VIDEO/ Zbardhet dëshmia e shoqes së dy ukrainaseve: Pimë alkool dhe ...

10:25, 11/05/2024
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e Yeva Voronës, mikeshës se dy 21-vjeçareve ukrainase që ndërruan jetë në Tiranë.

Ajo ka treguar se kanë qenë të treja së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por dy të rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese.

Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante nga zemra dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi, i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë dhe më pas ka njoftuar policinë.

“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.

Kemi vijuar për disa orë të pimë, më pas më zuri gjumi. Kur u zgjova, i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa kam informacione, Antonia ka pasur probleme me zemrën, ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco