Shiu i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, rrëzohen lisa dhe shtylla elektrike

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, rrëzohen lisa dhe shtylla elektrike

19:25, 18/07/2026

Një shi i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me erëra të forta, ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut gjatë pasdites së së shtunës.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc, ku si pasojë e motit të lig janë rrëzuar shtylla elektrike dhe shumë lisa.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtylla elektrike dhe pemë të rrëzuara në rrugë.

Si pasojë e dëmeve, disa rrugë janë bllokuar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco