VIDEO/ Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

VIDEO/ Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

08:02, 17/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje (17 maj) në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën.

Po ekzekutohen disa vendime të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO.

Nuk dihet ende se në kuadrin e cilit hetim po zhvillohet ky operacion, por së fundmi mësohet se në Lezhë po ushtrohen disa kontrolle në një pallat në lagjen e SMT. Priten informacione nga Policia.

Sipas disa burimeve paraprake,  operacioni është zhvilluar gjatë natës në Fushëkrujë dhe në fshatrat Larushk, Nikël... 

Nuk dihet objektivi i këtij aksioni, por sipas burimeve një ndër banesat e kontrolluara është ajo e Albert Zajes në Larushk i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe Drejtori i Policisë së Tiranës.

Sa i takon qytetit të Vlorës, kontrollet kanë nisur që prej orës 4:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë.

Deri më tani mësohet se janë kontrolluar dy banesa por nuk janë gjetur personat për të cilin kishin masën e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco