Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

22:14, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, teksa sipas konfirmimit personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë në kërkim, ndërkaq procesi hetues po realizohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco