Një grup xhirimi nga ‘Syri TV’ është stacionuar në Kosovë për të ndjekur të gjithë procesin e votimit për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave atje.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Vëmendja është përqëndruar në veri të Kosovës, ku serbët në grup të organizuar janë drejtuar drejt kutive të votimit.
”Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar të shkojnë të votojnë në mënyrë të organizuar. Ka pasur radhë të gjatë dhe disa incidente të vogla. Ka pasur shtim të policisë së Kosovës e cila po mban në kontroll situatën dhe incidentet e vogla mund të quhen të papërfillshme” raporton gazetari Gazment Saiti.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të dalë sot në mbrëmje, ndërsa Saiti paralajmëron se do të ketë balotazh në disa komuna mes tyre dhe në Prishtinë.
© SYRI.net