Shkodra është tronditur sërish nga një krim i rëndë me armë zjarri në mes të qytetit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm ( 8 shtator) është Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër dhe Liridon Kraja, 31 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç, Meri Kaceri, 25 vjeçe
Burime për Syri TV bëjnë me dije se autori i dyshuar Ragip Gila, është arrestuar nga forcat e Policisë. Ai dyshohet se ka përdorur një motomjet për të lëvizur drejt vendit të ngjarjes, ku është afruar pranë objektivëve të atentatit dhe ka qëlluar me breshëri armësh. Pas krimit ai është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes ndërsa motorin e ka lënë të ndezur
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të një zone të populluar pranë shkollës “Kole Idromeno”, ku autori ka hapur zjarr ndaj një grupi personash që ndodheshin në lokal.
Sipas burimeve zyrtare, i plagosur rëndë ka mbetur Erogen Vaso, i njohur edhe me identitetin Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Bajrit një emër i lidhur me botën e krimit dhe aktualisht i arrestuar pas ekstradimit nga Dubai në muajin korrik. Dyshohet se Vaso mund të ketë qenë objektivi i atentatit, ndërsa Pali mund të jetë goditur aksidentalisht ose në mënyrë të qëllimshme për arsye ende të paqarta.
Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dhe një grua, Meri Kaceri e cila ndodhej në vendin e ngjarjes si kalimtarë të rastit.
Hetimet janë në vijim, ndërsa policia po punon për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila ka rikthyer klimën e pasigurisë në qytetin e Shkodrës.
Masakra ne Shkoder, 8 shtator 2025
Viktima
Armando Pali - Punonjws i IMT
Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç
I plagosur
Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç
Meri Kaceri, 25 vjeçe
Autori
Ragip Gila
© SYRI.net