Akuzohet se mori ryshfet që të ndërhynte te prokurori për të mos dënuar një person, 3 vite burg për oficerin e policisë gjyqësore

Akuzohet se mori ryshfet që të ndërhynte te prokurori për të mos dënuar një person, 3 vite burg për oficerin e policisë gjyqësore

22:34, 22/05/2024
A+ Aa A-

 Mori ryshfet që të ndërhynte tek prokurori për të mos dënuar një person, dënohet me 3 vite burg oficerin e policisë gjyqësore Fatbardh Lala.

Në përfundim të hetimeve, SPAK njoftoi se Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, i cili u kishte premtuar se do të ndikonte te prokurori dhe gjyqtari që kishin nën hetim Ermir Llagaçin.

Oficeri, argumentoi më tej SPAK, ka marrë paratë, duke dhënë fjalën se do të ndërhyjë te togat e zeza. Ndaj tij, rëndon vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.

Fatbardh Lala ka vazhduar me shkeljet, pasi ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna ia ka dhënë Tefta Llagaçit, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco