Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

15:15, 16/07/2026

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic.

Kjo pasi nuk janë siguruar 60 nënshkrimet e nevojshme për nisjen e procedurës parlamentare për shkarkimin e saj. Iniciativa është nisur nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë dhe është përkrahur nga disa grupe opozitare, si dhe nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Nëse Gjuro Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë. Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë”, ka shkruar Kamberi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco