'Më vjen keq!'/ Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, shqiptari kërkon falje para gjykatës

'Më vjen keq!'/ Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, shqiptari kërkon falje para gjykatës

14:10, 20/05/2024
A+ Aa A-

Eduard Danaj ka dalë sot para gjykatës në Greqi, ku ka kërkuar falje para togave të zeza. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi.

I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco