VIDEO/ 8 milionë lekë borxh kthehen në një ‘mollë sherri’ mes ish-biznesmenëve

21:48, 24/05/2024
A+ Aa A-

Merita Mehmetaj, prej 5 vitesh po pret një borxh prej 8 milionë lekësh nga Riza Çullhaj. Ky i fundit në vitin 2019, bleu disa metale në biznesin që Merita drejtonte së bashku me bashkëshortin e ndjerë. Rizai iu premtoi se do ua kalonte paratë shumë shpejt në llogari, mirëpo kjo nuk ndodhi kurrë.

‘Unë i lashë afat, sepse tha për 15 ditë do t’i nisë lekët. Tani kur ke një koleg, që ke një marrëdhënie shumë të mirë në fillim, i lë kohë që dhe ai të përgatitet, të marrë dhe ai kohën e duhur për të nisur lekët. Por kaluan 15 ditë, 1 muaj, 2 muaj, madje dhe kur u sëmurë bashkëshorti, që mori vesh që 6 muaj jetë kishte, shkoi prapë të njëjtat gënjeshtra. Plus nisi dhe djalin e vetë që unë hoqa gjithë materialet e punës, pasi vdiq bashkëshorti, që i bëra zero zero, erdhi djali i tij nuk nisi asnjë lekë, që t’i thoshte që shko çoja Meritës, sepse ka nevojë’, tregoi Merita.

Kjo e fundit, pas vdekjes së burrit nisi një jetë të re me fëmijët në një shtet tjetër dhe tashmë ka nevojë më shumë se kurrë për paratë. Mirëpo, në këto 5 vite ajo ka marrë vetëm gënjeshtra nga Rizai.

‘Piranjat’ u përballën po ashtu me borxhliun, por ai nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe u përgjigj me arrogancë dhe dhunë.

Më vonë në një përballje të dytë, ai tha se do t’ia japë lekët Meritës, por kjo mund të ndodhë edhe pas 20 vitesh, sepse për momentin ai nuk ka para. Rizai tha se mallin që e bleu tek Merita para 5 vitesh, e shiti, por lekët kësaj të fundit nuk ja ka dhënë dhe nuk dha as ndonjë premtim se kur mund t’ia japë në të ardhmen.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco