Dëshmia 5-orëshe e Dumanit, Balliu: Tha se nuk merren me orekse politike, por Berisha ndodhet nën arrest pa akuzë

Dëshmia 5-orëshe e Dumanit, Balliu: Tha se nuk merren me orekse politike, por Berisha ndodhet nën arrest pa akuzë

22:36, 22/05/2024
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar dëshminë e kreut të SPAK Altin Dumani ditën e sotme në komisionin e ligjeve.

Balliu u shpreh se Dumani tha diçka të rëndësishme, duke thënë se nuk merren me orekse politike, por shtoi se sipas tij ai ka hetuar për 3 vite Sali Berishën dhe nuk ka ngritur dot një akuzë.

Ai u shpreh skeptik duke thënë se nuk mund të ketë besim te një prokuror që nuk gjen prova për liderin e opozitës dhe vendos masë arresti.

“Për këtë opozitë, bashkëpunimi i krimit me Ramën nuk është risi, për ne nuk është. Kemi vite që e denoncojmë. Nga koha e Tahirit  te Çuçi i familjes. Meqë tani u kujtua SPAK për të arrestuar disa emra…këta persona ishin në fushatë kundër PD. Ne tani duhet të mbyllim gojën sepse SPAK ka marrë ca letra, se njerëz nuk ka marrë.

 

Dumani tha diçka të rëndësishme, meqë iu referua opozitës, tha nuk merremi me orekse politike. Kjo është gjë shumë e mirë, por mirë mo zotëri, heton 3 vjet për Sali Berishën dhe nuk ngre dot akuzë. Kjo nuk e pengon t’i vendosë një masë arresti. Edhe detyrimi me paraqitje që kërkonin, nuk është çështje e një partie të arrestosh liderin e opozitës së një vendi. Sa besim mund të kem te një prokuror që nuk gjen prova për liderin e opozitës dhe vendos masë arresti”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco