Kosova sërish drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po ecën, partitë ende pa marrëveshje

Kosova sërish drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po ecën, partitë ende pa marrëveshje

21:49, 18/07/2026

 

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja.

Diskutimet e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë epilog, ndërkaq seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të thirret pas dy javësh.

Pezullimi i diskutimeve nga LDK dhe përplasjet e brendshme në këtë subjekt, sipas njohësve të fushës kanë shtuar pasigurinë rreth sigurimit të shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Analistët vlerësojnë se roli i PDK-së mund të jetë vendimtar në këtë fazë. Sipas Sadik Zeqirit, pas përçarjeve në LDK ka dilema nëse të gjithë 18 deputetët e këtij subjekti do të jenë të gatshëm të votojnë për presidentin e ri.

‘Nëse nuk ka bisedime me PDK-në, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. LDK nuk i ka votat 18 votat e garantuara 18 për kandidatin për president’, tha Zeqiri për RTK.

Edhe sipas analistes, Fatime Hajdari, zhvillimet e fundit në LDK e kanë thelluar krizën politike në vend.

‘LDK nuk ka pasur siguri të brendshme në kontrollimin e votës, se sa vota i ka në një bashkëpunim politik. Ata duhet të kenë qartësi. Këto parti politike duhet të kenë përgjegjësi dhe obligim për të bashkëpunuar me njëra - tjetrën’, Hajdari.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha të premten se në fillim të gushtit do të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë RTK-së se shpresojnë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Pas takimit të fundit, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do të qëndrojnë në opozitë, ndërsa LDK ka ndërprerë bisedimet, duke krijuar pasiguri se si do të vazhdohet tutje në formimin e institucioneve të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco