Përmet/ Bie nga ujëvara turistja gjermane, dërgohet me helikopter në Tiranë

Përmet/ Bie nga ujëvara turistja gjermane, dërgohet me helikopter në Tiranë

17:33, 05/05/2024
A+ Aa A-

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Sipas burimeve pëfr SYRI-n, ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qënë serioze për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.

Përmet/ Informacion paraprak

Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco