Aksidenti në Lushnjë - Berat/ Motoçikleta përplaset me veturën, një i plagosur rëndë

09:11, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksident në aksin rrugor Lushnjë Berat në afërsi të fshatit Stan- Karbunarë.

Një motoçikletë është përplasur me një autoveturë.

Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është përcjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes me fraktura në këmbë e kokë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip Opel.

Aksi i vjetër rrugor Lushnjë Berat është pothuajse i frekuentuar vetëm nga mjetet e banorëve të disa fshatrave dhe nuk ka trafik të rënduar pasi shumica e lëvizjeve kryen nga aksi i rri që nuk kalon brenda fshatrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco