Një 39-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat, në afërsi të urës së Vashës në Klos, pas një aksidenti gjatë një aktiviteti me litar.
Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupit nga uji.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur i riu Erkin Lika. ishte duke kryer ngjitje me litar në zonën e Urës së Vashës dhe dyshohet se është rrëzuar duke përfunduar në lumin Mat.
39 vjeçari bente pjesë në grupin e kërkim shpëtimit për rastet e shpetimit nga aksidentet. Ai ishte alpinist dhe ka qenë bashkë me grupin duke bërë stërvitje.
Dhe teksa ka qenë duke u bërë foto grupit ka rrëshkitur nga shkëmbi, në faqen shkëmbore të urës së Vashës.
Në vendngjarje kanë ardhur edhe grupi i forcave te kerkim shpetimit malor të Kosovës. Terreni i vështirë me guva shkëmbore jua vështirëson gjetjen e trupit.
© SYRI.net