‘Malli i gjetur në makinë, vlen më shumë se koka ime’/ U kap me 8 kg kokainë, 4 vjet burg shqiptarit në Francë

‘Malli i gjetur në makinë, vlen më shumë se koka ime’/ U kap me 8 kg kokainë, 4 vjet burg shqiptarit në Francë

09:19, 08/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata në Francë ka dënuar me 4 vjet heqje lirie 22-vjeçarin shqiptar Mirsen Meti, i cili u kap disa ditë më parë me 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis. Ashtu si edhe në paraburgim, ky i riu me kombësi shqiptare nuk ka dashur të thotë shumë gjatë gjykimit të tij, duke thënë se ka frikë për jetën e tij. “Dëshiroj të hesht” është shprehur ai. “Kokaina e gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime” ka vijuar më tej.

Meti u kap në 3 maj në Saint-Etienne-de-Montluc, ku oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe polen cannabis. Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan). Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës.

Brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Mirsen Meti, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco