VIDEO SYRI TV/ Vetëvrasja e polices: Arrestohet i dashuri, fshiu nga celulari i saj, mesazhet e tyre

10:47, 25/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila vrau veten dje në banesën ku jetonte me armën e shërbimit. I dashuri i saj, Endri Nika, 28 vjeç me banim në Kamzë ishte i pari që u shoqërua në Polici me nisjen e hetimit dhe dyshohet se ai, pasi ka konstatuar vetëvrasjen, ka njoftuar Policinë por duke fshirë më pas nga celulari i saj, komunikimin që ka pasur me të ndjerën në orët e fundit.

Policia njoftoi se "Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco