Një masakër me dy të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Shkodër. Policia në një njoftim për mediet ka dhënë detaje nga ajo çfarë tronditi kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.
I vdekur në vendngjarja ka mbetur Armando Pali, punonjës i IMT-së dhe Liridon Kraja, (Lushi) i cili ka ndërruar jetë në spital.
Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri, kameriere, kanë mbetur të plagosur në atentatin me armë në afërsi të shkollës Kolë 'Idromeno'
I arrestuar si i dyshuar për këtë krim të rëndë është 28 – vjeçari Ragip Gila si dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik.
Liridon Kraja rezulton të jetë dhëndër në Bajrovic, pra ishte martuar me kushërirën e Erogen Brajoviç, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.
Lexo dhe: Autori iku në këmbë, motori i autorit ende i ndezur në vendngjarje
Masakra ne Shkoder, 8 shtator 2025
Viktima
Armando Pali - Punonjws i IMT
Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç
I plagosur
Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç
Meri Kaceri, 25 vjeçe
Autori i arrestuar
Ragip Gila
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net