Shiu shuan flakët, rrezikuan 4 lokale e karburantin, bllokohet rruga Lin–Pogradec

16:08, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri në fshatin Pojskë të Pogradecit ka rrezikuar 4 lokale, ndërsa rreziku u bë më i madh për shkak se aty pranë ndodhej një pikë karburanti.

Zjarri i rënë mesditën e sotme u përhap me shpejtësi për shkak të erës, por fatmirësisht shiu ndihmoi zjarrfikësit ta neutralizonin dhe ta vinin nën kontroll.

Për disa minuta u bllokua edhe aksi rrugor Lin–Pogradec për sigurinë e mjeteve që qarkullonin. Paraprakisht raportohet se dëmet e shkaktuara janë vetëm në disa sipërfaqe kullotash të djegura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco