Është publikuar edhe fotoja e autorit të masakrës së ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë (8 shtator) në Shkodër, në afërsi të Bashkisë, në afërsi të shkollës Kolë 'Idromeno'.
Autori Rakip Gila, 28 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri automatik, duke lënë të vdekur 2 persona, dhe plagosur 2 të tjerë.
I vdekur në vendngjarja ka mbetur Armando Pali, punonjës i IMT-së - i cili dyshohet se ka qenë në tavolinë e Erogen Bajroviç i cili mendohet se ka qenë objektiv i atentatit, - si dhe Liridon Kraja, (Lushi) i cili ndërroi jetë në spital.
Liridon Kraja rezulton të jetë dhëndër në Bajroviç, pasi ishte martuar me kushërirën e Erogen Brajoviç, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Autori i dyshuar, Rakip Gila
Të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri.
28 – vjeçari Ragip Gila u arrestua nga forcat e policisë pak minuta pas vrasjes, si dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik.
© SYRI.net