VIDEO/ Plagosi vajzën dhe vrau veten, zbardhet ngjarja që tronditi Lushnjen

11:00, 20/05/2024
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e së dielës në lagjen '18 tetori' në Lushnje ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi 82-vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën, vajzën e tij 40-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82-vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte ardhur për vizitë në fundjavë tek prindërit.

82-vjeçari pasi ka qëlluar mbi vajzën, më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend. Aktin ai e ka kryer pas një grindjeje të çastit.

Rudina është në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekeve.

Vajza ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë, ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish-bashkëshorti. Armën e gjahut, Behar Musaku e kishte me leje. Fqinjët e njohin si familje korrekte dhe nuk pasur asnjëherë debate apo konflikte me askënd.

Në momentin e kryerjes së aktit, Behar Musaku ka qenë vetëm me vajzën në banesë, pasi bashkëshortja Lirije, ishte në banesën ngjitur ku banonte një nga djemtë. Kanë qenë thirrjet për ndihmë të 40-vjeçares që alarmuan fqinjët që kanë njoftuar ambulancën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet, por më kryesorja është dëshmia e Rudinës për të përcaktuar detajet nga kjo ngjarje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco