrim. NjĂ«herĂ«sh SPAK synon tĂ« fitojĂ« pavarĂ«si absolute me policinĂ«, duke mos kĂ«rkuar prej oficerĂ«ve tĂ« saj tĂ« kryejnĂ« pĂ«rgjime tĂ« personave tĂ« ndryshĂ«m.

Por tashmë këto veprime i koordinon vetë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por në vijim do vërehet nëse kjo paisje do përdoret vetëm për qëllime hetimi apo edhe jashtë kornizës ligjore të Prokurorisë së Posaçme.

Nga ana tjetĂ«r projekti 5.1 milionĂ« euro ka modernizuar dhe qĂ«ndrĂ«n e pĂ«rgjimit tĂ« SPAK, njĂ« qĂ«ndĂ«r qĂ« monitorohet dhe menaxhohet nga kompania “TBS 96” e Artan Xhori.

Ndërkohë në funksion të rritjes së cilësisë dhe shpejtësisë së hetimeve, është përmirësuar infrastruktura teknologjike dhe pajisjet kompjuterike, si dhe janë rritur kapacitetet e Sektorit të Ekspertizës, përmes modernizimit të teknologjive të ekstraktimit dhe analizimit të të dhënave digjitale, investimit në akreditimin e laboratorit të ekspertizës dhe planifikimit për rritjen e numrit të ekspertëve, me qëllim përballimin e volumit në rritje të çështjeve dhe shmangien e vonesave që cenojnë efikasitetin e hetimeve.

Gjithashtu një përbërës thelbësor i këtij procesi, ka qenë edhe investimi në programe dhe licenca të reja që mundësojnë virtualizimin e pajisjeve të sekuestruara, analizimin e të dhënave financiare dhe digjitale në mënyrë të sigurt dhe efektive.

KĂ«to liçenca SPAK i blen pĂ«rmes dy kompanive “Cellebrite DI Ltd” me bazĂ« nĂ« Izrael, e cila Ă«shtĂ« lider nĂ« botĂ« nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kompjuterike, dhe kompania tjetĂ«r “INsig2 d.o.o” me bazĂ« nĂ« Zagreb, lider nĂ« Ballkan dhe EuropĂ«. TĂ« dyja kompanitĂ« paguhen nga SPAK rreth 180 mijĂ« euro, me qĂ«llim kryerjen e ekspertizave mbi telefonat celularĂ« qĂ« sekuestron SPAK dhe çdo paisje kompjuterike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco