E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare qëllon me thikë dy fqinjet, nënë e bijë në gjendje të rëndë

E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare qëllon me thikë dy fqinjet, nënë e bijë në gjendje të rëndë

21:46, 24/05/2024
A+ Aa A-

 

Një 42- vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia për plagosje të dyfishtë ndaj fqinjeve të saja, në Pavia të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije, se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj në mbrëmjen e djeshme 23 maj, rreth orës 18:00, ku në banesë ajo ka gjetur të moshuarën 90- vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit. Më pas, ajo është fshehur në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Pasi karabinierët lokalizuan 42- vjeçaren, sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-vjeçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco