Dita e djeshme shënoi një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Autori, 30-vjeçari Elvis Shkambi, palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie, hapi zjarr pas shpalljes së vendimit që ishte në favor të palës kundërshtare. Nga të shtënat mbeti i vrarë gjyqtari Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir.
Kjo ngjarje tragjike nuk është vetëm një akt kriminal, por kulmi i një kalvari të gjatë gjyqësor që ka rrënjë vite më parë. Gazetarja Domenika Bajraktari, e cila e kishte ndjekur rastin e familjes Shkambi që në vitin 2020, zbardhi sfondin e këtij konflikti.
Gazetarja Domenika Bajraktari është gazetarja e ‘Stop’ që ka ndjekur konfliktin pronësor mes familjes Shkambi dhe familjes Kurtaj.
“Konflikti kishte nisur në 2015 dhe në 2018 ishte në Gjykatën e Apelit dhe pas dy vitesh çështja rikthehet në shkallë të parë.
“Në vitin 2020 Shkambi erdhi tek emisioni ynë për të denoncuar humbjen, në asnjë moment nuk denoncoi asnjë nga banorët aty. Ai denoncoi humbjen e dokumenteve brenda gjykatës së Shkodrës.
Kishte humbur akti i ekspertimit, nga i cili vendimi i shkallës së Parë ishte në favor të tij. Si humbi dokumenti në gjykatë. Ajo cfarë u konfirmua se nuk ishin dokumentet në dosjen përkatëse. Sistemi gjyqësor të zvarrit të sorollat. Aty humbasin dokumentet’ tha ajo në studion e emisionit “Kafe Shqeto” në Syri Tv.
© SYRI.net